Ramush Aga, varret e Çakorrit dhe Kullës po të lypin "xhevap"!

Ramush Aga, varret e Çakorrit dhe Kullës po të lypin
  • 14 August 2018 - 08:14
SHKRUAN: BANDITËSH RESHAT BADALLAJZHURIANI

Matrapazët e bandave të politikës në Kosovë, kurrë nuk dolën nga vota e lirë e sovranit, por u gdhinë nga pazaret e nëntokës kriminale, që është shtrirë mjerisht si vaji në lakra. Në çdo fushatë zgjedhore grupe mafiozësh kishin lëshuar zagarët e tyre nëpër qytete dhe fshatra, bile derë në derë, për të blerë vota vetëm e vetëm për të marrë pushtetin. Përpos kësaj, çdo bandë politike kishte formuar edhe klane banditësh për të futur lemeri dhe frikë në popull, për të marrë vetëm votat e tyre. Këtë frikë, kërcënime mund të gjenden edhe nëpër video yotube. Nuk jepnin kurrfarë programesh për një jetë më të mirë të qytetarëve, përpos rrena, mashtrime, dallavere tyxharësh, kusarësh dhe pazaresh. Nuk kursenin asgjë, as jetë njerëzish për të marrë pushtetin, pastaj sa për të hedhur pluhur syve popullit këta langonj janë sharë në nënë e në babë, në gra shtrati, në rrënjë e në degë, kanë thënë fjalë të forta se as në xhenet nuk do të shkojnë bashkë duke mos ditur se këta jo në xhenet po as në xhehenem nuk do të shkojnë, këta hajna,vagabondë e banditë që e mashtruan popullin.

Hashimi i Brojës i rri SUS Aleksandër Vuçiqit Kjo kope politike banditësh që u zgjodhën me pazare të kanaleve të nëntokës kriminale, përbuzën popullin dhe nuk vendosi asgjë vota e tyre, kështu që, populli e hetoi dhe nuk i përkrahu këta hajna, banditë e vagabondë dhe as një kope banditësh që dikush ndoshta i quan QEVERI nuk e kreu mandatin deri në fund. Vraponin për të kapur pushtetin, vraponin si qentë pas stërvinave, shanin njëri-tjetrin si qentë pas hënës , formonin klane mafioze më të zezë se klani i Zemunpoljes për të pasuruar për dhjetë-njëzet breza dhe u benë supërmilionerë që deri dje nuk kishin as bukë për të ngrenë, nuk kishin as brekë për të veshur. Të gjithë iu turren Kosovës si llavë ujqish për ta vjedhur deri në palcë, e vodhën më zi dhe pa gjynah, më keq se qeni plak Tito, më keq se nipat e Drazh Mihajlit dhe jo vetëm kaq, por banditët që nga pas lufta pa dallim uzurpuan toka dhe filluan t´i shesin tokat QË NA KA LËNË ZOTI HISE. U bënë bashkë me serbë banditët e "Rognerit" për të uzurpuar toka dhe jo vetëm kaq, por ia dhanë jo më pak se tetë mijë hektarë Malit të Zi dhe "imza" vuri dylberi dhe karafili i Brojës, Hashimi, që sot po i rri SUS Aleksandër Vuçiqit. Ramushi i Gjoko Haradinajt, që kisha shumë respekt në luftë, doli më PIS BURRË SE TË GJITHË NË HISTORINË E NJERËZIMIT. T´i referohemi fakteve: Ky lakmitar për pushtet u hallakat dhe u dalldisë kinse e kishte për tokat dhe unë thosha në këtë gazetë lidere që: "Ramushi i Gjoko Hardainajt nuk e ka për tokat, por e ka për interesa të t'i dhe për pushtet dhe shikoni sa të ulet në shkamin e "naçallnikut" do e mbyllë çorapen...". Dale-dale edhe një gjë do t'ia them tani: Po e pa se i luhet dhe i dridhet shkami, se ky për pozitë është në gjendje të vërë qafën në litar, do të thotë jo ne do të luftojmë për Çakorrin, do të luftojmë për Kullën. A ju kujtohet se çka bënte ky edepsëz kundër Hashimit të Brojës, që shiti tokën dhe hyri në koshin e Zogollëve dhe Toptanëve. Nuk la gjë pa thënë. 

Turp, e për marre të zezë Hashimi, kumbara i Aleksandër Vuçiqit, tani për të shpëtuar veten do për t'ia lënë KOPILIN në derë kësaj bande banditësh, nuk i mjaftoi ajo tradhti që i ra sakicë Kosovës, po tani ka filluar të përgatit t'ia fusë HANXHAR KOSOVËS, duke ia dhënë pasuritë nëntokësore të Kosovës, "TREPÇËN", që dikur e ndërtoi tërë BEOGRADIN E RI DHE SHUMË SHQIPTARË HUMBËN PA SHENJË E PA DOK QË SHKRUANIN PARULLA"TREPÇA RADI, BEOGRAD SE ZGARADI- TREPÇA PUNON BEOGRADI NDËRTOHET..." DHE KOSOVËS T´I MBETEN DJERRINAT DHE MALET, NDERKAQ,HASHIMI I BROJES TË BEHET I KAMUR SI SHEIKËT E DUBAIT! Për bakshishin që ia dhanë Malit të Zi, Ramushi i Gjokos së Haradinajve organizoi miletin për të dhënë "imza" dhe, dorën në zemër, mblodhën shumë dhe i kapën si hamall për t´i futur në mezlisht rrugaçësh që dikush më duket se po i quan KUVEND, mo Zot më keq! Ramushi i Gjokos ishte dalldisur dhe merr yrysh duke u jargavitur, bën vepër penale, policët e shkretë në krye të detyrës i shtyn dhe nuk kërkon falje dhe i fusin brenda. Ramushi i fisit Gjoka nuk e lë me kaq, por shkon edhe më larg dhe përmend varret duke i trazuar eshtrat e atyre që ishin vrarë me nipat e krajl Nikollës, për këto toka dhe kurrë nuk tha as ndjesë paçin e as "rahmet" u pastë shpirti. Jo, mor jo, ky nuk ka respekt dhe ky kishte qëllim të bëhet "naçallnik" dhe u bë. Djali i fisit Gjoko, posa u bë, ndryshoi dhe u bë ndryshe. Ehu, e mbylli çorapen, Zoti i madh të marroftë more dilenxhi! Turp, e për marre të zezë. Tani, ato varre që ranë për toka dhe ti i shfrytëzove për një shkam berberi, po të lypin "XHEVAP" për tradhti, nuk po të lejojnë më të kalosh andejpari, po të lypin "xhevap" edhe vaji foshnjak i djepave që kur lindën në bjeshkë me lisa të gjatë dhe askënd nuk e pyesin se sa i lëshojnë rrënjët thellë se janë në tokën e tyre, që u shoqëroheshin me krisma pushkësh nga gëzimi që dëgjoheshin deri te cubat e Cetinës e te kulla e OSO KUKËS. Fol, djali i fisit të Gjokos, Ramush aga, se mallkimet e tyre do të ndjekin deri në varr,klithmat e tyre nuk do të të lënë rehat. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)