E majta do ta vendosë të ardhmen e Polonisë

E majta do ta vendosë të ardhmen e Polonisë
  • 24 September 2018 - 07:55
Shkruan: Slawomir Sierakowski 

Më 21 tetor, Polonia do të mbajë zgjedhjet lokale, të cilat do të pasohen nga zgjedhjet e Parlamentit Evropian, në maj të vitit 2019, zgjedhjet parlamentare kombëtare në vjeshtën e ardhshme dhe zgjedhjet presidenciale në maj të vitit 2020. Së bashku, këto katër palë zgjedhjesh mund të jenë vota më e rëndësishme e vendit që nga viti 1989. Si shteti më i madh ish-komunist i Bashkimit Evropian, Polonia luan brenda bllokut një rol analog me një "shtet swing" të SHBA-së. Qeveria e saj aktuale, nën partinë e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS), është kryesisht populiste; por ka një opozitë të gjerë kundër vetes. Shumica e medieve polake priren të jenë më kritike sesa përkrahëse ndaj qeverisë PiS. Gjyqësori ka qëndruar i vendosur kundër sulmit të PiS ndaj pavarësisë së tij. Dhe, korporatat dhe grupet e shoqërisë civile kanë bërë të njohur rezistencën e tyre ndaj PiS-it. Ndryshe nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, kryetari i PiS Jaros?aw Kaczy?ski mund të mposhtet në vend. Dhe, po të ndodhë një gjë e tillë, atëherë Polonia nuk do të pengojë më vendosjen e sanksioneve të BE-së kundër sjelljes së korruptuar dhe të paligjshme të qeverisë së Orbanit.

Partitë e opozitës kontrollojnë 15 nga 16 shtetet (vojvodet) e Polonisë
Kalendari politik është shumë i favorshëm për opozitën polake, e cila ka të ngjarë të dalë mirë në zgjedhjet lokale muajin e ardhshëm. Shumë nga paratë dhe fuqia në politikën polake qëndrojnë në nivel lokal, dhe partitë e opozitës tashmë kontrollojnë 15 nga 16 shtetet (vojvodet) e Polonisë dhe të gjitha qytetet kryesore. Sondazhet aktuale tregojnë se dominimi i opozitës mund të ulet ndjeshëm, por me siguri do të mbajë kontrollin e rajoneve perëndimore të vendit dhe qyteteve më të mëdha.Sipas një studimi të fundit të bërë nga "Krytyka Polityczna", problemi më i madh për partinë kryesore të opozitës, Platforma Qytetare (PO), është se ajo nuk pëlqehet as përkrahësit e vet, të cilët janë të bashkuar pothuajse vetëm nga frika nga PiS. Më keq akoma, udhëheqësi i PO, Grzegorz Schetyna, mbetet i papëlqyeshëm në një kohë kur politika është nxitur kryesisht nga spektakli dhe forca e personaliteteve individuale. Studimi i bërë nga "Krytyka Polityczna" demonstron se votuesit ndërtojnë pikëpamjet e tyre mbi gjykatat, refugjatët dhe politikanët e opozitës nga udhëheqësit kryesorë të partisë, dhe jo nga përvojat e tyre. Me fjalë të tjera, ata zgjedhin pikëpamjet e tyre për të justifikuar zgjedhjet e tyre politike. Kjo shpjegon pse politikat agresive dhe sjelljet konfrontuese të PiS kanë forcuar, në vend që të dëmtojnë, bazën e saj të mbështetjes. Përkundër skandalit konstant të nepotizmit të PiS dhe konflikteve të vazhdueshme me BE-në, gjyqësorin dhe grupet e biznesit dhe shoqërisë civile, mbështetja e saj nuk ka rënë nën 35%. Përkundrazi, mbështetja e PO-së duhet të rritet mbi 25%. E ardhmja, në duart e së majtës Me Kaczy?skin që ka forcuar pozitën e PiS si parti të së djathtës, e ardhmja e Polonisë tani mbetet në duart e së majtës. Por, e majta është thellësisht e ndarë. Vendimi i qeverisë PiS për të ulur pensionet e nëpunësve civilë të kohës komuniste ka ringjallur Aleancën Demokratike të Majtë (SLD), e cila tani gëzon mbështetje rreth 7-10%. Por SLD duhet të konkurrojë me 'Razem'-in, një parti radikale majtiste që u themelua pak para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2015. 'Razem' menaxhohet më shumë kolektivisht, sesa nga ndonjë lider i vetëm i caktuar. Megjithëse mbështetja e saj ka mbetur e qëndrueshme, në rreth 2%, shpresa që ajo frymëzoi kur u shfaq së pari është zëvendësuar nga zhgënjimi dhe armiqësia. Pavarësisht nga emri i saj, që do të thotë "Së bashku", ajo refuzon të hyjë në ndonjë lloj aleance me partitë kryesore, duke përfshirë SLD, edhe pse të dyja palët nuk arritën të kalonin pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit parlamentare. Në këtë rast, nga votat e tyre, të "humbura", përfitoi fituesi i përgjithshëm, PiS, parti e cila fitoi një shumicë të drejtpërdrejtë parlamentare. Sondazhet tregojnë se, nëse bashkohen të gjitha partitë e majta, ato do të siguronin 16% të votave. Kjo, së bashku me pjesën e PO, mund të jetë e mjaftueshme për ta privuar Kaczy?skin nga shumica e tij. Pyetja është, nëse e majta mund të kapërcejë ndarjet e saj. Përgjigjja mund të qëndrojë te Robert Biedron, i cili tashmë është krahasuar me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili e ktheu përmbys peizazhin politik francez më 2017

Biedro?, një njeri i famshëm politik
Si politikan i parë homoseksual i Polonisë, Biedro? befasoi të gjithë vendin kur ai fitoi postin e kryebashkiakut të qytetit provincial të Slupskut në vitin 2014. Që nga atëherë, ai është bërë i preferuari i medieve dhe një njeri i famshëm politik, të gjitha duke menaxhuar efektivisht qeverinë e qytetit të tij. Në votimin për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ai aktualisht vjen në vendin e tretë me mbështetjen e 12-19%, pas presidentit aktual Andrzej Duda dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk. Biedro? kohët e fundit njoftoi se, në vend që të kërkonte një mandat të dytë në Slupsk, ai do të përqendrohet në ndërtimin e një lëvizjeje politike. Ai shpreson të zbulojë emrin dhe platformën e lëvizjes në shkurt, pas zgjedhjeve lokale, por ai tashmë ka marrë një qëndrim, duke shmangur fjalën "e majtë" (duke preferuar në vend të kësaj "progresive"). Biedro? ka përgatitur këtë njoftim për të paktën gjashtë muaj. Gjatë kësaj kohe, ai ka autorizuar sondazhe të gjera për opinionin publik për të përcaktuar çështjet që me të vërtetë kanë rëndësi për votuesit polakë, ashtu siç bëri Macron në Francë. Dhe ai ka vizituar vendin kryq e tërthor, duke tërhequr turma mbresëlënëse kudo.Pasi ka provuar efektivisht drejtimin e një qeverie komunale, Biedro? mund të konkurrojë në mënyrë të besueshme me PiS për votuesit e qyteteve të vegjël dhe me PO-në për votuesit urbanë. Dhe, gjithashtu, si Macron, ai po përpiqet të pozicionohet midis pragmatizmit dhe idealizmit. Deri tani, e majta polake është konsumuar nga njëra apo tjetra: SLD ka qenë pragmatike deri në pikën e cinizmit, ndërsa 'Razem' ka qenë tepër idealist për t'u marrë seriozisht. Në të dy rastet, rezultati është i njëjtë: një tërheqje de facto nga politika. Asnjëra nga këto parti nuk ka ndonjë ndikim të vërtetë kombëtar. Biedro? dëshiron ta ndryshojë këtë. Por, ai thjesht nuk mund ta imitojë Makronin. Përkundrazi, ai do të duhet të besojë instinktet e tij dhe të godasë me të njëjtën energji, e cila edhe ia siguroi fitoren komunale në S?upsk, në vitin 2014.

(Kosova Sot)