Ja pikat negocuese të Marrëveshjes së Brukselit, ku "Xhorxh Washingtoni" i Kosovës është dashur ta vërë firmën...

Ja pikat negocuese të Marrëveshjes së Brukselit, ku
  • 10 October 2018 - 08:22

SHKRUAN: FADIL MALOKU
 

1. Sipas burimeve të sigurta nga Brukseli, është dashur të dal drafti i parë i Marrëveshjes "historike të korrigjimit" (lexo: denigruese), ku pa asnjë GARANCION të brendshëm (Kuvendit e Qeverisë) e as sish të jashtëm (Amerikës e Gjermanisë) do të NËNSHKRUHEJ projekti djallëzor i trojkës; Thaçi&Rama&Vuçiq;

2. Në gjithë ketë "pazar ala Esad pashë toptançe" NUK do kishte as NJOHJE RECIPROKE, ashtu siç na është thënë, folur e përfolur nga Presidenti, e miqtë tanë të interesit e afatgjatë;

3. Nuk do kishte as MOSBLLOKIM, për atë "ulësen" e famshme në OKB! Por, do të kishte thjesht "abstenim kurtuazi" nga Serbia dhe aleati i saj shekullor Rusia;

4. Përveç katër komunave serbëve të mbetur në shumicë etnike, do u vazhdohej t'u GARANTOHEN dhe RUHEN tapitë për ekstrateritoralitet të Kishave Serbe (lexo; kopili tjetër i mbetur "postkëmbim"!?)

5. DECENTRALIZIMI për serbët e jugut të Kosovës, do të mbetej edhe më tej kacavjerrur si "shpata e Demokleut" mbi gjithë territorin e rrudhur, në këmbim të heqjes së VENDEVE TË GARANTUARA ahtisariane;
 

6. Për NGUSHËLLIN dhe për statisfaksion moralo politik, po edhe për "kontributin" Thaçit, e në shenjë të vullnetit (lexo; mëshirës aleate!) të mirë nga ana e "aleatëve tanë të mëshirshëm", VENDET E GARANTUARA (një lloj të"kalit /postmodernist/të Trojës") për minoritetin më superdiskriminues pozitivisht në botë, do të HIQESHIN;

7. Në gjithë ketë Projekt famëkeq, çka është më e rëndësishme; kufizimet për MOSBASHKIM me Shqipërinë (se me Serbinë as që e besoj) do "mirëmbaheshin nën vigjilencën dhe mbikëqyrje" afatgjatë, të miqve dhe aleatëve tanë...
 

(Kosova Sot)