Isa Mustafa manovron me pozitën e vet në ish-Jugosllavi!

Isa Mustafa manovron me pozitën e vet në ish-Jugosllavi!
  • 21 October 2018 - 07:57

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Në tryezën e rrumbullakët, të quajtur "Komitet", në RTK, pasi që ky mbron politikën antishtetërore të tashmë në Kosovë, në pyetje për punën e tij në ish-Jugosllavi, Isa Mustafa e lavdëron veten për punën e "madhe" kombëtare e shtetërore të tij para luftës së UÇK-së, duke i ikur veprave reale dhe punës së tij tejet antikombëtare në dekadat e viteve të 70-ta, deri në fund të luftës në Kosovë, viti 1999. Për ata që nuk e njohin jetën politike të Isa Mustafës po sjell të dhënat se ku dhe çka ka punuar Isa Mustafa në ishJugosllavi?

Isa Mustafa ishte:

1. Sekretar i Lidhjes së Rinisë së Kosovës deri në vitin 1980.

2. Me cilësinë e anëtarit të Qeverisë së Kosovës ka marrë pjesë në diferencimet ideo-politike në Kosovë.

- Janë me qindra takime ku Isa Mustafa ka vlerësuar demonstratat si kundërrevolucionare, irredentiste dhe nacionaliste.

- Nga ato diferencime janë burgosur me qindra shqiptarë, sepse duke i detyruar të diferencohen është zbuluar veprimtaria dhe UDB-ja i ka burgosur dhe janë dënuar me burg.

- Është vetë Isa Mustafa që në prill të vitit 1981 e në vazhdimësi deri në vitin 1985, që ka marrë pjesë në takimet diferencuese në Universitetin e Kosovës, në organizatat e LK të Kosovës nëpër organizatat e atëhershme dhe nga ato takime janë burgosur shqiptarët dhe dënuar.

- Isa Mustafa ka marrë pjesë në takimin diferencues në shumë organizata. Ato organizata janë: a. Bashkësia Krahinore e Sigurimit Pensinalo- Invalidor; b. Kuvendi i Kosovës; c. Fakulteti Ekonomik dhe Juridik; d. Fakulteti Filozofik; e. Në Fushë Kosovë në shkollat e mesme dhe në komunë; f. Në fabrikën e Amortizatorëve; g. Ne organizatën ndërtimore 'Ramiz Sadiku'; h. Klinikat Universitare; i. Shkollat e mesme etj.

Pas vitit 1985 ishte ministër për Ekonomi dhe Financa në Kosovë. Nga viti 1987 u bë ministër i Rrahman Morinës. Kjo zgjati deri në vitin 1991. Në këto vite ishte aktiv kundër demonstratave. Ka përkrahur dënimet e veprimtarisë për Republikën e Kosovës. Ka përkrahur marrjen e statutit të Krahinës Autonome të Kosovës nga Serbia në vitin 1989. Mbetet ministër edhe pas ripushtimit të Kosovës, në vitin 1989, nga ana e shtetit serb. Nga viti 1991 bëhet ministër i Bujar Bukoshit. Në këtë detyrë ishte deri në vitin 1999/2000. Nga kjo pozite vodhën me miliona euro të 3% te qytetarëve tanë në botën e jashtme. Pas luftës e dinë të gjithë se cilat punë i ka kryer.

 

(Kosova Sot)