Nëse Koreja Veriore nuk denuklearizohet, ja çka duhet të bëjë SHBA-ja

Nëse Koreja Veriore nuk denuklearizohet, ja çka duhet të bëjë SHBA-ja
  • 19 August 2018 - 09:18

Shkruan: Christian Whiton 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, kohët e fundit i tha 'Fox News' se Koreja e Veriut "nuk ka ndërmarrë hapat që janë të nevojshëm për t'u denuklearizuar", duke shtuar se "ajo që na duhet është performanca nga Koreja e Veriut në drejtim të denuklearizimit". Deklarata tregon se ndërsa administrata Trump është e gatshme t'i japë diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un më shumë kohë për të filluar të shkatërrojë armët e tij bërthamore, durimi i administratës nuk do të zgjasë shumë më shumë pa kufi. Për fat të mirë, edhe nëse bisedimet dështojnë, presidenti Trump nuk ka bërë lëshime të rëndësishme për Korenë e Veriut, edhe pse Kim ktheu pengjet amerikane, pezulloi testimin e raketave balistike që mund të arrinin Shtetet e Bashkuara dhe pezulloi testimin e armëve bërthamore. Kim gjithashtu demontoi pjesërisht pajisjet kyçe të testimit.

Fushata e "presionit maksimal"

Rrjedhimisht, nuk jemi në gjendje më të keqe pse kemi provuar diplomacinë reale. Dhe, presidenti Trump mund të ketë sukses, sidomos nëse Koreja e Veriut kupton dobësitë që e presin, nëse nuk arrin të denuklearizohet, sikur që Kim i tha presidentit Trump se do të bëjë. Presidenti Trump dhe ndihmësit e tij e kanë bërë të qartë se dobësitë do të vazhdojnë të përfshijnë fushatën e "presionit maksimal" që ai ka zbatuar që nga ditët e hershme të administratës së tij. Fushata ka synuar burimet e ndryshme të parave të Penjanit, duke përfshirë tregtinë e paligjshme të mallrave dhe punën e të zënëve rob. Por, presidenti Trump duhet të vazhdojë më tej nëse Koreja e Veriut do të refuzojë angazhimin e saj për t'u denuklearizuar dhe të ndërmarrë pesë hapa që mund të ulin në mënyrë dramatike gjasat e mbijetesës së regjimit Kim dhe aftësinë e tij për ta kërcënuar Amerikën: Së pari, administrata mund të synojë bankat kineze që bëjnë biznes me Korenë e Veriut. Kur SHBA-ja sanksionoi një bankë me bazë në Makau në vitin 2005 për pastrimin e parave për Korenë e Veriut, sanksionet çuan në përvoja gati fatale për bankën dhe qeverinë e Koresë së Veriut. Shumica e bankave tani shmangin çdo marrëdhënie me Korenë e Veriut, por bankat e mëdha kineze e perceptojnë një lloj imuniteti për shkak të lidhjeve të tyre politike dhe mosbesimit nga e kaluara të SHBA-së ndaj Pekinit. Shkëputja e tyre nga sistemi financiar i SHBA-së do të dëmtonte regjimin e Koresë veriore, të uritur për para, dhe gjithashtu do t'i tregonte Pekinit se nuk do të tolerojmë bashkëpunimin me Penianin. Së dyti, ne mund të përdorim në mënyrë dramatike ushtrinë tonë për të mbrojtur kundër një kërcënimi në rritje të Koresë së Veriut. Ky ripozicionim gjithashtu do të ndihmonte në parandalimin e Kinës. Presidenti Trump mund të zhvendosë një ose dy grupe transportuese avionësh nga Atlantiku, me kërcënim të ulët, në Paqësor me kërcënime të larta, të mbyllë bazat e vjetruara në Evropë për ta financuar mbrojtjen shtesë në Paqësor dhe për të testuar dhe vendosur armë moderne bërthamore dhe mbrojtje më të besueshme të raketave pozicionuar në orbitë. 

Tallja e regjimit të Koresë Veriore

SHBA-ja duhet gjithashtu t'i kërkojë Japonisë të dyfishojë shpenzimet e saj ushtarake për të arritur, të paktën, në 2% të ekonomisë së saj. Dhe ne gjithashtu duhet të ushtrojmë presion ndaj Koresë së Jugut për të mbuluar koston e plotë të forcave tona të armatosura në atë vend. Kinezët do të urrenin këto veprime, gjë që është pjesërisht edhe qëllimi i tyre, pasi ato do të stimulonin Pekinin për të ushtruar presion mbi Korenë e Veriut për t'u reformuar. Së treti, ne mund të paguajmë shkrimtarë, artistë dhe performues për të satirizuar dhe tallur regjimin e Koresë së Veriut. SHBA-ja tashmë mbështet transmetimet e lajmeve drejtuar kah Koresë së Veriut, në një përpjekje për të informuar dhe inkurajuar kritikët e regjimit. Këto transmetime mund të plotësoheshin me argëtime, tallje të lidershipit të regjimit, ngjashëm me atë kur presidenti Trump e quajti Kimin "njeriun e vogël të raketave". Në Departamentin e Shtetit, disa prej nesh përdorën shaka se "komunistëve iu pëlqen salltaneti ", pjesërisht për shkak të 'lojërave' koreografike masiv të Koresë së Veriut që përfshijnë deri në 100,000 njerëz. Qeveritë komuniste janë më së shumti në botë të obsesionuara me protokolle, të obsesionuara dhe të magjepsur me salltanet, sepse, thellë në vetvete, ato e dinë se nuk kanë legjitimitetin që e kanë format e tjera të qeverisjes. Duke theksuar këtë mungesë të legjitimitetit duke përqeshur udhëheqjen e Penjanit, mund ta përkeqësonte më tej stabilitetin e saj. Së katërti, presidenti Trump mund të përmend haptazi planifikimin pas regjimit. Le të mos flasim vetëm për mënyrën e sigurimit të armëve bërthamore, në rast të një konflikti të Koresë së Veriut apo rënies qeveritare. Le të flasim hapur për atë që aleatët duhet të kërkojnë për të kontrolluar në një krizë dhe çfarë do të ndodhte në Kinë. 

Mbrojtja e Seulit

Le t'iu kërkojmë aleatëve tanë tajvanezë ta luajnë rolin e Koresë së Veriut, në një stërvitje dhe të lejojnë një inkursion fals nga forcat ushtarake dhe humanitare të Amerikës, Japonisë dhe Koresë së Jugut për të simuluar një krizë. Natyrisht, kinezët dhe rusët do të zemërohen nga këto hapa - kjo është pjesë e qëllimit, pasi ata do të shihnin nevojën akute për të ushtruar më shumë presion mbi Korenë e Veriut. Së pesti, le të sigurojmë që kryeqyteti i Koresë së Jugut - Seuli të ketë sistemet më të sofistikuara të mbrojtjes nga raketat dhe sistemet kundër artilerisë në botë. Seuli duhet të mbrohet nga një sistem më superior edhe ndaj mbrojtjes së mrekullueshme "Iron Dome" të Izraelit. mArsyeja kryesore që presidentët e njëpasnjëshëm të SHBA-së nuk e kanë bërë të pamundur programin bërthamor të Koresë së Veriut me forcë ushtarake është kërcënimi që Penjani do të përdorte artilerinë kundër Seulit apo raketat konvencionale ose bërthamore kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë. Minimizimi i këtyre rreziqeve do ta bënte më të besueshëm kërcënimin e forcave aleate kundër Koresë së Veriut, duke rritur kështu shanset për diplomacinë që të japë rezultate. Të gjithë këta hapa mund të shkatërrojnë stabilitetin e Koresë së Veriut dhe të përdoren si metoda shtesë në negociata. Shpresojmë që asnjëri prej tyre të mos jetë i nevojshëm dhe se Koreja e Veriut është e sinqertë (edhe nëse hezituese) në lidhje me zotimin e saj për t'u denuklearizuar. Nëse jo, ne kemi fuqinë për ta bërë jetën shumë më të pasigurt për Penianin dhe ndihmësit e tij.

(Christian Whiton ishte këshilltar i lartë në administratat Donald Trump dhe George W. Bush)

 

(Kosova Sot)