“Zajednica” dhe “heronjtë” e Kosovës!

“Zajednica” dhe “heronjtë” e Kosovës!
  • 29 August 2015 - 10:07

Shkruan: Zejnullah Jakupi

Nënshkrimi i marrëveshjes

Serbia me politikë po do ta kthye situatën, imazhin e mirë në favor të vetin

 Kosova e Isës dhe e Hashimit (për shkak të Serbisë) e unë do thosha, për shkak të politikës "largpamëse" të tyre, nuk të ofron sot as nesër prosperitet, zhvillim dhe mirëqenie. Edhe truallin që e ke blerë, ta zëmë në vitin 1999 nga serbet dhe i ke tharë lekët, të vjetrohet kontrata. Edhe drejtësia, avokatët dhe gjykatat punojnë sipas direktivave të elitës politike amatore

Ju kujtohen heronjtë e Kosovës! Në dallim prej elitave kriminale të PDK-së dhe një pjese të LDK-së, kryeministri Mustafa nuk vodhi shumë, po edhe kjo mund të quhet hajni sepse e vogël a e madhe, hajnia mbetet hajni (nuk mund t’i thuash ndryshe). Isës i shkoj fytyra më pak! Qytetarit a mërgimtarit tonë, nuk i lejohet asgjë, as tendera as ndërtime e as investime as lëvizje të lirë në shtetet e BE-së, mbase as bartje të pronave në emrin e tyre në vendin e vet. Ndërsa “elita” për çdo punë, thotë duhet të pyetur Serbia. Si me përçmim thonë; Serbisë ja pamë sherrin...!

Kosova e Isës dhe e Hashimit (për shkak të Serbisë) e unë do thosha, për shkak të politikës "largpamëse" të tyre, nuk të ofron sot as nesër prosperitet, zhvillim dhe mirëqenie. Edhe truallin që e ke blerë, ta zëmë në vitin 1999 nga serbet dhe i ke tharë lekët, të vjetrohet kontrata. Edhe drejtësia, avokatët dhe gjykatat punojnë sipas direktivave të elitës politike amatore. Ekipe të tilla Kosova i ka dërguar në Bruksel. Për shkak të këtyre, ty o qytetarë i varfër dhe i ndjerë, të duhet të marrësh leje sërish nga serbët në Serbi dhe drejtësinë atje. Shumë prej jush tani e keni marrë edhe nënshtetësinë serbe, gjermane, etj dhe do ikni sa më larg prej Kosovës. A po e shihni se po humb besimi në institucionet kosovare! Serbia me politikë po din me kthye situatën, imazhin e mirë në favor të vetin. Pse me ja pas inati Serbisë? Kosovarët akoma nuk binden se kanë shtet, as avokatët, as politikanët as intelektualët. Kosovarët nuk e besojnë se kanë shtet, as nuk sillen se duan të kenë pavarësi shtetërore, andaj ndodhi Fusnota më 24.02.2012, tash edhe asociacioni!

Asociacioni – shteti në shtet, ose si iu vu kapaku shtetësisë fantazmë!

Tash serbët e Kosovës fituan autonominë e tyre dhe me këtë u krijua shteti në shtet. Pra, asociacioni mund ti tuboj gjitha pjesët tjera të Kosovës të banuara me serbë dhe ti përfshij në këtë mini-shtet që është i shpërndarë në gjithë Kosovën. Ky shtet nuk paguan tatime institucioneve të Republikës që për asociacionin as nuk i prish punë e as që ta njoh ndonjëherë, edhe pse “në letër” thuhet se gjithçka do jetë në suaza të ligjeve të Kosovës. Nëse asociacioni tubon sa më shumë komuna dhe pjesë territoriale parlamenti i tyre bëhet edhe më i madh dhe ndikimi i tij rritet po ashtu. Parlamenti i tyre do të hyjë në garë me këtë parlamentin ku vegjetojnë gjysma hajna dhe njerëz me dosje. Gjithashtu Serbia ka të drejt ta financoj këtë “mini-shtet” si të dojë. Pra me këtë Kosova edhe ashtu me Fusnotë është një gjysmë Republikë nën kuadrin e Rezolutës 1244. Tash, paramendo hartën e Kosovës me gjashtë yje, dhe një yll i cili i tradhtojë yjet tjerë ..!). A ka qenë i pritur gjithë ky zhvillim politik? Gjithsesi se PO! Mbase nuk është pritur më tepër kur dihet se çfarë elite udhëheqëse e kriminalizuar, qe sa vite, udhëheq me pushtetin dhe qeverinë me këtë gjysmë shtet me fusnotë sui generis? E për me la mut me shurrë, siç thotë populli, gazeta serbe "Kurir" përfund kumtoi lajmin se po kjo elitë e “evropiane” po luan futboll në Vjenë, ju hodhi hi syve, po kërkon për AKS-në Preshevën....! Hajmedet haj jemi bë gaz i botës!!! Ja pafshim hairin, po mirë ja kemi futur vetes!!! Se elita qeveritare gjithë këto vite e rrejti popullin me dyfytyrësi dhe e manipuloi, kjo nuk do koment. Secila palë dialoguese, edhe tash, e interpretoi marrëveshjen sipas interesave të tyre...

Më 2011 Qeveria e Kosovës atëherë pohonte se e kishte avancuar problemin e veriut të Kosovës me intervenimin në veri. Gjithë ai konflikt, humbje jetë njerëzish, humbje energjish të kota. Kosova u mbajt me muaj e vite në ethe. Me propagandë dhe trysni, etiketime, shantazhe, u arrit qëllimi. Tash polli macja e zezë! Përshtypja e qeveritareve dhe deklarimet 100% ishin se fituam me intervenimin në veri. ‘Zajednica’ tregoi se nuk u bë çfarë premtuan qeveritarët tanë, gjithë këto vite, por u bë çfarë than politikanët serbë. Edhe tash e tutje kështu do të jetë! Rruga e Kosovës për në BE do të kaloj nëpër Beograd. Më 18.01.2013 drejtori i zyrës për Kosovën dhe Metohi kishte deklaruar: Platforma jonë politike është ta jetësojmë autonominë e plotë për "Kosovën dhe Metohi" duke krijuar ‘Zajednicën’ për komunat serbe dhe më vonë këto ti njohin të gjithë; ne, ata dhe pala e tretë...(BE-ja).

Kështu edhe ndodhi! Kush mund ta kontestojë sot ekzistencën e ‘Zajednicës’ ?!!