Hashim Thaçi, kanceri i Kosovës

Hashim Thaçi, kanceri i Kosovës
  • 13 November 2018 - 08:08

SHKRUAN: RAGIP GURAZIU

Nuk ka dyshim se virusi politik i presidentit Hashim Thaçi, që është bërë kancer dhe ka virusuar institucionet në përgjithësi, ka shtrirë rrënjët edhe te subjektet politike,që kjo u pa edhe në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët si të dehur, të ndarë, sipas subjekteve politike, e harruan patriotizmin dhe u sollën njëri thumbit e tjetri patkoit. M'u ka mbushur mendja se ky farë presidenti Hashim Thaçi mos vallë është me zemër të brishtë dhe shtiret si s'po dëgjon dhe për interesat tipike personale po do të falë tokë edhe Serbisë, t'ia luajë mezhdat e Kosovës, ta cungojë atë, siç veproi edhe me Malin e Zi me 8200 hektar tokë. 

Ngadalë beg se ka hendek...

Asnjë institucion shtetëror i Kosovës dhe asnjë parti politike nuk po mund të rehatohet nga ky virus politik i Hashim Thaçit, që më vonë u bë edhe kancer i shtrirë gjithandej. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi atë që është fituar me luftë po e humb në paqe. Serbia, e cila më 1999 iku nga Kosova e mundur nga lufta e UÇK-së dhe NATO-s, po kthehet pas 20 viteve në Kosovë, gjegjësisht në veri të Mitrovicë me një pjesë të territorit të Kosovës, afër 20 për qind. Turp të qoftë Hashim Thaçi, duke shkelur mbi gjakun e derdhur për Kosovë po e rrezikoni atë që është fituar me luftë dhe po e humbeni në paqe. Thaçi na doli prapë në skenë me këto malverzimet e tij, që gjithmonë ai të jetë i pari! Ai në një emision televizive, këto ditë, tha: ''Unë jam ai që e kam kthyer trenin e Serbisë prapa". Tani me këtë primat Hashim Thaçi po dështon rëndë në politikën e tij, siç po na hedh hi syve, se ai do të bëhet ''SUPERMENI'',i Kosovës. Loja e Thaçit tani është kuptuar edhe nga ndërkombëtarët dhe aleatët tanë, si Amerika. Thaçit do t'i ngulet kunji, prapa, siç thotë një fjalë e urtë popullore, por atëherë do të jetë vonë për të ardhmen e Kosovë dhe më së shumti do të pësojmë ne vetë mbi kurrizin tonë dhe askush tjetër. 

Thaçi, egjeli i Kosovës...

Vetëm një hipokrit i kategorisë së presidentit mund të flasë para opinionit, atë që e di edhe vetë se është qind për qind e parealizueshme: ''Unë du me lyp e jo me dhënë'', kishte thënë Thaçi në emisionin e Blendi Fevziut. Thaçi është në dijeni për të gjitha këto që nuk do t'i arrijë, por ai këto i bën për të shpëtuar nga Gjykata Speciale. Kaherë qytetarët e Kosovës kanë dyshuar tek presidenti për të drejtën të jetë i informuar se çfarë është duke ndodhur me Atdheun. Vetëm një njeri i vetëm ( në këtë rast Hashimi) nuk mund të marrë vendime. Serbia do Autonomi për vendet e banuara me serbë në Kosovë.... e kjo do të thotë se serbët vetëqeverisin ashtu siç duan vetë. Presheva, Bujanoci, Medvegja janë pjesë të Serbisë të banuara me shqiptarë... Serbia me plot qejf do t'i jepte këto tri pjesë për 18 pjesë të tjera në brendësi të Kosovës. Pra, 18 me 3..... çdo fëmijë i vogël e di që diç nuk është në rregull!!!! Duhet ndaluar atë që të sakatojë Kosovën. Konsideroj se për këto kompromise që po përgatiten dhe pranohen apriori nga pushtetarët tanë, asnjëherë nuk mund të fajësohet faktori ndërkombëtar. Çka na kanë faj Gjermania, Britania e Madhe, Franca, ShBA-ja etj., kur vetë kreu i Republikës këmbëngul në pazaret territoriale për interesat personale?! 

 

(Kosova Sot)