Gjenocidi serb dogji Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, jo "neo-osmanizmi" turk !

Gjenocidi serb dogji Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, jo
  • 17 October 2018 - 08:32
SHKRUAN: PROF.DR.MEHDI HYSENI

Vërtet,"neo-osmanizmi" nuk e shkatërroi Jugosllavinë Socialiste të Titos (1945- 1990), por Serbia e Madhe me 3 gjenocidet e saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, me ç'rast rrezikoi jo vetëm Ballkanin, por edhe sigurinë dhe paqen e Evropës dhe të bashkësisë ndërkombëtare (1990-1999). Kjo ishte arsyeja pse RFJ-ja (Serbia+ Mali i Zi)e drejtuar nga kryekrimineli Slobodan Milosheviq, u bombardua nga forcat ushtarake të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO), jo më pak se 78 ditë (24 mars-10 qershor 1999). Ndaj e gjithë amlagama slavofile, duhet ta ketë të qartë se Shqipëria Etnike Natyrale dhe shqiptarët në Ballkan janë në konflikt të hapur më se njëshekullor (1878-2018) me kolonializmin gjenocidal sllav të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Ky është problemi kyç që prêt zgjidhje nga shqiptarët dhe nga aleatët e tyre ndërkombëtar, JO shpallja e luftës dhe propaganda mediale filosllave kundër Turqisë, gjoja për ta luftuar "neo-osmanzimin" e saj në Ballkan, duke e harruar kolonializëm gjenocidal sllav ortodoks! Kjo nuk është "detyrë shtëpie" parësore e politikës, e propagandës as e diplomacisë shqiptare, POR ndërtimi i strategjisë së përbashkët konzistente, konsensuale dhe afatgjatë për luftimin e kolonializmit gjenocidal sllav nga territoret e Shqipërisë Etnike. Disa pyetje, që në asnjë formë nuk mund t'i atribuohen "neo-osmanizmit", por kanë të bëjnë me barbarizmin, me gjenocidin, me terrorizmin, me shfrytëzimin, me korrupsionin, me terrorin, me krimin, me dhunën, me plaçkën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike Kuzhinat tradicionale sllavobiznatine të industrisë politiko-propagandistike Së pari, për të hyrë in medias res në këtë "temë", shtrohen këto pyetje: Kush janë ata, që pas përfundimit të luftës së ftohtë (1989-2018) po e rrezikojnë Ballkanin, janë turqit, grekët, shqiptarët, kroatët, myslimanët boshnjakë apo serbët me 3 gjenocidet e tyre (1990- 1999)? Kush bëri gjenocid ndaj Kosovës (1998/99)? Kush i vrau mbi 12.000 mijë shqiptarë në Kosovë? Kush i dhunoi mbi 20.000 mijë femra shqiptare në Kosovë? Kush i masakroi mbi 3 mijë foshnja dhe fëmijë në Kosovë? Kush i zhduku mbi 2.000 mijë shqiptarë nga Kosova? Kush i shpërnguli mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova? Kush e ndërkombëtarizoi veriun e Kosovës? Kush po kërkon këmbimin e kufijve të Kosovës? Kush e varfëroi Kosovën? Kush e korruptoi sistemin e drejtësisë në Kosovë? Kush e legalizoi krimin dhe plaçkën e organizuar? Kush shkaktoi papunësinë mbi 40%, kush po nxit eksodin sistematik të shqiptarëve nga Kosova dhe nga Shqipëria , e cila, edhe pse nuk ishte përfshirë në luftën e Kosovës, përjetoi eksodin sistematik të qytetarëve të vet, ku prej vitit 1990 e deri më sot (2018) mbi 1 milion shqiptarë kanë emigruar në vendet e Evropës, në Amerikë dhe në Greqi? Kush e shndërroi Shqipërinë në "livadhe" kanabisi? Kush e korruptoi sistemin e drejtësisë në Shqipëri? Kush po vret për çdo ditë në Shqipëri? Kush i vrau heronjtë shqiptarë të UÇK-së në Shqipëri, më 1998 (kolonel Ilir Konushevcin, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Dr. Hazir Mala) ? Pse institucionet dhe organet përkatëse të drejtësisë në Shqipëri, që 20 vjet (1998-2018) ende nuk kanë zbardhur këto krime të terrorizmit politik? Të gjitha këto dukuri të zeza negative dhe shkatërrimtare janë prodhim i drejtpërdrejtë i politikave të gabuara të dështakëve korrupsionistë, miliarderë dhe mafiozë politikë të Kosovës dhe të Shqipërisë, JO presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, e as kurrfarë "NEOOSMANIZMI" i Turqisë, i shpifur dhe i trilluar nga kuzhinat tradicionale sllavobizantine të industrisë politiko-propagandistike serbo-greke sllave të djeshme dhe të sotme (1331-2018). 

Fantazma e "neo-osmanizmit" makth për kolonialistët dhe për neokolonialistët sllavobizantinët në Ballkan
Derisa nuk ekziston asnjë fakt konkret për shfaqjen e "neo-osmanizmit" në Ballkan, me qëllim të mohimit të lirisë dhe të pavarësisë së shqiptarëve, si dhe të tkurrjes së territorit të Shqipërisë Etnike, politika dhe propaganda shqiptare nuk duhet të bëhen robër të këtij fenomeni të "patentuar" dhe të përpunuar nga kuzhinat politike kishtare dhe shtetërore të Serbisë dhe të Greqisë për të dominuar sllavët në Ballkan mbase bashkëpunimi ekonomik, tregtar, kulturor, politik dhe diplomatik i Turqisë me vendet fqinje ballkanike, në asnjë kuptim nuk mund të cilësohet si "neo-osmanizëm", por si bashkëpunim normal, i vullnetshëm, reciprok, i ligjshëm, demokratik, miqësor dhe paqësor në frymën e standardeve dhe të kritereve të agjendës së integrimeve të BE-së dhe të globalizmit. Pse Turqia ka marrëdhënie të mira dhe të suksesshme politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe të biznesit etj. me të gjitha vendet e Ballkanit, kjo nuk mund të paragjykohet dhe të akuzohet se, pas këtij bashkëpunimi të ndërsjellë dhe të frytshëm fshihet ndonjë "platformë strategjike neo-osmaniste" e Turqisë për ta kolonizuar Ballkanin. Ky është nonsens, shpifje, dhe sulm i drejtpërdrejtë i "UNHOLLY ALLIANCE" i frontit të përbashkët të politikës së kishës ortodokse serbo-greke për ta destabilizuar bashkëpunimin, sigurinë dhe paqen në Ballkan, ashtu siç vepruan në dekadën e fundme të shekullit XX, me rastin e "bombardimit" dhe të shkatërrimit total të ish-RSFJ-së, ku Serbia me 3 gjenocidet e saj shkretoi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën (1990-1999). Në këtë kontekst si politika, propaganda shtetërore, ashtu edhe kisha ortodokse e Greqisë luajti rol të madh, duke e mbështetur kishën serbe dhe politikën gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve në Kosovë, të cilët me qindra e mijëra u masakruan nga makineria çetniko-fashiste hitleriste e forcave militare, paramilitare dhe policore të Serbisë, të përgatitura, të komanduara dhe të urdhëruara nga kryekriminelët Slobodan Milosheviq, Vojislav Sheshel, Arkan, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq etj.Kjo luftë shfarosëse nuk pati karakter të luftës civile, por thjesht, ishte një luftë me strategji dhe me përmbajtje religjioze dhe të pushtimit territorial të kroatëve, të myslimanëve dhe të shqiptarëve në Kosovë.

Shqiptarët nuk duan luftë me Turqinë, sepse që 100 vjet jetojnë në paqe me të (1923- 2018)
Vetëm ndonjë politikë e paekuilibruar sllavofile, do të mund t'i konfrontonte shqiptarët me Turqinë, me qëllim që t'ia lehtësonte darën aleancës sllave ortodokse në Ballkan si "sundues legjitimë" të territoreve të kolonizuara të Shqipërisë etnike (1878-2018). Mirëpo, shqiptarët, duhet të kuptojnë se nuk janë në konflikt me Turqinë, por me aleancën kolonialiste sllave ballkanike antievropiane dhe antiamerikane. Prandaj, shqiptarët nuk duhet të bien viktimë e propagandës së boshtit ortodoks sllav (Beograd-Athinë), duke e mbështetur dhe afirmuar strategjinë e "neo-osmanizmit" të tyre, se gjoja "Turqia po paraqet rrezikun më të madh për shqiptarët në Ballkan", sepse kjo është vetëm një gënjeshtër e madhe dhe provokim serioz për t'i futur në grindje shqiptarët me turqit e sotëm, si dhe me partnerët dhe me miqtë shpëtimtarë të tyre evropianë perëndimorë (Amerika, NATO dhe BE). Prandaj, ne duhet të jemi aq largpamës, që të mos i bëjmë "argatë" një politike dhe një propagande të tillë antishqiptare, antiturke dhe antievropiane perëndimore të "Anshlusit Sllav", që me çdo kusht po lufton dhe po trumbeton me të madhe se gjoja "Ballkani është në rrezik nga ringjallja e neo-osmanizmit". Kjo është rrena dhe shpifja më absurde, që nuk ka lidhje me realitet e krijuara në Ballkan (1990-2018), sepse "neoosmanizmi" nuk bëri asnjë luftë terroriste dhe gjenocidale ndaj Kroacisë, ndaj Bosnjës dhe ndaj Kosovës (1990-2018), por Serbia fashiste, kolonialiste, militariste dhe gjenocidale është ajo që i bëri 3 agresione gjenocidale mbi bazën religjioze, raciste dhe gjeopolitike për rizgjerimin e territoreve të Serbisë së Madhe (1878-1999). Ky ishte dhe, edhe sot është "neo-osmanzimi" serbo-grekosllav, i ringjallur edhe si doktrinë, edhe si praktikë në "luftën e shenjtë" për shfarosjen e popujve josllavë të Ballkanit. Prandaj, mendja e shëndoshë dhe interesi i përgjithshëm kombëtar, shtetëror dhe territorial shqiptar e thotë që, si politika, diplomacia, propaganda masmediale shqiptare, me çdo kusht, duhet të distancohen dhe t'i shmangen një rreziku të këtillë serbo-grek antishqiptar dhe antievropian, cili ka për qëllim që Shqipërinë Etnike dhe Turqinë, t'i shndërrojë në një Siri të dytë. Prandaj, ne, në asnjë mënyrë nuk duhet të jemi as avokatë, as gjykatës, as "gardianë, as "lojtarë" e as luftëtarë të Aleancës Serbo-Greke Sllave, e cila për t'i mbrojtur edhe më tej të paprekura kolonitë shqiptare, si rrjedhim i gjenocidit kolonial të saj (1878-2018), i apelon shqiptarët, që të ngrihen në luftë kundër të ashtuquajturit "neo-osmanizëm" të Turqisë së Rexhep Taip Erdogan. Mirëpo, ky apel serbo-grek sllav nuk është ndonjë novus, por, thjesht një reprizë e apelit të aleancës së vendeve sllave ballkanike të viteve 1912 dhe 1913, kur u bashkuan me kryengritësit shqiptarë në luftën e kundër sundimit të Perandorisë Osmane për çlirimin e Ballkanit. Mirëpo, pas çlirimit të Ballkanit nga sundimi osman, Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria pushtuan territoret shqiptare të KATËR VILAJETEVE SHQIPTARE (Manastir, Janinë, Shkodër dhe Kosovë), të cilat edhe sot i mbajnë si plaçkë koloniale jolegale. Prandaj, duhet kuptuar qartë dhe objektivisht se zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, politik , kulturor, sportiv, diplomatik, si dhe marrëdhëniet e mira e miqësore të Turqisë së sotme me vendet fqinje të Ballkanit, nuk mund të karakterizohen si "neoosmanizëm" , sepse nuk përbëjnë kurrfarë rreziku për stabilitetin dhe për paqen në Ballkan. Përkundrazi, Turqia është faktor stabiliuzues dhe unifikues i të gjithë popujve të Ballkanit. Këtë e dëshmoi edhe mospërzierja dhe mosinvolvimi i saj në luftërat gjenocidale të Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1990). Fakte e as shembuj konkret të "neo-osmanizmit" për gllabërimin e Ballkanit nuk ka, por ky është produkt i propagandës serbogreke, i gatuar nga kisha serbe dhe nga ajo greke, që në dekadën e fundme të shekullit XX, kur si rrjedhim i ndikimit dhe i mbështetjes së tyre, edhe shpërthyen 3 gjenocide serbe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990- 1999). Për t'iu shmangur keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve të gabuara dhe qëllimkëqija të propagandës mediatike serbo-greko-sllave dhe prosllave se gjoja "Neo-osmanizmi po paraqet rrezik për Ballkanin", së pari, ? është e domosdoshme, që masmediat shqiptare në Ballkan, si dhe ato në diasporë, në asnjë formë të mos ushqehen dhe të mos operojnë me burimet dezinformuese të propagandës politike, publicistike, diplomatike shtetërore dhe kishtare serbogreke, se gjoja "Turqia e presidentit Taip Rexhep Erdogan po rrezikon Ballkanin me politikën e saj për ringjalljen e osmanizmit". -Jo, Turqia nuk po kërkon asgjë specifike nga partnerët fqinjë ballkanikë veç mirëkuptimit dhe bashkëpunimit reciprok në të gjitha fushat. Këtë e provuan edhe tri gjenocidet e fundit të Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999), jo "neo-osmanizmi" këto tri gjenocide nuk i bëri në asnjë pëllëmbë të Ballkanit. Përkundrazi, Turqia e sotme evropiane si anëtare e NATO-s, e OKB-së dhe si aleate e Amerikës i denoncoi këto luftëra gjenocidale të Serbisë në Ballkan, ku trupat e saj morën pjesë edhe në kuadrin e OKBsë dhe të NATO-s në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë. Gjithashtu, Turqia është ndër shtet e para, e cila së bashku me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me Francën, me Gjermaninë dhe me Italinë e njohu Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

Ballkanin po e kërcënon "Unholly Alliance" serbo-greke
JO "neo-osmanizmi" e as Shqipëria Natyrale Për ata që nuk e dinë dhe për ata që nuk duan ta dinë "neo-osmanzimi" është pjellë politiko-propagandistike e "Aleancës jo të shenjtë" serbo-greke dhe e bishtave të agjenturave të tyre, që punojnë për interesat e shërbimeve të zbulimit dhe të kundërzbulimit sekret shtetëror, kishtar, policor, ushtarak, informativ, publicistik, diplomatik dhe shkencor, me qëllim të dezinformimit dhe të indoktrinimit të njerëzve të painformuar dhe të atyre, që ushqehen me përfitime të ndryshme materiale, financiare dhe karrieriste, gjithnjë të disponuar dhe të gatshëm për t'i mbështetur dhe justifikuar tezat, shpifjet, gënjeshtrat dhe akuzat e rënda paragjykuese dhe paranoide të "Aleancës jo të shenjtë" sllavo-bizantine, përkatësisht serbo-greke, se gjoja "Turqia e sotme evropiane me presidentin e saj, Rexhep Taip Erdogan në krye po rrezikon Ballkanin" !? Mirëpo, kjo është vetëm propagandë e zezë (me burime të panjohura) dhe e bardhë (me burime të njohura), që si mjet kryesor operativ politikopropagandistik, diplomatik, shtetëror, kishtar, publicistik dhe informativ medial po përdor "NEO-OSMANIZMIN" e trilluar, edhe pse nuk ekzistojnë fakte e as argumente të qëndrueshme se "neo-osmanizmi po rrezikon Ballkanin". Përkundrazi, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë (1948-1989) e deri më sot, politika e jashtme, as diplomacia e as masmediat turke nuk kanë dëshmuar asnjë fakt dhe asnjë argument se Turqia e sotme ka pretendime për "neo-osmanizimin" e Ballkanit. Kjo akuzë nuk qëndron as në "tokë, as në qiell", por është produkt strategjik afatgjatë i Platformës së Aleancës jo të shenjtë serbo-greke për ta serbizuar dhe greqizuar-kolonizuar në tërësi Ballkanin me popujt sllavë, duke i luftuar turqit, shqiptarët dhe kroatët nga territoret e tyre autoktone sikurse këtu e shumë shekuj më parë, që nga car Dushani-mizori (1331-1355), e, edhe sot në shekullin XXI (2018). Sa më sipër, politika dhe diplomacia shqiptare, duhet të fokusohen në përzgjedhjen e prioriteteve të veta kombëtare dhe shtetërore, gjithnjë duke u mbështetur në respektimin e parimit të interesave vitale, që përbëjnë kuintesencën e mbrojtjes së interesit të përgjithshëm nacional dhe shtetëror gjithëshqiptar, sepse kjo është forma më e qëndrueshme dhe më oportune për të mënjanuar çdo formë agjitacioni, propagande dhe dezinformacioni, si dhe format e tjera subversive të ndërhyrjes në çështje të brendshme, me qëllim të "bombardimit" të sovranitetit dhe të pavarësisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, që të gjitha këto e pengojnë dhe e bëjnë të pamundur krijimin e atmosferës së mirëbesimit dhe të respektimit reciprok për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes popujve dhe shteteve të ndryshme.

(Kosova Sot)