Skandali i Evropës ME REFUGJATË

Skandali i Evropës ME REFUGJATË
  • 20 September 2018 - 08:14
Shkruan: GORDON BROWN

Aq sa refugjatët kanë nevojë për ushqim, strehim dhe kujdes shëndetësor të duhur sot, ata gjithashtu kanë nevojë për njohuri dhe mjete për të ndërtuar një jetë të re dhe për të kontribuar nesër në shoqëri, qoftë në vendin e tyre ose në një vend të ri Ka qenë prej kohësh e njohur se kampi i refugjatëve Moria në ishullin grek Lesbos është goditur nga mbipopullimi, kushtet johigjienike dhe dhuna e shfrenuar, përfshirë trazirat që kanë lënë shumë të lënduar. Por, kur punonjësit e ndihmës raportuan në prill se fëmijët aq të rinj, edhe të moshës dhjetë vjeçare, përpiqen të bëjnë vetëvrasje, u theksua një tjetër aspekt tragjik i krizës së refugjatëve: 30 milionë fëmijë në botë janë aktualisht të zhvendosur, shumë në kushte të tmerrshme. Kriza nuk po i vë ata në rrezik sot; ajo po kërcënon të shkatërrojë të ardhmen e tyre. Në kampin Moria, fëmijët jetojnë me frikë. Trazirat e fundit kanë zhvendosur qindra banorë të kampit dhe kanë shkaktuar shumë të lënduar. Kjo është traumatizuese për fëmijët që janë me familjet e tyre, por edhe më shumë për ata që janë të vetmuar. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, shumë fëmijë kanë mungesë të strehimit themelor, me mijëra familje të futura në tenda të lira të dhuruara, të cilat shpesh nuk janë as të papërshkueshme ndaj ujit. Dimrin e kaluar, tre vetë vdiqën nga helmimi i monoksidit të karbonit, ndërsa përpiqeshin të ngroheshin. Por, sfidat me të cilat ballafaqohen këta fëmijë shtrihen shumë më larg se periudha afatshkurtër. Edhe nëse fëmijët refugjatë arrijnë të gjejnë diku vend të sigurt, perspektivat e tyre janë të zymta, sepse shumica kurrë nuk do të kenë shansin të shkojnë në shkollë - një realitet që do të dëmtojë rëndë aftësinë e tyre për të gjetur punësim fitimprurës

Askush nuk vijon shkollën publike
Në numërimin e fundit, në Moria kishte 1,729 fëmijë, më shumë se 1,000 prej të cilëve janë në moshë shkollore. Numri i tyre u rrit kohët e fundit meqë me anë të barkave arritën 834 persona në kamp vetëm javën e kaluar. Askush nuk vijon shkollën publike dhe qeveria greke ende nuk u lejon atyre qasje në ndonjë nga programet formale të arsimit të krijuara për azilkërkuesit. Opsioni më i mirë i disponueshëm për fëmijët refugjatë në Moria janë qendrat e rralluara të edukimit joformal, ku numri i lartë i mësuesve që lënë punën është një problem serioz. Megjithatë, as ky opsion nuk është i disponueshëm për të gjithë, pasi qendrat ekzistuese mund të ofrojnë arsim për vetëm 500 fëmijë në ditë - më pak se gjysmën e popullsisë të moshës shkollore. Dhe, ky numër mund të bjerë: qendra më e madhe joformale e arsimit, e udhëhequr nga UNICEF, do të mbyllet në dhjetor, sepse nuk mund të gjendet 30,000 euro (34,900 dollarë) në muaj, të nevojshme që qendra të punojë. Por, mund të ketë shpresë për refugjatët në Moria. Zyrtarët grekë i kanë dhënë Ministrisë së Migracionit 30 ditë për të përmirësuar kushtet në kamp apo për ta mbyllur atë. Ky veprim është i vonuar shumë. Kjo nuk do ta pakësojë sfidën e rëndësishme me të cilën përballet Greqia. Tashmë duke u përpëlitur nën peshën e masave shtrënguese, vendi është përballuar me ardhjen e 1.1 milion refugjatëve që nga viti 2014, dhe qindra refugjatë vazhdojnë të mbërrijnë në brigjet e ishullit Lesbos çdo ditë. Kjo ka qenë shkatërruese për ishullin e vogël, industria turistike e të cilit thuajse është shkatërruar. Me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian të mbyllur në mënyrë efektive për refugjatët në Greqi, kampet në pjesën tjetër të Greqisë janë mbushur. Por, Moria vazhdon që të veprojë me 3-4 herë më shumë sesa kapaciteti i saj zyrtar. Komisioni Evropian ka ndarë më shumë se 1.5 miliard euro për Greqinë që nga viti 2015 për të menaxhuar krizën e refugjatëve dhe thotë se ofrohet edhe një mbështetje shtesë emergjente. Ku kanë shkuar saktësisht fondet e kaluara është tani subjekt i kërkimit të pyetjeve nga Sebastian Leape, një vullnetar që kaloi javët e fundit në kamp.

Boshllëku arsimor-financiar
Mbështetja e pamjaftueshme për refugjatët nuk është vetëm një problem në Greqi, meqë kampet e refugjatëve në shumë vende që kanë kaluar nën vëzhgim për kushtet e këqija. Siç ka pranuar Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Filippo Grandi, kjo përfshin një mungesë të mundësive për arsimim. Më pak se gjysma e fëmijëve të moshës shkollore të refugjatëve në mbarë botën ndjekin shkollën; madje as një në katër nuk e vijojnë shkollën e mesme; dhe nën 1% vazhdojnë të ndjekin arsimin e lartë. Vendet ku ka popullatë të madhe të refugjatëve kanë nevojë për fonde të mjaftueshme për t'u mundësuar atyre që t'u japin fëmijëve të refugjatëve qasje në shkollat lokale. Fondi i Arsimit nuk mund të pritet të krijohet për të tejkaluar boshllëkun arsimor-financiar për këta fëmijë. Udhëhequr nga Yasmine Sherif, fondi koordinon punën me OKB-në dhe agjencitë e saj humanitare, si financiarisht ashtu edhe organizativisht, për të siguruar që çdo djalë dhe vajzë refugjate të ketë mundësi për t'u arsimuar. Nevojat afatgjata për arsim dhe punësim janë historikisht nënvlerësuar në planifikimin humanitar. Por, aq sa refugjatët kanë nevojë për ushqim, strehim dhe kujdes shëndetësor të duhur sot, ata gjithashtu kanë nevojë për njohuri dhe mjete për të ndërtuar një jetë të re dhe për të kontribuar nesër në shoqëri, qoftë në vendin e tyre ose në një vend të ri. Është në interesin më të mirë të të gjithëve që të sigurojmë që ata të fitojnë aftësitë që u nevojiten.

(Kosova Sot)