Populli të mos lejojë të mashtrohet nga Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtori i Jovica Stanishiqit,Baton Haxhiu

Populli të mos lejojë të mashtrohet nga Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtori i Jovica Stanishiqit,Baton Haxhiu
  • 12 November 2018 - 08:02

SHKRUAN: GANI QARRI

Qytetarët e Kosovës, përfundimisht, nuk duhet t'u besojnë më atyre që për 20 vjet me radhë nuk kanë qenë në gjendje ta hapin as një urë të vetme në Mitrovice, të cilët në anën tjetër, pasi kapën shtetin me korrupsion e krim të organizuar, arritën të bëhen pushtetarët më të pasur në Evropë, duke u lëshuar tani edhe në pazare me tokat dhe territorin e Kosovës 

Për të dëshmuar katërçipërisht qëllimet e tij antiKosovë si dhe prirjet e njohura për tradhti e mashtrim, në fillim të qershorit të këtij viti presidenti kuisling dhe marionetë i Serbisë Hashim Thaçi, në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dekoroi me medalje presidenciale, pikërisht spiunin që ka pranuar publikisht se në ditët më të vështira të gjenocidit serb mbi shqiptarët, ai ishte bashkëpunëtor i UDB-së dhe Jovica Stanishiqit. Treshja skandaloze Për aq më keq dhe pa fije turpi, Hashim Thaçi e dekoroi Baton Haxhiun në emër të "Gjeneratës së gazetarëve që kanë informuar dhe raportuar gjatë luftës", pa e cekur askund, se kënd informonte ai dhe cilit shërbim armik i raportonte Baton Haxhiu, i cili jo vetëm që ka pranuar vetë se ishte bashkëpunëtorë i Jovica Stanishiqit ,UDB-së dhe BIA-s, por i tillë njihet edhe nga të gjithë qytetarët në Kosovë, sidomos për viktimat e luftës, familjarët e të vrarëve dhe të zhdukurve të luftës si dhe shqiptarëve që kanë përjetuar gjenocidin e Serbisë mbi ta në vend të vetin në Kosovë, është tejet skandaloze dhe pafundësisht fyese, që pikërisht ish- bashkëpunëtori i UDB-së dhe BIA-s serbe, Baton Haxhiu, jo vetëm të dekorohet nga presidenti kuisling i vendit, por i autorizuar nga Aleksandër Vuçiqi , Hashim Thaçi dhe Edi Rama, të "aktrojë"hapur se gjoja ai po "punon" në koordinim me treshen skandaloze në fjalë edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, natyrisht-pas përmbylljes së agjendës serbo-ruse të korrigjimit të kufirit me Serbinë, që realisht i bie, pas ndarjes dhe goditjes më të rëndë e shkatërruese ndaj Republikës së Kosovës. Nuk punuan asnjëherë dhe asgjë për shtet dhe qytetarët e këtij vendi Për fat të keq, kjo dëshmon se që nga pas lufta e këtej, shqiptarët asnjëherë deri më tani nuk kanë qenë më në rrezik sesa këtë vit, nga trajtimi që po i bëjnë si popull injorantë kjo treshe kuislingë bashkë me agjentin e Stanishiqit, Baton Haxhiun. Madje, Hashim Thaçi e Edi Rama po i marrin për aq budallenj e të paditur shqiptarët, saqë të tallen publikisht me ta, duke paraqitur situatën se kinse këlyshi i Stanishiqit ,jo vetëm se brenda natës po na bëhet patriot,por vetë ai, pikërisht me formulën e Stanishiqëve do ta bëjë bashkë edhe Kosovën me Shqipërinë në një konfederatë të mafio-oligarkëve të kriminalizuar. Ndaj, është koha e fundit dhe momenti vendimtarë që ky popull, të mos lejojë më të mashtrohet nga Hashim Thaçi dhe klika e tij, të cilët, siç dihet, nuk punuan asnjëherë dhe asgjë për shtet dhe qytetarët e këtij vendi, por popullit i dhanë më se 20 vjet izolim e vuajtje totale, 10 vjet gënjeshtra për njohje, ia sollën papunësinë më të madhe në rajon, varfërinë më të thellë dhe korrupsionin e krimin më të lartë në Evropë. Pra, qytetarët e Kosovës, përfundimisht nuk duhet t'u besojnë më atyre që për 20 vjet me radhë, nuk kanë qenë në gjendje ta hapin as një urë të vetme në Mitrovice, të cilët në anën tjetër, pasi kapën shtetin me korrupsion e krim të organizuar arritën të behën pushtetarët më të pasur në Evropë, duke u lëshuar tani edhe në pazare me tokat dhe territorin e Kosovës sërish të martirizuar nga kuislingët e marionetat e instaluara të Serbisë në Kosovë.

(Kosova Sot)