Paranoja e Ivica Daçiqit nga "Shqipëria e madhe"

Paranoja e Ivica Daçiqit nga
  • 19 September 2018 - 08:09
SHKRUAN: PROF.DR. MEHDI HYSENI

Shfarosja institucionale dhe sistemake e shqiptarëve dhe kolonizimi i territoreve të Shqipërisë etnike, në emër të rremë të krijimit të "Shqipërisë së madhe" përbën bazën betonarme të "shfrytëzimit të modelit racist të superioritetit të kombit serb për pushtimin e hapësirës jetësore të kombeve të tjerë", siç është pikësëpari kombi shqiptar në Ballkan. Shqiptarët në Gadishullin Ilirik të Evropës Juglindore, që nga shekulli II i erës së re e deri më sot, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, ende nuk janë në dijeni për ndonjë "Shqipëri të madhe", sepse nuk kanë copëtuar, as aneksuar, as kolonizuar e as pushtuar asnjë pëllëmbë territori të vendeve fqinje, jashtë territorit të SHQIPËRISË ETNIKE. Kjo është vetëdija e lartë, vizioni, drejtësia dhe njohja e vlerave universale të Evropës dhe të botës së qytetëruar demokratike të sotme, JO shfarosja dhe kolonizimi gjenocidal i popujve, ashtu siç ka dëshmuar Serbia dhe serbët me shekuj (XIX-XXI). Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pas përfundimit të takimit me homologun e tij rus, Sergej Llavrov, në Soçi të Rusisë, në një konferencë për shtyp, ndërron tezat, duke i shpifur dhe akuzuar shqiptarët në këtë mënyrë:"Shqiptarët ende nuk e kuptojnë se bota ka ndryshuar. Këtë dëshmojnë edhe kërkesat e tyre për Projektin e 'Shqipërisë e madhe', duan të vijnë në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe veriun e Greqisë". Kjo kritikë e pacipë e Daçiqit nuk ka asnjë lidhje me civilizimin dhe me modernizimin e shqiptarëve karshi Evropës dhe botës së ndryshuar demokratike, por VETËM me BARBARINË DHE ME GJEONCIDIN SERBISË së "BABAIT" të tij, Slobodan Milosheviq, që së bashku kryen 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). Ky është Daçiqi i "civilizuar" dhe i "modernizuar", i cili, sipas "leksioneve" fashiste dhe raciste të Slobodan Milosheviqit, edhe sot, në sy të Evropës dhe të botës demokratike, po orvatet që t'i ndërrojë tezat sikurse dikur së bashku me "BABAIN" e tij, Slobodan Milosheviq, se gjoja "Shqiptarët nuk po kuptojnë se tanimë ka ndryshuara situata dhe bota…" Kjo tezë akuzuese vulgare, drejtuar në adresën e gabuar të shqiptarëve, mund t'u referohet vetëm Daçiqit dhe serbomëdhenjve të tij të "civilizuar" dhe të "modernizuar", të cilët në fundshekullin XX (1990-1999) kanë kryer 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Fatkeqësisht, ky lloj "qytetërimi" i holokaustit hitlerian serb kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve, është prova e pakundërshtueshme se serbëve dhe Daçiqit, edhe në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, "akrepi i orës" së ndryshkur u ka ngelur ende i pandryshuar në kohën e errët mesjetare, duke mos ndryshuar logjikën destruktive dhe praktikën e politikës kolonialiste dhe neokolonialiste ndaj territoreve autoktone të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike (1876- 2018). Ky lloj kolonializmi dhe neokolonializmi shekullor i Serbisë, i Malit të Zi, i Greqisë dhe i Maqedonisë ndaj shqiptarëve dhe territoreve të Shqipërisë etnike, dëshmon se serbët së bashku me Daçiqët e tij, ende nuk e kanë të qartë se rendi i ri juridik pozitiv botëror ka ndryshuar, që nga viti 1945, kur u formua OKB-ja, ku Karta dhe Rezolutat e saj, si dhe normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare sanksionojnë çdo lloj kolonializmi dhe neokolonializmi në botë. Mirëpo, fatkeqësisht, JO edhe kolonializmin shekullor serbosllav në Ballkan (1945-2018). Pa zhdukjen e kolonializmit dhe të neokolonializmit serbo-sllav në Ballkan, nuk mund të kuptohen dhe të interpretohen drejt, në mënyrë objektive dhe të argumentuar ndryshimet dhe zhvillimet e bëra në kuadrin e bashkësisë së sotme ndërkombëtare. Shqiptarët nuk e njohin Evropën dhe botën sipas agjendave antishqiptare të Ilija Garashaninit (1844), të Vaso Qubrilloviqit, të Ivo Andriqit, të Nikolla Pashiqit, të Karagjorgjeviqëve, të Slobodan Milosheviqëve, të Daçiqëve dhe të Vuçiqëve për të shfarosur dhe shtypur popuj josllavë për t'ua grabitur territoret e tyre, por përmes drejtësisë dhe vlerave universale qytetëruese, demokratike dhe paqësore.

Daçiqi së pari ta njohë vetveten, pastaj shqiptarët!
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, së pari ta ndryshojë vetvetenmentalitetin amorf të mitomanisë ende të pashëruar dhe të pareformuar mesjetare feudale serbe, që në thelb ka "zhdukjen fizike të popullit shqiptar, me qëllim të grabitjes dhe pushtimit të territorit të tij etnik përmes terrorit, masakrave, represalieve, shpërnguljes dhe gjenocidit të institucionalizuar shtetëror" (XIXXXI), pastaj të flasë se kush janë shqiptarët dhe se ata e njohin Evropën dhe botën e sotme moderne. Ky është kusht i domosdoshëm, që do të duhej ta merrte parasysh Ivica Daçiq, së pari ta njihte vetveten dhe serbët e tij, të cilët në kohën më të re me Slobodan Milosheviqin në krye kanë kryer 3 gjenocide kundër kroatëve në Kroaci, myslimanëve boshnjakë në Bosnjë dhe shqiptarëve në Kosovës (1992-1999), e pastaj të fliste për shqiptarët si dhe për rrethanat dhe gjendjen e ndryshuar në skenën e politikës ndërkombëtare në dimensione botërore pas përfundimit të luftës së ftohtë (1989- 2018). Thjesht, sikur Daçiqi dhe serbët t'i kishin njohur ndryshimet politike në sistemin shtetëror të marrëdhënieve politike ndërkombëtare (1989-2018) sigurisht se nuk do t'i kishin kryer 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, por do të ishin ndarë në mënyrë paqësore dhe demokratike ashtu sikurse shtetet e tjera të Evropës Lindore (Çekosllovakia, Moldavia, Letonia, Lituania, Estonia… etj. nga BRSS-ja). Fundja, ministri i Jashtëm serb, Daçiq mund t'i kritikojë shqiptarët vetëm për këtë çështje, PSE, ende shqiptarët nuk e kanë guximin, që para bashkësisë ndërkombëtare (OKB) ta emërtojnë problemin kolonial serbo-sllav në territoret e tyre (1878-201). Derisa nuk emërtohet, nuk konkretizohet dhe nuk ndërkombëtarizohet problemi serbo-sllav në territoret e Shqipërisë etnike, shqiptarët nuk kanë asnjë gjasë reale, që të jetojnë në paqe dhe në fqinjësi të mirë me kolonialistët serbo-sllavë në Gadishullin Ilirik. 

Nishi është qytet dardan-shqiptar 
Këtë të vërtetë të lashtë historike për Nishin e ka shkruar qysh në shekullin II të erës së re gjeografi Claudius Ptolemy, se "Nishi ishte një nga katër qytetet më të mëdha të DARDANISË", domethënë të SHQIPËRISË, jo të Serbisë dhe të serbëve, sepse serbët janë sllavë, JO ILIRË e as DARDANËSHQIPTARË. Ky ishte qytetërimi i DARADANËVESHQIPTARËVE të Gadishullit Ilirik, që nga shekulli II i erës së re. Ndërkaq, fiset barbare serbo-sllave janë ardhacakë në viset e Gadishullit Ilirik. Prandaj, Daçiq dhe Vuçiq e kanë shansin historik, që Nishin ta mbajnë edhe më tej nën sundimin kolonial shekullor, nëse në mënyrë paqësore Shqipërisë etnike ia kthejnë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Ky është minimumi, që kërkojnë shqiptarët nga borxhliu i keq. Jo vetëm Daçiqi, Vuçiqi, Nikoliqi, Vulini, Gjuriqi, por të gjithë serbët së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe dhe me Kishën Ortodokse Serbe të shtetit të Serbisë, njëherë e përgjithmonë, duhet ta kenë të qartë se shqiptarët, ashtu sikurse deri tani, kurrë nuk kanë luftuar e as nuk kanë kërkuar dhe kurrë nuk do të luftojnë e as nuk do të kërkojnë copa territori të sllavëve pushtues të Ballkanit kinse për të krijuar ndonjë "Shqipëri të madhe", shpifur nga shkenca, nga politika, nga propaganda dhe nga kisha serbe, me qëllim të MBROJTJES së SERBISË SË MADHE, por DO TË LUFTOJNË DHE DO TË KËRKOJNË VETËM KTHIMIN E TERRITOREVE TË SHQIPËRISË ETNIKE, të aneksuara, të grabitura, të kolonizuara dhe të pushtuara me gjenocid nga Serbia e Madhe, nga Greqia, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi (1878-2018). Kjo kërkesë e drejtë historike dhe e ligjshme e shqiptarëve për KTHIMIN E TERRITOREVE TË TYRE ETNIKE BRENDA KUFIJVE NATYRALË, HISTORIKË DHE GJEOPOLITIKË të SHQIPËRISË ETNIKE, nuk mund të cilësohet si "Shqipëri e madhe". Për më tepër, as shqiptarët nuk mund të konsiderohen si "OLD FASHIONED" në të kuptuarit e ndryshimeve të politikës së sotme moderne në dimensionet globale botërore, ashtu siç është shprehur negtaivisht dhe në mënyrë përçmuese ministri Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, para masmediave, me t'u takuar me homologun e tij, Sergej Llavrov në Soçi të Rusisë (21 gusht 2018). Ndryshe, ashtu si i keni pushtuar dikur, para 140 vitesh: Nishin, Vrajën, Prokuplen, Leskovcin, Bllacën, Kurshumlinë dhe viset e tjera të Anamoravës shqiptare (1878-2018), edhe do t'i braktisni brenda një kohe shumë të shpejtë, ashtu siç e braktisët edhe Kosovën për "78 ditë" (24 Mars -10 Qershor 1999). Mirëpo, që të mos përsëritet rasti i Kosovës (1999), do të duhej të pranoni kompromisin historik (i cili është në favorin e Serbisë, sepse po fitoni territore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve), që Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën t'ia ktheni Shqipërisë, në mënyrë qa t'i "kullotni" edhe më tej Nishin, Leskovcin, Vrajën, Prokuplen, Bllacën, Kurshumlinë dhe Novi Pazarin etj. Ndryshe, do t'i humbisni këto koloni, ashtu sikurse Kosovën (1999). 

Çfarë i tha Daçiqi ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Llavrov, në Soçi?
Dihet se çka i ka thënë (duke ndërruar tezat, i fajëson shqiptarët për kolonializmin dhe gjenocidin serb të bërë ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë etnike, gjatë viteve 1878-2018), atë që kolonialistët dhe hegjemonistët serbomëdhenj dhe gjenocidalë e kanë thënë dhe e kanë bërë me shekuj kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë etnike, duke i kolonizuar, duke i copëtuar, duke i aneksuar, duke i shfarosur edhe si komb, edhe si territor, edhe si shtet, si dhe duke i fajësuar gjithmonë se ëndrra e tyre është krijimi i "Shqipërisë së madhe"! Rrena shekullore serbomadhe "Velika Albanija"! Koherenca politiko-propagandistike, kishtare, akademike, kuazishkencore e shtetit dhe e Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja kërkesa e drejtë dhe e bazuar historike dhe gjeopolitike e shqiptarëve, që të kthehen në trojet e tyre stërgjyshore, do të thotë krijimin e një "Shqipërie të madhe", nuk do ta shpëtojë Serbinë e Madhe nga revidimi i kufijve artificialë dhe kolonialë të saj, të krijuar me pjesët e territorit indigjen të Shqipërisë etnike (1878-2018). Mirëpo, shqiptarët nuk duhet të frikësohen nga manovrimi dhe taktizimi politik, diplomatik dhe propagandistik i serbomëdhenjve, kur këta para Evropës dhe para botës na akuzojnë, duke përdorur sintagmën e sajuar "Shqipëri e madhe", sepse kjo nuk ka asnjë element ndërlidhës me përmbajtjen e emërtimit historik, gjeopolitik, kombëtar dhe shtetëror të identitetit të SHQIPËRISË ETNIKE. Mbiemri "e madhe" makth për Serbinë e Madhe! Ky obsesion historiko-politik, propagandistik dhe mitologjik i egocentrizmit kolonial dhe hegjemonist serb, dëshmon saktësisht se serbomëdhenjtë janë ata, që edhe në shekullin XXI nuk marrin vesh se kolonizimi i territoreve shqiptare, është anticivilizim dhe vepër e dënueshme penale ndërkombëtare, që rrezikon jo vetëm shqiptarët në Ballkan, por edhe Evropën, si dhe rendin, sigurinë dhe paqen botërore.

(Kosova Sot)