"Nova srpska republika" në Kosovën Veriore, që nga 2008-ta !

  • 16 August 2018 - 08:43
SHKRUAN: PROF.DR. MEHDI HYSEN

Tani këto ditë, kur "miu na ra për mustaqe" qe 10 vjet, çka po i "jepni aq shumë gaz makinës", or vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, vonë iu ka dalë gjumi, pas 10 vjetësh, sepse Beogradi si kundërpërgjigje pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008, ka formuar "Bashkësinë e Komunave Serbe" në Veriun e Kosovës, më 28 qershor 2008 (në ditën e Vidovdanit). Ndërkaq, këtë de fakto dhe de jure e kanë ndërkombëtarizuar me nënshkrimin e tyre, Hashim Thaçi (president) dhe Isa Mustafa (kryeministër) të Kosovës. Për këtë fenomen negativ dhe të dëmshëm kadastrakisht për sovranitetin territorial dhe shtetëror të Kosovës, më 17 korrik 2008, pata publikuar këtë shkrim të mëposhtëm me titull "Nova srpska republika" në Kosovën Veriore, të cilin e publikoi http://www.albaniapress.com/lajm e/6420/-NOVA-REPUBLIKASRPSKA---NE-KOSOVEN-VERIORE- .html ). Lexojeni të shtrenjtit e mi patriotë dhe atdhetarë shqiptarë të Shqipërisë Etnike: Diplomacia serbo-ruse është në ofensivë të ndërkombëtarizimit të problemit të "Mitrovicës Veriore", se si ta shkëpusin nga Kosova, e jo se si në mënyrë "retroaktive", ta kthejnë në debatin ndërkombëtar njohjen ndërkombëtare të Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, sepse një kërkesë e tillë nuk ka kurrfarë baze ligjore në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare. Pavarësia e Kosovës mund të revizionohet vetëm me luftë nga ana e Serbisë. Mirëpo, edhe në atë rast eventual, anulimi i statusit juridik ndërkombëtar i Kosovës, do të kishte karakter ilegal, dhe të përkohshëm.

Ismail Qemali, "NJË POPULL QË FLE AI VDES"! E, ne, pse, edhe pas mëvetësimit ndërkombëtar të Kosovës (17 shkurt 2008), ende ndodhemi në ëndrrën fatkeqe të gjumit të thellë njëshekullor kolonialist serbomadh, edhe më tej, duke e lënë Mitrovicën e Veriut nën kamën çetniko-barbare të shkjeve, që këtu e 9 vjet më parë. Kush, dhe, kur do ta zgjidhë problemin e Mitrovicës Veriore Shqiptare? - Mos Shqipëria dezertore e Sali Berishës dhe e Fatos Nanos? - Jo! - Mos UNMIK-u i falimentuar i OKB-së së Kofi Annanit, përkatësisht i Ban Ki - Munit? - Jo! - Mos EULEX-i i BE-së? - Jo! - Po, kush atëherë? - Vetëm shqiptarët e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet t'ia fillojnë sa më parë të jetë e mundur zgjidhjes së këtij problemi shumë të nxehtë dhe akut, duke mos humbur asnjë minutë kohë, për shkak se, edhe qeveria e re promilosheviqiste me në krye Mirko Cvetkoviqin, dhe me Ivica Daçiqin, "Slobën e vogël", e kanë hedhur poshtë pavarësinë e Kosovës, të njohur nga më se 43 shtete me në krye Amerikën dhe me shumicën e shteteve të BE-së. 

Kapela politike serbomadhe Se formimi i Kuvendit të Bashkësive të Komunave Autonome Serbe të Kosovës në Mitrovicën e Veriut "nuk është maketa e shtetit të ri" serb në Kosovë, por vetëm një "kapelë politike", e cila, sipas deklaratës së ish-ministrit serb për Kosovë dhe Metohi, Slobodan Samarxhiq ( i cili, së bashku me disa ministra të qeverisë së Serbisë mori pjesë në ceremoninë e themelimit të Kuvendit të Bashkësive të Komunave Autonome Serbe të Kosovës), "do t'i mbulojë të gjitha institucionet e shtetit të Serbisë në Kosovë. Ky Kuvend është organi më i lartë përfaqësues i serbëve në Kosovë, sipas të cilit, do të bëjmë organizimin e strukturës së shtetit serb në Kosovë."(Beta, B92, 29.06.2008). Edhe mesazhi thelbësor i kësaj deklarate zyrtare të ish-ministrit serb, Slobodan Samarxhiq, provon se COPËTIMINDARJA e Kosovës nuk ka brirë, dhe se nuk është vetëm "kapelë politike", ashtu siç është shprehur ai, por, si në kuptimin politik, kushtetues, ligjor, shtetëror, administrativ, territorial dhe sovran do të thotë "ÇATI BETONARME POLITIKE" e krijimit të një shteti të ri serb- "Nova srspka republika" në territorin indigjen të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, pavarësisht nga përgatitjet intensive dhe nga planet sekrete të politikës dhe të diplomacisë serboruse me në krye Slobodan Samarxhiqin, me Boris Tadiqin, me Mirko Cvetkoviqin, me Ivica Daçiqin dhe me Vuk Jeremiqin...,etj., që Mitrovica Veriore, së shpejti të jetë "temë dabatimi" e agjendës së politikës dhe të diplomacisë ndërkombëtare (qoftë në "sofrën" e KS të OKB-së Ban Ki Munit, ose të BE-së së Havier Solanës), Qeveria as Parlamenti i Kosovës, as Amerika e as partnerët e saj nga BE-ja dhe nga NATO-ja nuk duhet të pranojnë asnjë propozim për ndonjë debat "ruso-serbo ndërkombëtar" për statusin politik dhe juridik të Mitrovicës Veriore të Kosovës shqiptare, sepse në atë formë, edhe ndërkombëtarisht, do të legalizohej projekt-ideja serbomadhe e realizimit të COPËTIMIT-NDARJES LEGALE të territorit të Kosovës së Shqipërisë Etnike. Si politika, propaganda, ashtu edhe diplomacia serbomadhe e Beogradit, deklarativisht dhe, në mënyrë verbale është deklaruar kundër çdo ndarjeje të Kosovës, mirëpo, praktikisht dhe konkretisht ka dëshmuar pikërisht të kundërtën-NDARJEN GRADUALE (në faza) të territorit të Kosovës. Këtë dëshmon de facto dhe de jure formimi i Kuvendit të Bashkësive të Komunave Autonome Serbe të Kosovës në Mitrovicën Veriore nën "kapelën" politike, administrative, territoriale dhe shtetërore të Republikës së Serbisë.

Repriza e politikës dështuese Me të mbaruar lufta (qershor 1999), Mitrovica Veriore ngeli nën "shajkaqen" çetniko-serbe, e cila u bë "vatra" kryesore e kriminelëve, e banditëve, e plaçkitësve, e vrasësve dhe e kasapëve çetnikofashistë serbë, të cilët, gjatë okupimit dhe pushtimit të Kosovës (1989-1999) kanë kryer vepra të rënda penale kundër shqiptarëve, duke mos kursyer as foshnja, as fëmijë, as gra shtatzëna, as pleq, as të rinj (djem e vajza), duke dhunuar, duke vjedhur pasurinë e luajtshme, duke rrënuar dhe duke djegur shtëpi, banesa, fshatra dhe qytete shqiptare anembanë Kosovës shqiptare. Për habi, kjo "bërthamë" kriminelësh dhe kasapësh çentikofashistë serbë, në prag të mbarimit të luftës, ngeli e paprekur në çdo aspekt, "e harruan" politikanët shqiptarë, se këta ishin e keqja dhe tragjedia më e kobshme dhe më e zezë për Kosovën dhe për shqiptarët, sepse nuk patën zgjedhur mjete as metoda për shfarosjen, djegien dhe vrasjen masive dhe individuale të shqiptarëve vetëm pse ishin shqiptarë, dhe, vetëm pse ishin në truallin dhe në shtëpitë e tyre stërgjyshore arbërore. Duhet të pranojmë faktin se ende jemi në "gjumin klinik", edhe pse në Mitrovicën e Veriut tanimë u formua një "Republika srpska", për shkak se, ende "elita politike" e Kosovës jeton në vetëkënaqësinë e "fryteve revolucionare" të luftës, duke e përjashtuar dhe, duke e braktisur UÇK-në nga politika dhe nga pushteti shtetëror. Në këtë sens, dy faktorë kryesorë kanë ndikuar që Mitrovica shqiptare të mbetet nën Serbi: (1) Lufta për pasurimin e paligjshëm "brenda natës", dhe (2) Lufta për pushtet mbi baza partiake dhe mahallore. Prishtina zyrtare reagoi me disa komente sterile politike, kurse Beogradi po vepron me aksione, me masa dhe me vendime konkrete politike, "ligjore" dhe "kushtetuese" të Serbisë, duke e shkëputur gjysmën e Mitrovicës, përkatësisht pjesën Veriore të Kosovës. Këtë strategji "lebensraum" të rikthimit të sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovë, Serbia e rikonfirmoi de facto dhe de jure me formimin e Kuvendit të bashkësive të komunave serbe në Kosovë, më 28 qershor 2008 në Mitrovicën e Kosovës shqiptare. Pse qeveria e Beogradit dhe Kisha Ortodokse Serbe e zgjodhën m'u Ditën e Vidovdanit (28 qershorin 2008) për ta themeluar "Republikën e Tretë Serbe" në Kosovën Veriore me kryeqendrën e saj-Mitrovica? -Jo, rastësisht, dhe jo "pa arsye të fortë" historike, religjioze, politike dhe shtetërore, që bazë, dhe emërues të përbashkët kanë kolonizimin dhe pushtimin shekullor të Kosovës shqiptare. Kjo ishte arsyeja dhe motivi kryesor pse serbomëdhenjtë zgjodhën Ditën e Vidovdanit 28 qershorin 1389, për t'iu treguar shqiptarëve, Amerikës, Evropës Perëndimore dhe NATO-s, se "Kosova është tokë e shenjtë serbe, dhe e Serbisë", që nga viti i theksuar i disfatës së tyre nga ushtria e Perandorisë Osmane në Betejën e Kosovës(1389). Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe e formuan Kuvendin e Bashkësive të Komunave Autonome Serbe në Mitrovicë, më 28 qershor 2008, për t'i bërë me dije edhe politikën shqiptare, edhe Amerikën, edhe Evropën, se serbët e Kosovës, as të Serbisë, as qeveria serbe e as Kisha Ortodokse Serbe nuk e njohin, dhe nuk do ta njohin kurrë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran shqiptar në Ballkan. Kjo është përmbajtja thelbësore e mesazhit politik, diplomatik, juridik shtetëror dhe religjioz e Republikës së Serbisë "demokratikeproevropiane", kolonialiste dhe imperialiste. Pse jemi duke pritur? Kë jemi duke pritur, që de facto dhe de jure ta njësojë me pjesën tjetër të Kosovës? - Sigurisht se "elita kosovare" shqiptare, është duke pritur "ushtrinë shtetërore" të Shqipërisë nën komandën e Sali Berishës, që ta "çlirojë" Mitrovicën Veriore nga bandat çetniko-fashiste pushtuese kolonialiste të Serbisë!? - Kjo pritje, është e llogaritur gabimisht, sikurse në vitin 1999, kur Shqipëria e Sali Berishës e la në "baltën dhe në zjarrin e gjallë" Kosovën shqiptare, duke mos e ndihmuar ushtarakisht. Këtë akt antikombëtar dhe antishtetëror shëmtues tradhtie, nuk do t'ua falë kurrë historia kombëtare shqiptare, pavarësisht nga motivet dhe shkaqet "justifikuese" të politikës dhe të diplomacisë tregtare të Shqipërisë së Sali Berishës dhe të Fatos Nanos (1990-2008) në favor të pushtuesve kolonialistë serbosllavë. Nëse kjo qeveri aktuale e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, është legjitime dhe legale, atëherë nuk ka se çfarë të pres më (as Shqipërinë e dështuar e as UNMIKun e falimentuar), sepse çlirimin dhe rikthimin e Mitrovicës Veriore, duhet ta bëjë me potencialin dhe me forcat e veta që i ka në dispozicion, në bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me BE-në dhe me NATO-n. Ndryshe, po qe se qeveria aktuale e Hashim Thaçit vazhdon me "këngën e vjetër" të politikës së inercionit dhe të pritjes, se Shqipëria dezertuese e Sali Berishës, ose UNMIK-u i bankrotuar i Kofi Annanit, përkatësisht i Ban Ki -Munit, do ta zgjidhin problemin e Mitrovicës Veriore, atëherë, s'ka dyshim se, që tash, serbomëdhenjtë kolonialistë "mund të flenë zbathur", duke llogaritur "pa hanxhiun" se "Republika srpska", e themeluar më 28 qershor 2008 në Mitrovicën Veriore, tanimë, është akt i kryer, sepse ata, as Beogradi zyrtar e as Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Republikën e Kosovës. Në fakt formimi i "Republika srpska" në Mitrovicën Veriore shqiptare, është kundërpërgjigjja dhe, kundërmasa politike, diplomatike ,"ligjore" dhe "kushtetuese" e Serbisë në mohimin e Kosovës së pavarur dhe sovrane, përkatësisht ARGUMENT KONKRET DE FACTO DHE DE JURE I NDARJES SË KOSOVËS SHQIPTARE. 

(Kosova Sot)