Dilemat financiare dhe strategjike të Erdoganit

Dilemat financiare dhe strategjike të Erdoganit
  • 21 September 2018 - 08:15
Shkruan: DAVID GARDNER

Turqia ka nevojë për para urgjentisht. Kjo urgjencë u bë më akute nga presidenti Trump, i cili përshpejtoi rënien e lirë të lirës duke synuar ministrat turq me sanksione dhe duke dyfishuar tarifat për çelikun dhe aluminin turk Marrëveshja e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me homologun e tij rus, Vladimir Putin, e cila, së paku, do ta shtyjë një ofensivë të mbështetur nga Moska në Idlib, enklavën e fundit rebele siriane, duket sipërfaqësisht si një përgjigje ndaj një prej shumë pyetjeve përplasëse me të cilat ballafaqohet lideri turk. Të gjitha ato kanë të bëjnë me krizën. Për të filluar me më të dukshmet: Turqia po përballet me një emergjencë financiare. Elementet themelore të të krizës së monedhës e cila ka zhytur lirën, tashmë ekzistonin para se Erdogan të 'binte' në konflikt në mënyrë spektakulare muajin e kaluar me presidentin amerikan Donald Trump, i cili deri atëherë ishte admirues i liderit të fortë turk. Modeli ekonomik i ndërtimit dhe konsumit të Erdoganit u mbështet shumë gjatë te kredia e huaj të lirë, e cila e mbajti ekonominë në gjendje të mbingarkesës, por që tani po thahet.

Një mal i tërë i ankesave të ndërsjella midis Ankarasë dhe Uashingtonit
Turqia vuan nga inflacioni i lartë (me 18 për qind); një monedhë në rënie (e cila humbi një të katërtën e vlerës së saj muajin e kaluar, por është rreth 40 për qind poshtë dollarit këtë vit); dhe një deficit të heshtur të llogarisë rrjedhëse, që shkon në 7% të prodhimit të brendshëm bruto, i cili ngre spektrin e krizës së bilancit të pagesave. Rënia e lirës do të thotë që bizneset kryesore dhe bankat, që detyrohen me 295 miliardë dollarë në hua të huaja, gjysma e të cilave arrijnë maturimin në 12 muajt e ardhshëm, rrezikojnë të falimentojnë. Turqia ka nevojë për para urgjentisht. Kjo urgjencë u bë më akute nga presidenti Trump, i cili përshpejtoi rënien e lirë të lirës duke synuar ministrat turq me sanksione dhe duke dyfishuar tarifat për çelikun dhe aluminin turk. Një mal i tërë i ankesave të ndërsjella midis Ankarasë dhe Uashingtonit kishte filluar të tejfryhej edhe para zgjedhjes së Trumpit. Ajo që e bëri situatën kritike, ishte arrestimi (që ende vazhdon) i Andrew Brunson, një pastori evangjelik protestant amerikan. Turqia e akuzon atë për bashkëpunim me komplotistët e dështuar të grusht shtetit, të korrikut të vitit 2016, për të cilin Erdogan fajëson një rrjet të fshehtë të kuadrove islamikë të udhëhequr nga Fethullah Gulen, një ish-aleat i tij, me banim në Pensilvani. Nga muaji i kaluar u bë e qartë se çfarë duhet të bënte Erdogan për të parandaluar që kriza e monedhës të shndërrohej në një fatkeqësi financiare. Ai duhej të rriste normat e interesit, të ndreqte 'rrethojat' me SHBA-në dhe të kërkonte një paketë shpëtimi - të gjitha këto lëvizje shumë të ndërlikuara, duke rrezikuar humbjen e fytyrës për një udhëheqës që pretendonte se kriza është një komplot perëndimor që ka për qëllim rrëzimin e Turqisë. Normat e interesit - për të cilat Erdogan thotë se janë "nëna dhe babai i të gjitha të këqijave" - u rritën ndjeshëm javën e kaluar. Kjo nxiti një episod presionesh epike nga presidenti. Ky ishte një karrem. Pajtimi me presidentin Trump është hapi tjetër. Kjo tani kërkon lirimin e priftit Brunson. Kjo është e ndërlikuar pasi Erdogan vitin e kaluar sugjeroi se ai ishte një peng për ekstradimin e Gulenit. Por, mund të jetë opsion (prokurori në rastin Brunson është transferuar). Mundësia e një konflikti tjetër Erdogan-Trump është ndoshta një pjesë e arsyes për pauzën e Putinit në Idlib.

Erdogan frikësohet nga një krizë e re e refugjatëve
Presidenti turk kërkoi ta ndalte ofensivën e regjimit sirian të mbështetur nga Rusia dhe Irani në një samit në Teheran këtë muaj. Erdogan frikësohet nga një krizë e re e refugjatëve, një kundërpërgjigje xhihadiste kundër Turqisë dhe kërcënimi për dy fortesa turke në veri-perëndim të Sirisë, të cilat Turqia i ka themeluar gjatë dy viteve të fundit. Miku i tij rus e refuzoi atë, por duket se është tani ka ndërruar mendjen, në dritën e përçarjes së mundshme në marrëdhëniet turko-amerikane. Në fund të fundit, Turqia, edhe pse aleate e NATO-s dhe një kandidate për anëtarësim në BE, është këmbë jo stabile e një trekëndëshi të ri të energjisë në Levant që Moska ka ndërtuar me Iranin. Do të ishte gjeopolitikisht e dëmshme për Rusinë që ta refuzonte Turqinë në një moment kritik për të. Erdogan është mburrur me "miq dhe aleatë të rinj" të cilët do të ndihmojnë Turqinë si pjesë e një aleance globale anti-Trump, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe madje edhe BE-në. Katari, aleati i fundit arab i Turqisë, ka premtuar investim prej 15 miliardë dollarësh. Kina po premton financimin e projektit me vlerë 3.6 miliardë dollarë. BE-ja, që mbështetet te Turqia për të frenuar flukset e refugjatëve sirianë në Evropë, pa dyshim do të rrisë ndihmën. Por vetëm FMN mund të dalë me shumat që Turqia do të kërkojë - edhe pse kjo do të kërkonte kushte që do t'i jepnin fund rritjes me çdo kusht, të bazuar te kreditë, të qeverisë së Erdoganit. "Ne mendojmë se ekziston një organizatë e fshehtë ose sekrete që po përpiqet të na detyrojë në një marrëveshje me FMN-në", thotë Mustafa Sentop, një udhëheqës parlamentar i partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim, ose AKP. Ai parashikon që "kjo nuk do të ndodhë". "Drejtimi te FMN-ja do të ishte një sfidë e madhe," thotë një strateg i fushatës AKP i cili nënvizon historinë politike të suksesshme të partisë për të denoncuar tutelën e fondit. Por, shton ai, në mënyrë të heshtur duke e pranuar si opsion: "Erdogani është i zoti që t'i japë shpjegime kombit". Dhe, shton "kemi nevojë për para tani".

(Kosova Sot)