Nacionalizmi, emigracioni dhe suksesi ekonomik

Nacionalizmi, emigracioni dhe suksesi ekonomik
  • 20 July 2018 - 08:29

Shkruan: JASON FURMAN

Emigracioni përbën një kontribut të fortë në rritjen ekonomike. Për më tepër, emigracioni është më i domosdoshëm se kurrë më parë, sepse plakja e popullatës është më e lartë në krahasim me lindjet nëpër ekonomitë e përparuara. Për shembull, mosha e punës së popullit në Japoni është tkurrur që nga viti 1995

Një nga sfidat qendrore që po ballafaqohet ekonomia e përparuar botërore është rritja e ngadalshme. Gjatë dekadës së fundit, normat e rritjes në ekonominë e përparuar ishin mesatarisht më të ulëta për 1.2 për qind në krahasim me mesataren prej 3.1 për qind në 25 vitet paraprake. Historia tregon se rritja e ngadaltë ekonomike shoqëritë dhe njerëzit i bën më pak bujar, më pak tolerant, dhe më pak gjithëpërfshirës. Pra, qëndron fakti se dekada e fundit e rritjes së ngadaltë ka kontribuar në rritjen e një forme të dëmshme të nacionalizmit populist që po merr pjesë në një numër në rritje të vendeve. Sikurse në dekadat e errëta të shekullit të njëzetë, nacionalizmi i sotshëm merr formë nga kundërshtimi i theksuar dhe emigracioni dhe - në një shkallë më të vogël - tregtia e lirë. Duke i bërë çështjet edhe më keq, nacionalizmi toksik i të sotshmes do të përkeqësojë ngadalësimin ekonomik që e ka nxitur shfaqjen e saj. Duke e shndërruar këtë rreth vicioz në një të virtytshëm - në të cilin hapja e rritur nxit rritjen më të shpejtë - do të varet, të paktën pjesërisht, nga bërja e imigracionit më në përputhje me format përfshirëse të nacionalizmit. Fakti ekonomik në këtë çështje është i qartë: emigracioni po ashtu përbën një kontribut të fortë në rritjen ekonomike. Për më tepër, emigracioni është më i domosdoshëm se kurrë më parë, sepse plakja e popullatës është më e lartë në krahasim me lindjet nëpër ekonomitë e përparuara. Për shembull, mosha e punës së popullit në Japoni është tkurrur që nga viti 1995.

Tkurrja e punëtorëve në Japoni

Në Bashkimin Evropian, emigrantët llogaritet se përbëjnë 70 për qind të krahut të punës që nga viti 2000 deri në vitin 2010. E në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emigracioni është arsyeja primare që forca e punës vazhdon të rritet, e nëse Amerika do të mbështetej në punëtorët e lindur në vend, forca e tyre e punës do të tkurrej. Rritja më e shpejtë është e dobishme edhe nëse duhet të përkrahë një popullatë më të madhe, sepse emigrantët që punojnë i paguajnë taksat që ndihmojnë përkrahjen e pensionistëve. Në përgjithësi, është shumë më mirë të jesh një vend me rritje të shpejtë ekonomike, me një popullatë në rritje se sa një vend me fuqi të punëtorëve që po tkurren, si Japonia për shembull. Për më shumë, duke shtuar zgjerimin dhe forcën e punës, emigrantët e shtojnë kapitalin për "GDP" duke shtuar produktivitetin - që është, sasia që secili punëtor prodhon. Arsyeja është se emigrantët më lehtë shndërrohen në sipërmarrës dhe fillojnë biznese të reja. Në Gjermani për shembull, personat e huaj me pasaportë gjermane kanë filluar 44 për qind të bizneseve të reja në vitin 2015. Në Francë, "OECD" ka llogaritur se emigrantët janë për 29 për qind më shumë të angazhuar në aktivitetin sipërmarrës se sa punëtorët e lindur atje. Mund të ketë pak dyshime rreth asaj që emigrantët e zgjerojnë piten e përgjithshme; por çfarë për efektin e tyre se si pitja zgjerohet? Këtu fakti është më i lehtë dhe më i qartë. Natyrisht se ka fitues dhe humbës. Por në ekuilibrës , faktet e disponueshme sugjerojnë që emigrantët nuk reduktojnë pagat për punëtorët e lindur në një vend të caktuar.

Të gjitha vendet e kanë një zgjidhje kur bëhet fjalë për emigrimin

Në fakt, në përgjithësi emigrantët rrisin pagat. Një studim së fundmi në Francë, për shembull, ka gjetur fakte se secila rritje 1 për qind në emigrantë, rrit pagat për 0.5 për qind për punëtorët e lindur në vend. Emigrantët po ashtu e plotësojnë shkathtësinë e punëtorëve të lindur në vend, duke ju ndihmuar të fitojnë më shumë. Fokusi im profesional është në ekonomi, kështu që kam nënvizuar rolin e rritjes ekonomike. Por kjo qartë nuk është faktori i vetëm prapa rritjes së nacionalizmit populist. Fakti se vendet e zhvilluara po ndryshojnë nga kultura po ashtu ka rëndësi, ndoshta shumë tepër. Për shembull në Amerikë, , të lindurit e huaj ndajnë popullatën që është rritur nga 5 për qind në vitin 1960 deri rreth 14 për qind deri më sot. Sikur të Yascha Mounk nga "Harvard University" cek në librin e tij më të ri "The People vs. Democracy", kjo është norma më e lartë që nga vala anti-emigrante në Amerikë: fillimet e shekullit të njëzetë "yellow peril". Trendët janë të njëjtë, e nganjëherë edhe më dramatikë në vendet e tjera të zhvilluara. Të gjitha vendet e kanë një zgjedhje kur bëhet fjalë për emigrimin. Ata mund të paguajnë çmimin për të ndjekur kursin më ekskluziv, apo mund të korrin dobitë ekonomike nga një hapje më e madhe. Por përderisa politikat publike mund të ndihmojnë që të sigurohemi dobitë e të qenët të hapur, nuk duhet humbur qasjen e kufizimeve politike dhe ekonomike. Duke shikuar përtej zgjidhjeve politike, po ashtu duhet të vendosim një pritje kulturore që emigrantët do të sjellin, por edhe t'i bashkohen shtetit të ri si qytetar të atij shtetit. Kjo do të thotë duke folur gjuhën, duke nderuar traditat kombëtare dhe - duke bërë tifo për ekipin nacional të futbollit. Në Amerikë, në veçanti, ky është vizioni i emigrimit dhe nacionalizmit gjithëpërfshirës që duhet punuar drejt tij - duke përfshirë edhe një ekip më të mirë të futbollit.

(Jason Furman, profesor i "Practice of Economic Policy" te "Harvard Kennedy School" dhe "Senior Fellow" te "Peterson Institute for International Economics", ishte udhëheqës i presidentit Barack Obama te "Council of Economic Advisers" nga 2013-2017)

Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për PROJECT SYNDICATE, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot"

(Kosova Sot)