Politika dhe drejtësia, të kriminalizuara nga korrupsioni, prishin shtetin dhe shoqërinë

Politika dhe drejtësia, të kriminalizuara nga korrupsioni, prishin shtetin dhe shoqërinë
  • 23 October 2018 - 08:13

Shkruan:Skënder Sadri Kapiti

Shtet i mirë është shteti ku sundon drejtësia, është shteti i cili qeveriset nga ligji dhe nga drejtësia. Në një shtet jo të tillë, anëtarët e atij shteti vuajnë padrejtësie, vuajnë padrejtësitë e llojeve nga më të ndryshme, dhe për pasojë ata largohen nga atdheu në kërkim të një vendi apo shteti tjetër ku sundon liria e drejtësisë dhe jo liria e padrejtësive, e krimit dhe e korrupsionit, dhe jo "liria" e më të të fortëve të antiligjit e të antishtetit prej të cilëve prishet drejtësia, kriminalizohet shteti dhe korruptohet shoqëria si p.sh. në Shqipëri dhe Kosovë.

Prej padrejtësive dhe prej krimit: juridik, politik , ekonomik dhe prej krimeve të korrupsionit shqiptarët largohen nga Shqipëria dhe nga Kosova drejt perëndimit demokratik dhe ligjor. Kur politika kap drejtësinë ,dhe kur të dyja ato kapin shtetin e shoqërinë dhe bëjnë krimin, hajdutërinë, vetëgjyqësinë dhe korrupsionin atëherë pushteti politik dhe drejtësia e kriminalizuar dhe e korruptuar korruptojnë shoqërinë dhe e kriminalizojnë shtetin. Shteti i kapur nga padrejtësia Shteti bëhet kriminal kur drejtësia kriminalizohet, pasi dhe përderisa shteti identifikohet me drejtësinë. Pra, si është, sillet e vepron drejtësia ashtu është, sillet dhe bëhet edhe shteti. Drejtësia demokratike e ligjore ndërton shtet ligjor, ndërsa pushteti e drejtësia e korruptuar dhe e kriminalizuar ndërton shtet kriminal e korruptiv dhe e prish shoqërinë duke e infektuar edhe atë me korrupsionin.

Drejtësi do të thotë barazi para ligjit dhe kushte të barabarta për sigurinë e jetës, punës dhe për zhvillimin e aktivitetit ekonomik, pasuror dhe intelektual dhe të meritës, që do të thotë e drejta për zhvillimin e lirisë politike e shoqërore për të arrirë atje ku të çon dhuntia e talenti. Këto realizohen në një shtet të mirë. Dhe shtet i mirë është ai shtet i cili u shërben qytetarëve të vet, një shtet i drejtë dhe ligjor. Por, a janë Shqipëria e Kosova shtete të mira ku sundon e qeveris e drejta, morali dhe ligji?! A janë ato shtete të mira ku kultivohen Edukata dhe Drejtësia Hyjnore; ku kultivohet moraliteti njerëzor dhe drejtësia shoqërore?! Shteti, cili kapet nga padrejtësia, korrupsioni dhe krimi i pakicës politike dhe i drejtësisë së saj ai shtet rrëshqet në anarkizëm dhe zhytet në hajdutëri, krim e korrupsion e që këto më pastaj i japin edhe shoqërisë po këto karaktere përderisa shteti kriminalizohet. Si dhe pse kriminalizohet shteti? Shteti kriminalizohet kur kriminalizohet politika, pushteti dhe drejtësia. Me kriminalizimin e politikës ndodh kriminalizimi i parlamentit, pasi ai mbushet me deputetë të ndotur me rekorde krimi e korrupsioni. Më pastaj prej këtij parlamenti del edhe qeverisja , dhe atëherë edhe qeverisja mbushet me individë të tillë me rekorde krimi. Më pastaj për ta pasur të sigurt mosndëshkimin si dhe sigurinë juridike nga drejtësia që ata të jenë të pasfidueshëm nga ligji atëherë politika e kriminalizuar kap edhe drejtësinë dhe vendos e emëron në drejtësi individët besnikë të politikës , për të mbrojtur dhe moshetuar krimin, korrupsionin dhe hajdutërinë e politikës e të pushtetit qeverisës. Në këtë gjendje ligji "vdes" dhe drejtësia paralizohet e nuk funksionon as shoqëria, e cila edhe ajo korruptohet përderisa nuk mund të ndodhë ndryshe në shtetin e te së padrejtës ku ligjin e bën vetëm korrupsioni , antishteti e antiligji. Si rrjedhojë e kësaj, edhe shoqëria korruptohet kur shteti kapet nga sistemi mafio-oligarkik, korruptivo-kriminal politikojuridik.

Në një shtet të kriminalizuar nga politika dhe me një shoqëri të korruptuar është shume e vështirë që të krijohet, të ngrihet dhe të funksionojë e mira, ligji, e vërteta dhe drejtësia. Madje, në një shtet të kriminalizuar: e vërteta, ligji, drejtësia, ndershmëria ,talenti dhe patriotizmi janë të izoluar, të përndjekur dhe të kërcënuar. Ato janë jashtë institucioneve politike, juridike, diplomatike, arsimore, kulturore, mediatike , ekonomike, akademike, jashtë qeverisjes dhe pushtetit qendror e lokal dhe në kërkim të azilit.

 

(Kosova Sot)