Ja kandidati demokrat që mund ta mposhtë Trumpin në vitin 2020

Ja kandidati demokrat që mund ta mposhtë Trumpin në vitin 2020
  • 15 October 2018 - 08:37

Shkruan: Leslie Marshall 

Si një demokrat, unë jo vetëm që dëshiroj një kandidat të fortë për të kandiduar kundër Presidentit Trump. Dua dikë që do të fitojë. Ai 'dikush', sipas mendimit tim, është ishnënpresidenti Joe Biden

Më duhet të rrëfehem. Nuk isha e sigurt se Hillary Clinton do ta mundte Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Sigurisht, unë e mbështesja Clintonin, doja që ajo të ishte presidenti ynë dhe qava për rreth tri ditë kur ajo humbi - por nuk isha krejtësisht e tronditur që Trump fitoi. Për vite unë e kam parë Partinë Demokratike time të mbështesë kandidatët shumë inteligjentë, të cilët duken paksa më të mëdhenj për Amerikën mesatare.

Mosha e Bidenit John Kerry ishte një folës shumë elokuent, inteligjent dhe i kuruar i cili, sipas meje, e kishte bërë paçavure George W. Bushin në të tri debatet e kandidatëve për president. Gjithashtu besoja se Hillary Clinton ishte më profesionale dhe kishte më shumë njohuri politike dhe intelekt se Trump, dhe konkludova - sikur që thoshin anketat se ndjenin shumica e njerëzve - se ajo fitoi çdo kandidat presidencial debat. Por, populli amerikan në të dyja këto zgjedhje dukej se ndihej më rehatshëm duke votuar për një kandidat me të cilin më me qejf do ta pinin një birrë së bashku. Kjo ishte një nga arsyet që shpjegonin suksesin e Bill Clintonit - një bursist "Rhodes", që luante saksofon dhe fliste me një theks të Arkanzasit. Bill Clinton ishte i pëlqyeshëm. Për shumë votues, Trump ishte po ashtu. Si një demokrat, unë jo vetëm që dëshiroj një kandidat të fortë për të kandiduar kundër Presidentit Trump. Dua dikë që do të fitojë. Ai 'dikush', sipas mendimit tim, është ish- nënpresidenti Joe Biden. E di, shumë njerëz besojnë që Biden është shumë i vjetër për të kandiduar. Dhe, demokratëve iu thuhet vazhdimisht se kemi nevojë për fytyra të reja dhe deri tani të panjohura në partinë tonë. Por, edhe pse Biden aktualisht është 75 vjeç, ai është vetëm tri vjet më i vjetër sesa Trumpi 72- vjeçar. Biden ka përvojë, si nënkryetar dhe si senator para kësaj. Ai është shumë i respektuar në të dy anët e politikës. Ai është i zgjuar. Dhe, siç e pamë në debatin e nënpresidentëve, në vitin 2012, Biden i mbante ligjërata kandidatit republikan për zëvendës presidentit (dhe kryetarit të tanishëm të Dhomës së përfaqësuesve) Paul Ryan, sikur ai të ishte fëmijë. Duke u kthyer në tre debatet presidenciale ndërmjet kandidatëve Hillary Clinton dhe Trump, ato do të kishin qenë një lojë krejt ndryshe, nëse do të kishim parë një debat midis kandidatëve Biden dhe Trump. Trump nuk do të kishte qenë në gjendje të qëndronte fizikisht mbi Bidenin, ashtu siç bëri me Clintonin - dhe ai nuk do të kishte guxuar, sipas mendimit tim, ta bënte një gjë të tillë.

Biden është i guximshëm, i zhurmshëm Për çdo fyerje, shaka që do të thoshte Trump, Biden do të kishte hedhur dy mbrapa. Biden, ashtu si Trump, është i guximshëm, i zhurmshëm dhe gjuan me të shpejtë. Ose, siç e thotë ai, ai nuk beson në "broçkulla". Por, edhe më shumë se kaq, ishzëvendëspresidenti apelon për vetë grupin e votuesve të cilët Hillary Clinton i kishte injoruar, duke mundësuar përfundimisht fitoren e Trumpit: pjesëtarët e klasës punëtore të bardhë. Bill Clinton paralajmëroi gruan e tij që të mos harronte klasën punëtore, të bardhë, dhe të shkapërderdhur - por, ajo injoroi këshillën e tij. Punëtorët fizikë për vite me radhë u identifikuan me Partinë Demokratike. Biden apelon në atë segment dhe mund t'i shndërrojë këta votues përsëri në 'dele demokratike'. Jam e bindur se, nëse Biden do të garonte, ai do të fitonte në shtetet e SHBA-së të quajtur "Rust Belt", ku demokratët humbën në vitin 2016, si Pensilvania, Miçigan dhe Uiskonsin. Unë e di se shumë demokratë - sidomos gratë si unë - nuk do të preferonin që SHBA-ja të drejtohej nga një tjetër plak i racës së bardhë. Por, Biden është djalë i vjetër i bardhë për të cilin besoj se mund ta bëjë Donald Trumpin president me vetëm një mandat. 
 

(Kosova Sot)