Vetting-u të trazojë hajdutët

Vetting-u të trazojë hajdutët
  • 24 September 2018 - 07:44
SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIAN

E pashmangshme është ndërhyrja e VETING-ut në Kosovë për të trazuar këtë koshere grenzash që kanë ngulur THUMBIN THELLË NË TRUPIN E KOSOVËS DUKE E PLAÇKITUR PA PIKË MËSHIRE. Adresa e kësaj bande hajdutësh ka vetëm një emër se ku të kërkohet pa asnjë dyshim, pra duhet trazuar politikën dhe njëkohësisht sistemin e kalbur gjyqësor që dirigjohet nga politika e lartë shtetërore. Kosovës iu kanë turrur si lavë ujqish kush më shumë e kush më pak për të vjedhur dhe janë bërë të kamur si sheikët e Arabisë duke i siguruar vetes pasuri të paligjshme dhe duke e lënë popullin në mëshirën e Zotit. Hajnitë janë të dukshme dhe nuk i trazon askush, sistemi i kalbur gjyqësor hesht ose bën sehir, sepse janë në të njëjtën valle të kapur gisht për gisht. Sot, të pyesësh vetëm një qytetar të thjeshtë rrugësh dhe e di se kush është pasuruar me hajni. Ky rrjet nuk duhet fare të lihet të veprojë, sepse çdo ditë e më shumë dëmtohet buxheti i Kosovës.

Bandat më të rrezikshme në Ballkan
Kryebanditët dhe banditët e bandave politike e kanë kapur shtetin duke e mashtruar dhe së fundi shihet se këta banditë dhe kryebanditë punësojnë vetëm familjarët e tyre nëpër vendet kyçe dhe pikërisht ku vidhet yndyra e Kosovës. Veprimet e këtyre klaneve mafioze u vërtetuan se nuk mund t´i ndalë askush, sepse janë bërë rrjet shumë i fuqishëm dhe janë shtrirë si vaji në lakra si në nivelin qendror, si në nivelin lokal. E kanë bërë rrjetin tamam si të merimangës dhe askush nuk mund t´i ndalë veprimet mafioze. VETTING-u do të ishte shpëtimtar në qoftë se do të ndërhynte dhe të konfiskonte pasuritë e tyre, pasuritë e kësaj bande më të rrezikshme në Ballkan. E shihni ju se sa sigurt dhe pa pikë frike e them se grupi më i rrezikshëm hajnash që e vjedhin Kosovën deri në palcë janë; në Presidencë, në Qeverinë kuislinge hajnash, në Kuvendin kukull dhe rrugaçesh, në bandat politike dhe veçmas në kryebanditët e saj dhe shumë këlyshë rrotull tyre dhe natyrisht në sistemin e kalbur të gjyqësisë ku këtu bandat e hajdutëve më të rrezikshme janë jo vetëm në Ballkan, por në Evropë. Pra, thashë banda më e rrezikshme jo vetëm në Ballkan,por në tërë Evropën: Ju nuk jeni në dijeni se ku do të ishte Kosova po të mos ishin këta hajna, këta plaçkitës, kjo bandë e pamëshirshme e kanaleve të nëntokës kriminale që e drejtojnë mafio-oligarkët dhe bandat serbiane, si ajo Devolli, banda e UDB-së e prirë nga kopili i Jovicës, Baton Haxhiu.

Mashtruan popullin
Keni vënë re se si erdhën këto banda e banditë në pushtet? Duke e mashtruar popullin, duke e gënjyer nëpër fushata parazgjedhore, duke i vjedhur dhe duke blerë votat, duke i fryrë listat e veteranëve dhe atë duke marrë ryshfet deri 4500 euro dhe në fund i lanë me gishta në gojë dhe të bredhin nëpër rrugë ndërkaq, banditët e kryebanditët shëtisin hotelet me të shtrenjta të botës ku një darkë apo drekë u kushton jo më pak se 10.000 euro. Shikoni shtëpitë e tyre me pishina, shikoni hotelet e tyre si në San Francisko, shikoni se si i kanë uzurpuar dikasteret dhe pronat e shtetit dhe kanë ndërtuar shtëpi më të mirë se të Bill Clintonit, që zbritën nga fshatrat ku as dreqi i mallkuar nuk bën ve e populli mbledh kafshatën e gojës nga koshat e plehrave, nuk kanë para as për ilaçe dhe vetëm rrospitë e tyre mbajnë çante dore që kushton 8.500 euro. Sot, nuk do zgjatem më shumë, vetëm dua të them se Vetting-u të futet të trazojë këtë koshere grenzash, hajdutësh që kanë ngulur thumbin thellë dhe po e helmojnë Kosovën. Ndryshe nga Vetting-u, këta hajna nuk mund t´i ikin dorës së Zotit dhe dorës së mallkimit që do t´i ndjekë pas kudo që të shkojnë dhe haram e paçin për jetë e mot! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)