Përfundimi i neutralitetit të Skandinavisë

Përfundimi i neutralitetit të Skandinavisë
  • 19 October 2018 - 08:55
Shkruan: Carl Bildt

Ne duhet të dërgojmë një mesazh të qartë se aktet oportune të agresionit do të marrin përgjigje, tani dhe në të ardhmen. Duke përgatitur një mbrojtje të duhur, ne mund të sigurojmë paqen dhe stabilitetin në rajon, e cila është një parakusht për të ecur drejt një marrëdhënie

Pasi që kanë zbarkuar në portet në Suedinë perëndimore, karvanët ushtarakë nga vende të ndryshme të NATO-s janë duke mbushur rrugët suedeze dhe duke bërë që policia të lëshojë paralajmërime për trafikun. Ata janë në rrugën e tyre drejt Norvegjisë, ku rreth 50,000 ushtarë, avionë dhe detarë do të mblidhen së bashku për stërvitjen më të madhe ushtarake të NATO-s ndër vite. Operacioni - "Trident Juncture" - ka një qëllim të qartë: të demonstrojë aftësinë e aleancës për të mbrojtur Norvegjinë kundër një agresori të huaj. Nuk ka nevojë të përmendësh agresorin e mundshëm. Natyrisht, nuk është Suedia apo Finlanda, ku që të dyja kanë kontribuar me ushtarë në këtë stërvitje. Gjatë Luftës së Ftohtë, Finlanda herë pas here iu ishte nënshtruar presionet sovjetike, ndërsa Kremlini kërkonte ta zgjeronte hapësirën e tij për manovrim. Por, ajo gjithnjë qëndroi e vendosur në angazhimin e saj për të mbrojtur identitetin nordik dhe perëndimor. Ngjashëm me këtë, Suedia gjithmonë ka abstenuar nga hyrja në NATO, për shkak të neutralitetit të saj të vjetër gjeopolitik dhe solidaritetit me finlandezët. Dhe, ndërsa Danimarka dhe Norvegjia u bashkuan me aleancën, ata për një kohë të gjatë refuzuan që të lejonin hyrjen e forcave të huaja gjatë paqes.

Partneriteti i thelluar i Suedisë me NATO-n është shumë larg nga doktrina e saj e neutralitetit Por, në vitet e fundit, peizazhi i sigurisë së Evropës Veriore ka ndryshuar. Në përgjigje të agresionit rus dhe revizionizmit, NATO-ja ka vendosur grupet e betejës së batalionit në Estoni, Letoni dhe Lituani, si dhe skuadrat e forcave ajrore për të ruajtur qiejt e këtyre vendeve. Dhe, në Suedi dhe Finlandë, shpenzimet e mbrojtjes po rriten dhe ka një debat të vazhdueshëm nëse të ngrihet partneriteti i privilegjuar me NATO-n, në një anëtarësim të plotë. Nga ana e saj, Suedia tashmë pranon se territori i saj do të përfshihej brenda teatrit të operacioneve të NATO-s, nëse një konflikt do të lindte në Evropën Veriore dhe ky koncept gjithnjë e më shumë u përfshi në politikën e saj të sigurisë dhe në përgatitjet e mbrojtjes. Establishmenti suedez i politikës së jashtme kupton se çdo kërcënim ndaj sovranitetit të vendeve të Baltikut ose Norvegjisë do të ishte gjithashtu një kërcënim për sigurinë e Suedisë. Prandaj, Suedia nuk është duke marrë pjesë vetëm në 'Trident Junction', por gjithashtu duke zhvilluar një partneritet të sigurisë me Poloninë për mbrojtjen e zonës së Detit Baltik. Partneriteti i thelluar i Suedisë me NATO-n është shumë larg nga doktrina e saj e neutralitetit (mos-rreshtimit) gjatë epokës së Luftës së Ftohtë. Në atë kohë, mbikëqyrësit e neutralitetit çdo shenjë bashkëpunimi me NATO-n dhe Perëndimin e cilësonin si një veprim tradhtie. Strategjia ishte të bindej Kremlini se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte kurrë. Por, sigurisht, ajo ishte gjithmonë një mashtrim. Bashkimi Sovjetik kishte rekrutuar mjaft asete të nivelit të lartë në qeverinë suedeze për të njohur lidhjet e saj të fshehta me Perëndimin. Çfarëdo që populli suedez bënte për të bindur të tjerët për neutralitetin e vendit të tyre, sovjetikët e dinin se ishte një gënjeshtër. Tani rruga ka mbaruar: integrimi i plotë ushtarak me NATO-n është në rrugë të mbarë. Megjithatë, anëtarësimi i plotë në NATO mbetet një çështje e diskutueshme në Suedi. Në ditët e vjetra, politika e jashtme suedeze ishte shqyer midis dy qasjeve shumë të ndryshme. Nga njëra anë, Suedia ishte një aktivist estrovert, që dukej më shumë si një organizatë joqeveritare sesa një shtet komb; nga ana tjetër, ajo mbajti një politikë hiper-realiste "të thellë të sigurisë", megjithëse kjo ishte një gjë që u bisedua vetëm në zëra të ulët pas dyerve të mbyllura. Deri më sot, përplasja e njëjtë e kulturave qëndron në rrugën e një debati racional në lidhje me politikën e sigurisë.

Suedia do të vazhdojë të lëvizë më pranë NATO-s Sa për Finlandën, gjithmonë kishte mjaft qasje të dytë, por pothuajse asnjë nga të parët. Dhe në mungesë të mosmarrëveshjeve shumë të brendshme, ajo ka pasur një kohë më të lehtë përshtatjen ndaj realiteteve të reja gjeopolitike. Për shembull, Finlanda në mënyrë eksplicite ka thënë se e konsideron anëtarësimin në NATO një alternativë e rëndësishme për politikën e saj të sigurisë, gjë që diçka që qendra e majtë suedeze nuk ka qenë ende e gatshme të pranojë. Megjithatë, me stërvitjen "Trident Juncture", suedezët do të shohin një brigadë të udhëhequr nga Suedia (duke përfshirë njësitë suedeze dhe finlandeze) të bashkohen me forcat e NATO-s në një stërvitje mbrojtëse në shkallë të gjerë. Ata do të dëshmojnë në masën në të cilën forcat ajrore suedeze, finlandeze dhe norvegjeze tashmë janë të integruara. Dhe ata do të shikojnë ndërsa Finlanda bën ushtrime detare në Detin Baltik. Në vitet në vazhdim, Suedia do të vazhdojë të lëvizë më pranë NATO-s. Ushtrimet e përbashkëta do të çojnë në një shtrirje më të thellë operative dhe vendosjen e aftësive të përbashkëta parandaluese për të gjithë Evropën Veriore dhe zonën e Detit Baltik. Për të qenë të sigurt, mobilizimi i sotëm nuk është i nxitur nga një kërcënim akut nga Rusia. Por, përpjekjet agresive të Rusisë për të modernizuar ushtrinë e saj, kërkon që Perëndimi të rrisë kapacitetin e vet mbrojtës në rajon. Ne duhet të dërgojmë një mesazh të qartë se aktet oportune të agresionit do të marrin përgjigje, tani dhe në të ardhmen. Duke përgatitur një mbrojtje të duhur, ne mund të sigurojmë paqen dhe stabilitetin në rajon, e cila është një parakusht për të ecur drejt një marrëdhënie më konstruktive me Rusinë në planin afatgjatë.

(Kosova Sot)