Kontrata me "Contour Global" e dëmton buxhetin e Kosovës për rreth 150 milionë euro në vit

Kontrata me
  • 16 October 2018 - 08:41
SHKRUAN: IBRAHIM KELMENDI

Ka ndonjë të interesuar të bëhemi një ekip që të zëmë avokat për të bërë padi kundër qeverisë që ka bërë kontratë diskriminuese me kompaninë "Contour Global" për "investim" në termoelektranën e re? Kontrata me atë kompani ka përcaktime diskriminuese lidhur me barazinë e bizneseve. Nuk ka të drejtë ligjore Qeveria t'i japë garanci një kompanie private për të marrë kredi për investim të saj privat, as t'i garantojë blerjen e prodhimit të saj me mbi katërfishin e kostos së prodhimit. Për ata që nuk kanë informacion, Qeveria ka lidh kontratë që kompania "Contour Global" të ngritë elektranë me kapacitet 500 MWh, por meqë ajo nuk do të investojë, Qeveria i ka ofruar garanci që ajo firmë të marrë kredi për kompani të saj, në sasi prej 1.3 miliard euro, kur ajo termoelektranë mund të ndërtohet edhe me rreth 450 milionë euro (në Shqipëri është projektuar TEC me të njëjtin kapacitet, për 350 milionë euro, që do të ndërtohet në Korçë). Tjetra, Qeveria i ka dhënë garanci për blerje të rrymës nga ajo kompani me 80 euro për MWh, kur për momentin KEK është i dhunuar të ia "shet" KEDS-it turk rrymën me 28 euro MWh (ndërsa turqit na e shesin neve rreth 80 euro konsumatorëve shtëpiakë dhe 120 euro firmave biznisore). Kjo kontratë e dëmton buxhetin e Kosovës për rreth 150 milionë euro në vit, për minimum 20 vjet me radhë. Nëse Qeveria do të lejonte KEK-un dhe do t'i jepte garanci për kredi vetëm rreth 400 milionë, dhe garanci vetëm 50 euro MWh (jo sa Globalit 80 euro), KEK do ta realizonte më shpejt ngritjen e këtij TEC-i dhe do të realizonte rreth 200 milionë euro fitim në vit. Ky fitim do të derdhej në buxhet të Kosovës ose do të investohej në TEC-e tjerë, ndërsa "Contour Global" fitimin do ta nxjerrtë jashtë Kosove. Nëse prishet kontrata, Shteti i Kosovës paguan dënim 19 milionë euro, siç është parapa me kontratë. Nëse tërhiqet "Contour Global", ajo paguan vetëm 15 milionë dënim. Edhe kjo pikë është diskriminuese, meqë dënimi do të duhej të ishte i barabartë. Më mirë është të paguajmë dënimin 19 milionë euro, për ta prish këtë kontratë korruptive, se sa të paguajmë për çdo vjet nga 150 milionë euro... Vetëm qeveritë e përbëra nga kriminelë, marioneta, kuislingë e idiotë injorantë, sponsorizojnë një firmë të huaj për të konkurruar Korporatën tonë shtetërore (KEK), duke i dhënë të huajës garanci për të marrë kredi dhe duke ia garantuar çmimin prej minimum 80 euro për MWh, kur tani rrymën e KEK-ut ua "shet" për 28 euro MWh kriminelëve turq, të cilët e kanë monopolin për shitje të rrymës! Kush njeh avokat shqiptar, që i dhëmb Kosova, pyetni për shanset e padisë dhe çmimin që kërkon për ta shkruar një padi në emrin e ekipit që do formohet? Unë jam i gatshëm të jap për fillim 200 euro për avokatin. Urdhëroni, kush ka vullnet të mirë të japë ndihmë për të shpëtuar Kosovën nga ky krim. 

(Kosova Sot)