Djali i Sorosit po luante me figurat politike të Kosovës,si me Hashim Thaçin, me Edi Ramën, me Aleksandër Vuçiqin etj

Djali i Sorosit po luante me figurat politike të Kosovës,si me Hashim Thaçin, me Edi Ramën, me Aleksandër Vuçiqin etj
  • 17 August 2018 - 07:39
SHKRUAN: PROF.DR.HAKIF BAJRAM


Në shtyp u dëshmua se si presidenti amerikan, Donald Trump, shpërtheu: "Mali i Zi do të jetë shkaktar i shpërthimit të Luftës Tretë Botërore". Kjo do të thotë se Vladimir Putin për ta dezorientuar bashkëbiseduesin në Helsinki më 16 korrik 2018, nga belatë e Xhamahirisë së ISIS-it që quhet Serbi, shpërtheu ndaj Malit Zi me akuza triviale se është "zonë e interesit rus si pjesë e Adriatikut. Bota e civilizuar nuk e di se serbiani në prani të popit e që është e vetmja qenie njerëzore në planet që e shan nënën e Krishtit dhe Zotin dhe prapë thotë se është "popull qiellor"! Këtë beselerizëm Donald Trump nuk e dinte në Helsinki, edhe pse i kishte të gjitha informatat se si sillet "Klubi" i Sorosit në trekëndëshin Moskë-BeogradBerlin-Moskë dhe fati i gazit rus që e ngriti Putinin në superfuqi, pikërisht në saje të Gjermanisë blerëse. Këtu diku sillet e pështillet një staf politik i Republikës së Kosovës, që ka ngritë kokë e bënë shkëmbime territoresh, korrigjim kufijsh, pa e ditur se me këtë lojë Putini me të dy këmbët do të gjendet në një konferencë të re ndërkombëtare për Kosovën dhe aty çdo gjë do të fillojë "in inicio" (prej fillimit). Në këtë stacion pret e qetë dhe e pushueshme diplomacia cioniste ruse.!!!

Takimi Trump-Putin do të jetë sidomos për Ballkanin një lloj i takimit i atij në Mesdhe të Gorbaçovit me presidentin e SHBA-së, Bush. Dhe, a do të jenë pasojat e njëjta, jo. E vërteta, Trump doli se ishte në defansivë në Helsinki, sepse Putini i lëvizi i pari figurat e shahut e ato ishin: Tentim grushtshteti në Mal të Zi, në Maqedoni, dhe me këto lëvizje empirike prapësoi çështjen e Krimesë dhe të Qipros veriore, kështu që skenari për Kosovë në prag të 2-4 gushtit 2018 u përgatit me kujdesin ma të madh nga Beogradi me bekimin e Kremlinit. Çdo gjë filloi me faktin se djali i Sorosit po luante me "figurat politike të Kosovës, si me Hashim Thaçin, me Edi Ramën, me Aleksandër Vuçiqin, me Lulzim Bashën, me demarkacionin me Malin e Zi, me "faljen" e detit shqiptar Greqisë, me këdo, që Rusia të instalohet në pikë të ditës në veriun e Kosovës, për çka SHBA-ja pati një përgjigje shumë të thjeshtë, por gjeniale: trupat elite të saj arritën në Bonstill (Kosovë) shumë shpejt dhe në momentin e duhur filluan të pushojnë nën hijet e Ujmanit, ndërsa ushtarëve të Makronit u thanë ju shkoni në Leposaviq dhe aty keni shlivovicë dhe vodkë ruse, ndërsa Gjermania e Merkelit le të blejë gazin rus sa të dojë, në Ujman nuk guxoni as t`i lani duart!!!. Për mos me dalë çështja e Krimesë në plan të parë në Helsinki, Putini lëvizi edhe të drejtat e rusëve në Ukrainën Lindore, që atyre t`u sigurohet një referendum. Në këtë matje muskujsh Angela Merkel doli publikisht për të shkri brymë, pas Trumpit duke thënë publikisht: "Është e lumtur që Mali i Zi është në NATO", thua se ka dikush mundësi ta dezorientojë SHBA-në prej andej, prej Bokës së Kotorit, që dikur ishte liman dhe kryeqytet Ilir dhe cili shqiptar sot do të dalë e të thotë se dikur Shkupi, Prizreni apo Muçivërci ishin kryeqytete të princave serbianë, që e helmonin njëritjetrin, si grejzit kur ethen. Sipas parimit të okupimit serbian edhe Napoleon Bonoparta mund ta kërkoi Moskën se ka qenë aty një kohë si okupator, apo Gjingiskani i Mongolisë në Vojvodinë, Aleksandri i Maqedonisë në Teheran dhe tash ajo tokë i takon Serbisë, sepse të gjithë këta "kanë prejardhje serbiane"!.

Pse disa shtete nuk kanë deleguar ambasadorë në Kosovë? Diplomacinë e Republikës Kosovës pas çlirimit (1999) filluan ta drejtojnë injorantët që kurrë nuk kanë hyrë në ndonjë provim për zanatin e diplomatit. Bie fjala: E.H, H.TH, B.P, as nuk kanë shkollë të drejtësisë e as të historisë pasuniversitare diplomatike. Këta nuk dinë për shkaqet, as për shkasin e as për pasojat se si përkthehet modeli i dy Gjermanive në relacionin Kosovë-Serbi. Po relacioni KosovëShqipëri sepse për këtë të drejtë flasin shumë faktorë historikë dhe politikë. Po kush t`i shpjegojë? Prandaj Serbia po e luan lojën e pokerit, duke propaganduar politikë të dyfishtë: antishqiptare dhe antiamerikane, e besa edhe antievropiane. Në këtë nyje diplomacia jonë, e drejtuar nga personat politikë që nuk e dinë asnjë lloj diplomacie eksplicite filozofike- diplomatike, filozofikejuridike dhe filozofike- historike, e kanë kthyer qerren e diplomacisë së Kosovës në hendek. Dhe ky pozicion në hendek nuk ka ardhur nga propaganda serbiane, por ka ardhur nga fakti se "kryediplomatët" tanë ose ishin arsimtarë të gjuhës (s'ka rendësi se cilën gjuhë e flasin me gabime sintaksore), ose ishin diplomatë të tezgave me diploma të katapultuara, të trafikuara në mënyrë cinike si OJQ-të e kërpudhave infantile, kriptohelmuese, ose ishin me kancer malinj, pa e ditur se Rusia nuk ishte ariu i sëmurë, por i pushuar në akull që nuk ngrinë. Si duket politika serbiane prapë me inicime të Kremlinit po punon për derdhje të sërishme të gjakut e jo të djersës për progres dhe civilizim njerëzor. 

(Kosova Sot)