Perëndimit nuk i konvenon që ta lërë Turqinë në duart e Rusisë dhe Iranit

Perëndimit nuk i konvenon që ta lërë Turqinë në duart e Rusisë dhe Iranit
  • 16 August 2018 - 08:47
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deri më tani ka rezistuar ndaj presionit për të zbatuar ortodoksinë monetare dhe fiskale, duke zgjedhur në vend të kësaj të godasë tregjet financiare dhe SHBA-në. Ai ka sugjeruar se ka një komplot global që synon të shkatërrojë arritjet politike dhe ekonomike të Turqisë Deri tani këtë vit, monedha kombëtare e Turqisë, lira, ka rënë gati 40% kundrejt dollarit amerikan. Marrëdhëniet midis dy vendeve arritën një pikë të ulët të premten, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, miratoi dyfishimin e tarifave mbi çelikun dhe aluminin turk në përgjigje të refuzimit të Turqisë për lirimin e Andrew Brunson-it, një predikuesi amerikan i cili është nën arrest shtëpie në Turqi dhe që po përballet me akuza për terrorizëm. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deri më tani ka rezistuar ndaj presionit për të zbatuar ortodoksinë monetare dhe fiskale, duke zgjedhur në vend të kësaj të godasë tregjet financiare dhe SHBA-në. Ai ka sugjeruar se ka një komplot global që synon të shkatërrojë arritjet politike dhe ekonomike të Turqisë. Deri më tani, popullariteti i tij i brendshëm ka qenë në rritje, pasi ai apelon te ndjenja anti-SHBA (dhe gatishmërisë për të besuar në teoritë e konspiracionit) që ekziston te shumica e popullsisë turke. Përgjigjja kokëfortë e Erdoganit ndaj rënies ekonomike të Turqisë ka ngjashmëri me reagimet populiste të presidentit venezuelas Nicolás Maduro, në vend se me qëndrimin miqësor ndaj tregut të presidentit argjentinas, Mauricio Macri.

Turqia do të humbasë çdo luftë që zgjedh me Nju- Jorkun, Londrën, Singaporin dhe bastionet e tjera të financave Turqia, ndryshe nga Argjentina, nuk duket e gatshme të kthehet kah Fondi Monetar Ndërkombëtar për të shmangur rënien financiare, as për të ndrequr marrëdhëniet me Uashingtonin. Presidenti turk duket se po dyfishon sfidimin ndaj SHBA-së dhe tregjeve financiare globale - dy kundërshtarë të frikshëm. Sipas të gjitha gjasave, Turqia do të humbasë çdo luftë që zgjedh me NjuJorkun, Londrën, Singaporin dhe bastionet e tjera të financave - përveç nëse deklarohet një armëpushim. Dhe rënia e lirës do të përkthehet në një shkatërrim financiar dhe ekonomik për Turqinë. Ndërsa të zhvillohet ky proces, ai ka gjasa të dëmtojë pozitën e brendshme të Erdoganit, madje edhe në mesin e përkrahësve të tij më të përkushtuar ideologjikë, dhe ta rritë paqëndrueshmërinë politike. Por, rezultati do të jetë një çështje e gjatë, e zgjatur dhe e ndërlikuar që mund të nxisë ndërhyrjen ushtarake në politikë dhe të gjenerojë pasoja përtej kufijve të Turqisë. Turqia ndoshta nuk do ta shikojë më SHBA-në si një partner të besueshëm dhe aleat strategjik.

Asnjë skenar nuk mund të neglizhohet Kushdo që përfundon duke udhëhequr vendin, një Turqi e plagosur ka shumë mundësi të kërkojë të zhvendosë qendrën e gravitetit larg Perëndimit dhe drejt Rusisë, Iranit dhe Eurazisë. Kjo do ta bënte Turqinë më pak në përputhje me objektivat amerikane dhe evropiane në Lindjen e Mesme, që do të thotë se Turqia do të kërkonte të kishte një politikë më të pavarur të sigurisë dhe të mbrojtjes. Në rrethana ekstreme, mund të mendohet edhe për dalje nga NATO dhe për përfundim - ose ndryshim rrënjësor - të bashkimin doganor me BE-në. Asnjë skenar nuk mund të neglizhohet nëse ndodh më e keqja dhe trazirat politike dhe ekonomike lënë një shkatërrimin të madh në një vend të rëndësishëm gjeopolitik, si Turqia. Duke pasur parasysh rezultatin e mundshëm katastrofal, do të ishte shumë e arsyeshme që Perëndimi të përgatiste një paketë ambicioze për të zbutur pasojat e cunamit financiar dhe për të siguruar që Turqia të mos dalë nga normat dhe institucionet perëndimore. Ambiciet e pranimit të Turqisë në BE duhet të ringjallen urgjentisht për të inkurajuar reformat liberalizuese. Përndryshe, Perëndimi do ta paguajë një çmim të rëndë për humbjen e një vendi të tillë të rëndësishëm si aleat.

(Kosova Sot)