Si ta frikësojmë Putinin?

Si ta frikësojmë Putinin?
  • 09 August 2018 - 09:07
Shkruan: Michael Morell 

Ndalimi i Putinit është jetik, jo vetëm si çështje e mbrojtjes së demokracisë amerikane nga ndërhyrja ruse, por edhe sepse duhet të sinjalizojmë një parandalim më të fortë ndaj kundërshtarëve të tjerë, siç janë Kina, Irani dhe Koreja e Veriut "Facebook" bëri me dije më 31 korrik se kishte zbuluar një fushatë 17-mujore ndikimi për të mbjellë ndarjen politike në rrjetin e saj, një përpjekje që mbante shenjat dalluese të Agjencisë Kërkimore të Internetit të lidhur me Kremlinin. Dy ditë më vonë në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare thanë se Rusia po zhvillon një fushatë të përhapur për të dobësuar demokracinë tonë dhe për të ndikuar zgjedhjet afatmesme të këtij viti. Të marra së bashku, këto njoftime nuk lënë asnjë dyshim se sulmi politik i presidentit rus Vladimir Putin ndaj Shteteve të Bashkuara vazhdon i pandryshuar. Pyetja më e rëndësishme që duhet ta shtrojnë administrata Trump dhe Kongresi, është: Si mund ta ndalojmë Putinin? Gjetja e përgjigjes është thelbësore për atë që Uashingtoni ka bërë deri më tani - disa përmirësime në mbrojtjen e këtyre sulmeve, së bashku me një përzierje të sanksioneve të synuara kundër Rusisë, aktakuzën ndaj zyrtarëve dhe organizatave ruse, si dhe dëbimin e oficerëve të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara - nuk ka funksionuar.

Koordinimi më i mirë në gjithë qeverinë është i nevojshëm Ndalimi i Putinit është jetik, jo vetëm si çështje e mbrojtjes së demokracisë amerikane nga ndërhyrja ruse, por edhe sepse duhet të sinjalizojmë një parandalim më të fortë ndaj kundërshtarëve të tjerë, siç janë Kina, Irani dhe Koreja e Veriut. Agresorët e mundshëm duhet ta kuptojnë se do ta paguajnë një çmim, nëse na sulmojnë. Me burime më të mira se Rusia në përpjekjen për të minuar demokracinë tonë, Kina, në veçanti, duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara do të reagonin duke imponuar një kosto të madhe. Përgjigjja e SHBA-së ndaj Rusisë, deri më tani, ka qenë e paefektshme, sepse Uashingtoni ka synuar vetëm subjektet dhe individët që aktualisht janë të përfshirë në operacionet e informacionit rus. Që nga zgjedhjet e vitit 2016, Shtetet e Bashkuara, në kohë të ndryshme, kanë vendosur sanksione për të paktën 10 organizata ruse, disa më shumë se një herë dhe të paktën 23 individë të caktuar. Për shkak se synimi i sanksioneve ka pasur pak ndikim në ekonominë e përgjithshme ruse, efekti politik mbi Putinin ka qenë i vogël. Këtu është ajo që Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë. Sa i përket vetëmbrojtjes, ajo duhet të sigurojë sistemin e zgjedhjeve të vendit, veçanërisht softueri që mban të dhëna për votuesit e regjistruar. Secila votë duhet të regjistrohet në një fletëvotim të rezervuar që mund të përdoret për të verifikuar rezultatet e zgjedhjeve, nëse është e nevojshme. Janë të nevojshme rregulla të reja dhe zbatim më të mirë për të mbajtur paratë e huaja jashtë zgjedhjeve në SHBA. Qeveria federale duhet të punojë me fushatat individuale për të forcuar sigurinë e teknologjisë dhe rrjeteve që përdorin. Së fundi, koordinimi më i mirë në të gjithë qeverinë është i nevojshëm për të mbrojtur zgjedhjet e SHBA, të cilat ndoshta do të arriheshin më së miri duke krijuar një Qendër kërcënuese hibride të ngjashme me Qendrën Kombëtare të Kudërterrorizmit. Ka shumë projektligje në Kongres, të gjitha me përkrahje në të dy anët politike, që do të krijonin shumicën e këtyre ndryshimeve dhe do t'i paguanin ato, por legjislacioni është i ngrirë nga partishmëria që kjo çështje nxit.

Ukrainasit hodhën një qeveri që ishte e drejtuar nga Moska Sa për imponimin e kostove ndaj atyre që sulmojnë Shtetet e Bashkuara: Zbatimi i plotë i sanksioneve tashmë ekzistuese. Kjo ende nuk po ndodh. Por, pastaj të ecim përtej sanksioneve të synuara drejt sanksioneve më të gjera që synojnë të dëmtojnë ekonominë ruse - ashtu sikur sanksionet e administratës Obama kundër Iranit ishin të dizajnuara për të bërë, sikur që janë edhe ato të administratës Trump. Duhet t'ia bëjmë të qartë Putinit se ne do të heqim sanksionet kur ai të ndërprenë ndërhyrjen në institucionet demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, disa prej të cilëve janë gjithashtu të rrezikuar. Si do të dukeshin sanksionet e tilla? Një projektligj i Senatit i paraqitur më 2 gusht, përsëri me sponsorë nga të dyja partitë, është një fillim i mirë: Ndalohet çdo transaksion që lidhet me projektet energjetike ruse dhe pengon blerjen e borxhit të ri sovran rus. Uashingtoni duhet të inkurajojë aleatët e saj që të bashkohen në këto përpjekje. Putini ka frikë nga një gjë. Ai ka frikë se një ditë klasa e mesme ruse do të rebelohet kundër regjimit të tij dhe do të dalë në rrugë duke kërkuar ndryshime. Kjo ndodhi në Tunizi, Kajro dhe në qytete të tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut midis 2010 dhe 2012, dhe kjo ndodhi katër vjet më parë në Kiev, kur ukrainasit hodhën një qeveri që ishte e drejtuar nga Moska. Sanksionet që prekin në 'zemër' të ekonomisë ruse - sanksionet që rrisin rrezikun që klasa e mesme e Rusisë do të bëhet e rebeluar - këto do ta tërheqin vëmendjen e Putinit. Udhëheqësit që Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur dhe ekspertët e sigurisë që ata kanë caktuar dhe konfirmuar, janë të vetëdijshëm për kërcënimin. Dështimi për të mbrojtur kombin sa më shumë të jetë e mundur, dhe dështimi për të imponuar kosto të rënda për ata që sulmojnë demokracinë tonë, do të shihet nga historia si një abdikim i madh i përgjegjësisë. Deklaratat e zyrtarëve të inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar ishin një hap i shkëlqyeshëm i parë. Më shumë hapa, dhe më të fortë, nevojiten urgjentisht.

(Kosova Sot)