Në Nish të Serbisë tradhtarët ia bënë varrin Kosovës

Në Nish të Serbisë tradhtarët ia bënë varrin Kosovës
  • 18 October 2018 - 08:21
SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Shqiptarët nuk e harrojnë sa të jetë jeta Berlinin, Versajën, Londrën dhe Parisin kur fuqitë e mëdha sipas interesave të tyre na copëtuan me gërshërë hartash. Jemi kombi i vetëm në tërë botën, jo në Evropë, po në tërë globin që na degdisën si në Kosovë, që deri dje ishim të okupuar nga fashizmi serbosllav titist, andej Drinit, në Maqedoni, Kosova lindore, në Mal të Zi, Malësia dhe Çamëria në Greqi. Pra, shqiptarëve iu kishin turrur sllavojugorët ortodoksë deri te Rusia Cariste si llavë ujqish për ta copëtuar. Mjerisht, kësaj i kanë ndihmuar edhe shumë shqipfolës tradhtarë, që loket e tyre ia kishin lidhur ushkurët mbrapsht. Banditët dhe tradhtarët shqipfolës kanë hyrë në koshin e plehrave të historisë shqiptare që nga koha e Gjergj Kastriotit, ku i burgos dhe dënon me vdekje, më vonë i fal Nikollën dhe më pas Hamzain, pastaj në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në Shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar Haxhi Çumilët, në kohën e qenit plak titistët, fara më e ndyrë në tërë planetin që më vonë bëhen LDK, vetëm merrni si biçim Isa Mustafën, që deri në kërthizë ka marrë "znaçka" nga serbosllavët se si mbrohet Serbia e deri te epoka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që janë të panumërta t´i përmend një nga një, por, pa dyshim se do t'i përmendim këlyshin e UDB-së serbe, që dhomat e UDB-së me librezë zyrtare i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij, krushkun e Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiun dhe Hashim Thaçin, që tradhtuan dhe shkelën në gjakun e dëshmorëve të kombit për interesa të tyre personale që paguhen me miliona për të vepruar kundër kombit shqiptar. 

Serbia fashiste gjithmonë e kishte dorën e gjatë
Hashimi i Brojës, për të shpëtuar lëkurën e tij nga Gjykata Speciale, nuk la gjë pa i dhënë bakshish dhe shitur Serbosllavisë. Toka që na ka lënë i Madhi Zoti hise,së pari ia dha Malit të Zi, jo më pak se 8000 hektarë, tani do t´ia falë Serbisë 1 të tretën dhe atë si të ishte malli i babës, ose të ishte thjesht si një plaçkë pazari dhe nuk lë pa lëvizur gur e dru, e solli këmbëkryq "ZAJEDNICËN" dhe i pafytyri bën dyzen ahengjesh me para të popullit dhe atë rrush e kumbulla pa dhembje fare. Serbia fashiste gjithmonë e kishte dorën e gjatë dhe lëshonte në gjah shtriga për ta varrosur Kosovën dhe kombin tonë në përgjithësi dhe fuste pyka përmes tradhtarëve të kombit me tradita të moçme antikombëtare. Në këtë rast nuk e kishte vështirë, sepse BATON FAZLI HAXHIU është pjellë titiste denbabaden antishqiptare, grishi Edvin Kristaq Ramën, po ashtu djalin e Kristaqit kishte bërë nam në Shqipëri deri që nënshkruante dënime me vdekje vetëm për një poezi dhe Hashimin e Brojës, po ashtu, me damka të zeza nga i ati, për të cilin jemi duke punuar në këtë drejtim dhe jemi duke shkuar gjurmëve të tradhtisë kombëtare. 

Tradhtinë e kanë në gjak
Pra, kjo po del që kam thënë shpeshherë në këtë gazetë më të lexuar në Ballkan, në gjuhën shqipe "KOSOVA SOT", se tradhtia është trashëgimi dhe e kanë në gjak. Gjaku këtyre nga dejtë u buron vrullshëm i serbosllavisë, nuk e kanë gjakun e arbrit. Për të mos e vazhduar kësaj radhe muhabetin e këta soj tradhtarësh, dy vjet më parë ishin mbledhur në Nish të Serbisë, pikërisht aty ku ishte kufiri ynë "te molla e kuqe" dhe hekurudha e dikurshme Lisus-Nisus (Lezhë-Nish),krejt ky provokim për të trazuar dallgën. Me pogaçen serbe darkonin Aleksandër Vuçiqi dhe Edvin Kristaq-Rama; për të copëtuar më tej Kosovën. Kjo nuk bëhej pa dijeninë e Hashim Haxhi Thaçit e baton Fazli Haxhiut. Këta varrmihës ia përgatitën varrin Kosovës, në Nish të Serbisë, por tashmë u bë publike. Por populli dhe kombi ynë të mos e harrojë këtë varr nga këta varrmihës që tashmë fusni në koshat e plehrave të tradhtisë shqiptare. Këtë tradhti kombëtare e zbuloi Uashingtoni dhe Londra. Tradhtitë e këtyre tradhtarëve do të zbulohen një nga një...

(Kosova Sot)