KUISLINGU THAÇI – EDHE NJËHERË XHOKER I SERBISË NË TEJKALIMIN E PENGESËS KRYESORE PËR ANËTARËSIM NË BE!

KUISLINGU THAÇI – EDHE NJËHERË XHOKER I SERBISË NË TEJKALIMIN E PENGESËS KRYESORE PËR ANËTARËSIM NË BE!
  • 21 September 2018 - 12:52
Shkruan:Ibrahim Kelmendi

Për keqardhje, gjithandej nuk po kuptohet qëllimi kryesor i zhurmimit aktual nga kuislingu Thaçi, për gjoja marrëveshje historike me Serbinë, që përmban korrigjimin e kufijve, bashkimin e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës dhe pamundësimin që zajednica të ketë kompetenca ekzekutive. 
Si në vitin 2015, edhe tani, kuislingun Thaçi po e shpërdor Serbia, për të tejkaluar pengesën që përmban kapitulli 35 i negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE: miratimi paraprak i “marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.
Meqë një marrëveshje të tillë Serbia nuk e do (njohjen e Shtetit të Kosovës jo se jo), duhet ta ketë komanduar tani kuislingun Thaçi të zhurmon me përcaktime, gjoja të tij dhe prandaj edhe të Kosovës, për korrigjimin e kufijve dhe përfshirjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Ky zhurmim do të jetë arsyetimi efektiv i Serbisë për të tejkaluar kushtëzimet e radhës, në bisedime me BE-në, sikur gjoja Serbia pati vullnetin e mirë për të arrit marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, por, ja që Kosova nuk po ia njeh Serbisë kufirin shtetëror dhe po ka pretendime territoriale. Dhe vërtet zhurmimi i kuislingut Thaçi, zyrtarisht president i Kosovës, do të jetë argument bindës për qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, si ajo gjermane, që ta anashkalojnë kushtëzimin që përmban kapitulli 35.
Në këtë taktizim po angazhohen edhe disa personalitete europiane dhe amerikane, të cilëve po ju ngutet favorizimi Serbinë për ta anëtarësuar sa më shpejt në BE, me shpresë se kanë për ta penguar influencën ruse në Gadishullin Ilirik (“ballkanik”) përmes të saj. Kështu ata po shpresojnë se do të anashkalohet kushtëzimi që i është bërë Serbisë përmes kapitullit 35, prandaj po belbëzojnë për përkrahje të kërkesave të “presidentit” Thaçi për “korrigjim të kufijve dhe bashkimin e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës”. Dhe, prandaj ky është përcaktim i tyre për ta viktimizuar Kosovën...

Uroj që të bëheni në gjendje ta kupton këtë taktizim të Serbisë, duke shpërdor kuislingun Thaçi dhe miqtë e saj serbofilë në Bruksel e Vashington. 
Për ata që kanë nevojë për arsyetime të tjera konkretizuese, mirëpres pyetje konkrete.

(Kosova Sot)