"Kosova Sot", promotore e drejtësisë, demokracisë dhe e fjalës së lirë

  • 17 September 2018 - 08:10
SHKRUAN: MR.BISLIM ALIU

"Kosova Sot" mbushi 20 vjet që gjithnjë shpërfaqi realitetin e lartë në shkrimet e nduarnduarta. Aty përherë ishin temat më të larmishme dhe më realiste që duhet ta ketë një gazetë. Dhe, s'do mend se ky realizëm arriti vetëm me përkushtimin e madh të botuesit dhe stafit gazetaresk të saj. Ajo, zaten, gjithherë ishte aty ku ishte gjithmonë edhe populli. Aty ku ishte esenca e ngjarjeve. Aty ishte "Kosova Sot". Dhe, përherë ishte aty, ku duhet rrezatuar me llojllojshmërinë e temave dhe me paanshmërinë e lartë të saj në shtjellimin e tyre. Ajo u bë dritë e diell e zemër që rrezon e rrezon me njohuri të reja dhe përmbajtësore. Ajo, para 20 vjetësh u lind si një meteor për ta shfaqur realitetin. Dhe, lindi në kohën e vështirë, kur zhurmonin tanket dhe krisnin pushkët pa ia nda. Dhe, ajo, nën udhëheqjen e botuesit vendosi të botohet. E, sigurisht nuk ishte lehtë. Andaj, prej asaj kohe "Kosova Sot" varg e vi që 20 vjet korri suksese dhe u perfeksionua në një gazetë moderne me një prezantim tejet avancues dhe demokratik. E nuk e pati lehtë. Kjo, zaten, kërkoi vendosmëri, angazhim dhe shpërfaqje tejet realiste për temat e llojllojta. Aty, përherë gjeti risi, nxënësi, studenti, politikani, profesori, piktori, muzikanti, futbollisti… Dhe, aty gjetën risi të gjitha shtresat e kombit , dhe, me shpërfaqje të tilla u bë gazeta më e lexuar dhe më e perfeksionuar në vend. Këtë e arriti me punë të ndershme dhe me profesionalizëm të lartë.

"Kosova Sot" përherë me informacione tejet realiste
S'do mend se "Kosova Sot" përherë në redakturën e vet e ka mbajtur vijën e saj të drejtë . Dhe, gjithnjë këtë linjë ajo e mbajti me përkushtimin më të madh. Ajo këtë realitet asnjëherë nuk e largoi, por përkundrazi e avancoi në perfeksionizëm dhe e formoi në një intelektualizëm fare modern. Kjo gazetë punoi dhe mendoi drejt. E, këtë drejtësi, ajo asnjëherë nuk e humbi, por e përkrahu dhe e avancoi deri në një demokraci të vërtetë. Kjo demokraci dhe liri e shprehjes përherë u bënë rreze drite te çdo qytetar dhe lexues i ndershëm i vendit tonë. Nuk është lehtë të përkrahet drejtësia demokracia dhe liria e shtypit në këtë kohë kur kanë ngritur kokën parregullsia dhe joligjshmëria. Andaj, me vetëdije të plotë 'Kosova Sot' e zgjodhi rrugën e drejtë duke mos u bërë satelit i askujt. Por, besa e shikoi punën e vet dhe realitetin e vet. Pa mëdyshje, kjo e arritur rezonuese e bëri këtë gazetë të dashur, humane dhe reflektive me ndërgjegjen e lartë të komunikimit njerëzor. Përherë njerëzorja dhe madhorja e kombit u shfaqen në këtë gazetë. Ajo, rrezaton dhe rezonon përherë me larushinë e temave, ekonomike, politike kulturore, artistike, sportive…pra është gazetë e gjithanshme dhe e dashur për të gjithë."Kosova Sot" vazhdimisht, varg e vi u formua dhe u perfeksionua mbi themelet e moralit njerëzor dhe ndërnjerëzor. Ajo ishte gjithherë promotore e njerëzisë, drejtësisë lirisë demokracisë dhe e fjalës së lirë. A ka më mirë se ta gjesh fjalën e lirë dhe të demokracisë?

"Kosova Sot" e obligon çdo lexues që ta lexojë me rregull
Pa dyshim, "Kosova Sot" me larushinë e temave të shpërfaqura u bë për çdo lexues obligative dhe e dashur. S'do mend se këtë dashuri ia dha me plot dashuri "Kosova Sot". Ajo këtë e bëri me plotëni qe 20 vjet. Dhe, që 20 vjet ajo lexohet dhe lexohet pandalshëm. Kjo dashuri është e sinqertë dhe ky sinqeritet do të mbetet përherë. Ajo qe 20 vjet ishte një dritare që vezullon përherë. Ishte dritë dhe rritë e kësaj rritdrite. Dhe, që 20 vjet mbeti kështu me rritën e saj të sinqertë. Pa dyshim , këtë dritdhënie "Kosova Sot" e stabilizoi dhe tani u perfeksionua deri në një gazetë fare stabile me stabilitetin e saj fare rrezatues. Kjo gazetë, pra qe 20 vjet është obliguese për çdo lexues. Kjo lexueshmëri nuk është arritur ashtu ad hok, por me ndershmëri dhe me një liri fare demokratike. Liria dhe demokracia është gjithmonë në këtë gazetë. Ajo, besa, edhe dallohet nga gazetat e tjera në Kosovë, mu në saje të kësaj lirie të shprehjes. Rrjedhimisht ky avancim u bë ngadalë, por sigurt. Tani, besa, kjo siguri e lartë e mban gazetën më të qëndrueshme , më besnike dhe bëhet më obligative për lexuesin. Sot, ajo vazhdimisht lexohet dhe përherë u bë pjesë e pandashme e çdo familjeje. Dhe, çdo familje në brendinë e saj e ka "Kosovën Sot". Kjo me dashamirësi dhe me lexueshmëri do të mbetet gazeta më e dashur dhe më e lexuar në Kosovë. Pa dyshim 'Kosova Sot' asnjëherë dhe askurrë nuk e kopjoi ndonjë gazetë tjetër. Por, përkundrazi, gazetat e tjera u orvatën ta kopjojnë atë. Por, më kot. Kjo gazetë nuk kopjohet, meqë në brendinë e saj e ka realitetin dhe demokracinë e lartë të shprehjes së lirë. Andaj, s'do mend demokracia dhe liria nuk mund të kopjohen. Atë e ka vetëm "Kosova Sot" dhe përherë do të mbetet "Kosova Sot". Ajo ishte, është dhe përherë do të mbetet kështu.

Gjithmonë do të mbetesh e jona
S'do mend se "Kosova Sot" është e hapur për të gjithë. Secili e gjen vetën aty. Dhe, mu për këtë është edhe pjesëtar i rregullt i saj. E, kjo pjesë na u bë edhe e jona. Meqë edhe ne jemi aty. Kjo prezencë e jona u bë themel dhe gurëzim i joni. Dhe, ky gurëzim u rrit me rritën tonë e u bë kala. Kala për të gjithë. Pra, u bë kala e madhe e këtij populli të vuajtur dhe të përvuajtur. E, "Kosova Sot" gjithmonë u bë e jona dhe përherë do të mbetet e jona. Kjo rreze drite përherë ishte me ne dhe në ne. Atë nuk e ndajmë dhe asnjëherë nuk do ta ndajmë as sot dhe as kurrë. Andaj, në këtë 20- vjetor jemi të lumtur me rritën e saj. Ajo u rritë dhe përherë do të rritet edhe më shumë. Në këtë shumësi lumturie ne, do të gëzohemi me lumturinë e saj dhe do të kënaqemi me bukurinë dhe rrëfimin e saj. Pra, në këtë përvjetor tëndin, por edhe tonin, të dëshirojmë suksese e suksese të tjera dhe së bashku të kënaqemi me rritën tënde. Zaten, këtë rritë e arritje me angazhim dhe me punë fare njerëzore dhe profesionale. Nduarnduarshmëria e të shprehurit sensitive është në brendin tënde. Ajo, vazhdimisht shpërfaqet dhe do të shpërfaqet edhe tevona dhe gjithmonë. Ne jemi të gëzuar dhe qëndrojmë ballëhapur me ty dhe me rritën tënde. Sigurisht suksesi juaj është padyshim edhe i yni. Dhe, gëzohemi gjithmonë me rritën dhe me realitetin tënd. E, ne që 20 vjet u rritëm bashkë dhe do të rritemi edhe në të ardhmen. Rezonanca e rrezatimit ndjesor dhe përmbajtësor përherë u gjend në faqet e tua. Dhe, mbesim me shpresë se edhe në të ardhmen do t'i gjejmë në faqet e tua. Me siguri se po dhe jemi të bindur në këtë. Me siguri do të vazhdojmë gjithmonë rrugën e ndershmërisë me ty, sot nesër e gjithmonë…

(Kosova Sot)