A u bastis shtëpia e spiunit të Milosheviqit, Enver Maxhunit?

A u bastis shtëpia e spiunit të Milosheviqit, Enver Maxhunit?
  • 23 October 2018 - 08:18

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Ditë më parë, Policia e Kosovës ndali veturën pronë e Enver Maxhunit, udbashit më të tmerrshëm, më besnik dhe më të devotshëm të Serbisë fashiste, pikërisht të kasapit të Evropës, Slobodan Milosheviqit, që ka bërë hata, masakër dhe gjenocid në popullin e pafajshëm shqiptar, që jetonin në trojet e tyre stërgjyshore që ia kishte lënë Zoti hise, kishte dhunuar dhe djegur për së gjalli mijëra jetë njerëzish, pra argat i tij ishte Enver Maxhuni.

Enver Maxhuni dhe djali i tij, Shpendi, që deri dje ishte bile shef MILICIJE të Kosovës që e solli klani banditesk,vagabondësh dhe hajnash që e plaçkitën Kosovën shumë më zi se klani i Zemunpoljes dhe nipat e Drazh Mihajlit, Hashim zeza. Hashimi i Brojës ndoshta e solli për t´ia mbuluar dhe të mos i hedhë në pazar spiunllëqet e vëllait Ganiut dhe babait të tij Haxhiut. Kushedi! Vetëm luga e di se çka ka vorba, thuhet nga anët e mia, të origjinës, në Zhur të krahinës së Lumës. Pra, të dy ishin spiunët e UDB-së dhe Policisë sekrete serbe, nga 720 spiunët që kishte zbarkuar Serbia në Kosovë. Kapot e bandës "Pronto" Pra, në veturën e kësaj bande me mish e me shpirt serbiane u gjet drogë. Mos harroni se djali i tyre është kapur në bisedë me kapon e bandës të kanaleve të nëntokës kriminale "Pronto", Adem Grabovcin e Pejës. Eh, ju nuk mund ta merrni me mend se përse kësaj radhe po them i PEJËS! Nuk e keni idenë ju fare. Shih për këtë, u kapën dhe deshën ta humbin këtë rast si "shurra e pulës".

Ta zëmë, po të ishte kapur ndonjë grup tjetër, ndonjë njeri i rëndomtë, ndonjë veturë tjetër, sa batërdia ishte bërë, a do të bastisej shtëpia e tij dhe shumë e shumë pyetje të tjera do të lindnin vetvetiu. Tashti, juve populli im i dashur, sa herë ju kam thënë se shtetin e kanë kapur bandat mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale, sa e sa herë ju kam thënë se mafio-oligarkët e bandës serbiane Devolli edhe këta janë nga Peja, bile edhe Adem Grabovci është nga Peja dhe se kjo bandë mafioze qëllimisht i kanë ulur në sistemin gjyqësor langonjtë e Milosheviqit dhe zagarët e Rrahmanzinjve dhe se politika e këtyre kryebanditëve dhe banditëve është e përzier thellë aty dhe këta nuk janë të pavarur! Dhe, u pa se këtu nuk respektohet Kushtetuta e vendit, këtu nuk respektohen ligjet dhe se nuk janë të barabartë qytetarët para ligjit. Sa herë kam thënë se nuk duhet besuar këtyre langonjve që i kanë shërbyer qenit plak Titos dhe kasapit të Evropës, Slobodan Milosheviqit dhe kryetradhtarit të kombit Rrahman Morinës, që në historinë shqiptare ka hyrë si epoka e Rrahmanzinjve. A e dini ju se edhe Rrahman Morina ishte nga Peja, burri i Bubës, avokate nga Nishi? Si mund t´i besohet këtij sistemi të kalbur gjyqësor? Domosdoshmërisht duhet zbardhur ky rast deri në fund, se çka u gjet me të vërtetë aty, sa kilogram drogë, se çfarë arsenali armësh është gjetur në veturë, a u bastis shtëpia e këtyre udbashëve serbianë dhe çka u gjet aty, a u gjet ndonjë material sekret serbo-rus? Të paktën do të duhej të njoftohej opinioni drejt dhe me kohë dhe jo të fshihen veprat kriminale kundërshtetërore dhe kundërkombëtare. Jo të lihet populli në frikë dhe në dyshime.

Dhe, si mund t´i besohej këtij sistemi të kalbur gjyqësor, si mund të besojë qytetari se të gjithë jemi të barabartë para ligjit? Kësaj pune duhet shkuar deri në fund, ose i tërë populli të ngrihet në protesta të fuqishme gjithëpopullore, pa dhunë, për të larguar nga pushteti grupin kriminal që nga Presidenca tradhtarësh e rrethuar me spiunët më të rrezikshëm serbianë me në krye Baton Haxhiun, Hashimin e Brojës dhe plot këlysh të Jovica Stanishiqit e Mitroviq Jovicës, hajnat e Qeverisë kuislinge, Kuvendin kukull e rrugaçësh të Kadri Topuzit. Populli duhet ta dijë se këta hajna dhe banditë të organeve të larta shtetërore janë zullumqarët që nuk i japin vizat, se këta banditë janë të futur thellë në hajni, dhe tani çka do të ndodhë me Interpolin? Nuk do të pranohemi kur pikërisht në kreun e AKI-së gjenden lëndë narkotike dhe armatim!? Me thoni, në cilin vend të botës, qoftë edhe në vendet e xhunglës, ku shumë banditë ministra akuzohen për hajni, me afera e skandale dhe merren me politikë pa problem fare? Kjo ndodh vetëm në Kosovë dhe askund tjetër. Është koha e fundit që populli të lëvizë, të trazohet pa dhunë për t´i larguar banditët, hajnat dhe mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale që po e shkatërrojnë vendin, para luftës nuk kishin bukë të mjaftueshme e tani janë bërë supermilionerë me hajni, duke vjedhur djersën e taksapaguesve. Këta banditë nuk janë të zgjedhurit e popullit.

 

(Kosova Sot)