Qytetarët e Kosovës janë stërlodhur nga ju

Qytetarët e Kosovës janë stërlodhur nga ju
  • 15 October 2018 - 08:30

SHKRUAN: RAGIP GURAZIU

Nuk jeni edhe aq të këqij,sa po dëshmoni vetë. Po ju jeni bërë si dy aktorë që u bëtë të famshëm me një rol- dhe nuk keni sjellë në ekran asnjë rol tjetër për të qenë.... Është e vërtetë që Kosova po kalon momente më të vështira që nga përfundimi i luftës së UÇK-së dhe 10 vjetëve të pavarësisë së Kosovës. Dhe, a jeni në dijeni se bash ju dy në këto dy poste qytetarët e Kosovës i keni stërlodhur që këto 20 vjet në këtë shtet që e inkriminuat, shantazhuarit e coptuar,e si më zi. Njëzet (20) vjet pas lufte nuk po merreni vesh se sa ushtarë keni pasur, shkatërruat dhe i përvetësuat shoqatat e dala nga lufta, shokët tuaj, komandantë e ushtarë i latë midis lëndine me gishta në gojë. Tani në këto dy poste që mbani, njëri kryeministër e tjetri president, ju e dini vetë sa dëme i keni bërë gjatë luftës, pas saj dhe tani edhe sot ku jemi këtu. Dhe këtë pavarësi po doni ta fundosni, apo ta cungoni me ndarje territoresh, që do të thotë një turp i ju dyve po ju përcjellë që 20 vjet. Për çdo vit kujtojmë të gjithë ata burra dhe gra që flijuan gjithë atë që patën në këtë botë po edhe jetën e tyre që ne sot të gëzojmë këtë liri, prandaj sakrificat e tyre t'i shpërblej me të mirat. Ata flijuan atë që patën mundësi për një jetë më të mirë, për neve, për gjeneratat e ardhshme, po ne ku jemi, çfarë po bëjmë që sakrificat e shumë gjeneratave që kaluan dhe që ëndërruan ditën e sotme ta çojmë në vendin e duhur, mos vallë ata sakrifikuan për këto çfarë neve po na ndodh, ku qytetarët e vendit janë të mërzitur në vendin e tyre, ku qytetarët e Kosovës nuk janë aspak krenarë pse janë qytetar të Kosovës, ku qindra kosovarë lëshojnë Kosovën për një jetë ma të lumtur, të vetmit pushtetarët dhe familjet e tyre po ndjejnë kënaqësi pse janë kosovarë. Vallë, këta pushtetarë me çfarë krenohen sot para të vrarëve të dëshmorëve, çfarë bënë këta për Kosovën, çfarë thonë ata para varreve të tyre, pos hajnive dhe poshtërsive që kanë bërë për Kosovën, kur i tërë populli jetojnë në skamje dhe varfëri, mos vallë për këtë gjendje sakrifikuan gjenerata e gjeneratat, që populli të vuajë për kafshatë buke, që rinia ta lëshojë Kosovën dhe të marrë rrugën e vendeve të tjera. Deri kur do të vazhdojmë kështu? Kam frikë se do të na ndodhë diçka e keqe si përbuzje e amanetit të tërë, atyre burrave e grave që sot i shkelët me të madhe.

Opozita indiferente Se zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë transparentë dhe temat e nxehta gjithmonë janë zbuluar nga të tjerët, siç po ndodh edhe me këtë rreth opsionit të ndarjes. Tani doli i përfshirë edhe kryeministrit Edi Rama në ndarjen e Kosovës, që thuhet se është tepër i involvuar në këtë lojë kriminale për Kosovën, bashkë me miqtë e tij mirë të mirë, Presidentin, Hashim Thaçin, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe të paprekshmin, Behgjet Pacolli, duke shfrytëzuar të gjithë këta, kontaktet e tyre direkte me presidentin serb Vuçiq dhe udhëheqësit e tjerë shtetërorë të Serbisë. Duhet shpëtuar vendin nga sakatosja dhe defunksionalizimi i plotë i shtetit të Kosovës, përmes veprimit urgjent të Kuvendit të Kosovës që t'i merret mandati presidentit Thaçi. Atij duhet t'i merret mandati, derisa nuk ka mbërri deri te sakatimi i territorit të Kosovës. Thaçit duhet t'i merret mandati i presidentit, pasi mund ta sakatojë e ta tradhtojë territorin për ambiciet e tij dhe frikën nga Specialja. Edhe pyetja ime për Thaçin do të ishte: pse po ngutesh Hashim Thaçi kaq shumë për të bërë pazar territorin e shtetit të Kosovës, a është arsyeja e vetme për t'i ikur e për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, duke e caktuar tanimë takimin e radhës me Aleksandar Vuçiqin në Bruksel? Mirëpo, për mua është shqetësues fakti se si edhe opozita akoma po tregohet tërësisht indiferente, ndërkaq që edhe populli po duket se është shumë i habitur e nuk po reagon për rrezikun për ndarjen e Kosovës, e për çka flitej prej kohësh, pra për pazaret në kurriz të sovranitetit të vendit dhe integritetit territorial. 

Gjithçka bën për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale Përfundimisht, e ndaj mendimin se nuk duhet t'i lejohet Hashim Thaçit për interesa personale, të lërë në harresë historinë e negociatave vërtet të dhimbshme që u kurorëzuan me planin 'Ahtisari', prej të cilit erdhi edhe pavarësia, me kushtëzime dhe privilegje të jashtëzakonshme për pakicën serbe, e cila, edhe pse përbën vetëm më pak se pesë për qind të popullsisë, gëzon të drejta edhe më të shumta edhe se shumica dërrmuese që është shqiptare. Kalimi përtej kësaj kornize është më shumë se tradhti kombëtare dhe për mua është tepër e habitshme se si po përpiqet që me mish e shpirt z. Thaçi t'ia sigurojë edhe territorin për akomodimin e mekanizmit puroantikushtetues "Zajednicës", vetëm në këmbim të shpëtimit të vetes së tij nga Gjykata Speciale. Pavarësisht kësaj, unë mendoj që Kosovës nuk duhet t'i ngutet aspak për një marrëveshje të tillë të dëmshme, ndërsa Serbia vërtet e ka me ngut, sepse Serbia po merr e shpërblehet dhe pret benefitet e papara nga BE-ja. Të njëjtën gjë po e bënë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, por pak më ndryshe. Kryeministri tani do t'i matë forcat me presidentin se cili këtu është më i forti,që dihet mirë edhe vetë po dëshmojnë mu tani se në rendë të parë i kanë inatet e tyre që barten që nga lufta, dhe 20 vjet i kanë stërllodhur qytetarët e Kosovës,dhe këta dy duhet të largohen nga politika dhe postet që mbajnë, sa nuk e kanë bërë ndonjë marri,që kishte me ndikuar edhe kombëtarisht. Është e vërtetë që Kosova po kalon momente më të vështira që nga përfundimi i luftës së UÇK-së dhe 10 vjetëve të pavarësisë së Kosovës. Dhe, a jeni në dijeni se bash ju dy në këto dy poste qytetarët e Kosovës i keni stërlodhur që këto 20 vjet në këtë shtet që e inkriminuat, shantazhuart e coptuar,e si më zi.
 

(Kosova Sot)