Si është e mundur?!

Si është e mundur?!
  • 28 August 2015 - 11:35

Shkruan: Driton Tali

Në nëntor të vitit 2008 bënim demonstratë të madhe kundër “Planit gjashtëpikësh” të Ban Ki-Moonit për rinegociimin në gjashtë fusha: polici, drejtësi, dogana, kufij, telekomunikacion dhe infrastrukturë, si dhe për trashëgiminë serbe.

Z. Thaçi (me ndihmën e medieve të tij), e shpalli të vdekur disa herë këtë Plan ( Ban Ki-Moon’it) dhe “bënte be” se me Serbinë veç si dy shtete të barabarta do të negocionin. Edhe atë vetëm për çështje teknike! Sepse ato politiket kishin marrë fund me “Negociatat e Vjenës” dhe “Shpalljen e Pavarësisë”.

Kurse me 19 prill 2013, “Marrëveshjen e 19 prillit” (e cila ishte prodhim i atij plani), Qeveria (z. Thaçi) dhe mediet e tij e quajtën “Marrëveshje historike”?!

Kurse tashti “Marrëveshjen për Zajednicën” (e cila nuk është asgjë tjetër pos vazhdim i “Marrëveshjes së 19 prillit”, gjegjësisht i “Planit gjashtë pikësh të Ban Ki-Moonit”) Qeveria dhe mediet e saj, e paraqesin si fitore të Kosovës dhe njohje të Serbisë.

Bile mediet e z Thaçi, tashti në vend se të merren me shpjegimin e Marrëveshjes, ato na tregojnë se sa bukur z Thaçi luan futboll!

Këto broçkulla vetëm ne i gëlltisim !!!