Lufta që nuk mbaroi kurrë

Lufta që nuk mbaroi kurrë
  • 13 November 2018 - 08:18

Shkruan: Ted Widmer

Më 11 nëntor të vitit 1918, një delegacion i përfaqësuesve gjermanë, jo tërësisht të sigurt se përfaqësonin qeverinë e tyre të trandur, ecnin malit 'Compiegne' drejt një grupi të oficerëve aleatë. Atje, brenda një automjeti hekurudhor 2419D, ata nënshkruan armëpushimin i cili e solli Luftën e Parë Botërore në fundin e saj. Ishte ky momenti të cilin e priste tërë bota që nga fillimi i luftës, katër vjet më parë. Që të dyja palët premtonin një fitore të shpejtë, por kjo nuk ndodhi. Liderët politikë mbanin fjalime bombastike rreth qëllimeve të luftës. Ushtarëve të rinj në istikame nuk iu bënin aspak përshtypje këto fjalime bombastike. "E tëra që ne dimë, është se lufta vazhdon", tha Wilfred Owen, ushtari-poet i ri anglez. Lufta për t'iu dhënë fund të gjitha luftërave, nuk mund t'i jepte fund as vetes së vet. Por, në vjeshtën e vitit 1918, Gjermania filloi që të rrëzohej. Papritmas, dinastitë antike filluan që të dridheshin në fronet e tyre: Kajzeri përgatitej të abdikonte; osmanët ishin thyer dhe perandoria Austro-hungareze u bë copë e grimë. Në javën e parë të nëntorit, fundi u ndje shumë afër. Por më 5 nëntor, zgjedhjet afatmesme turpëruan presidentin Woodrow Wilson. Pas numërimit të votave, republikanët kishin kontroll mbi Dhomën dhe Senatin, me implikime afatgjata për vizionin e Luftës së Dytë Botërore për një "Lidhje të Kombeve". Për vite me radhë, ai kishte përdorë demokracinë si shërim për sëmundjet e botës. Por, hidhërimi i shprehur në zgjedhje ngriti pyetje serioze në lidhje me efikasitetin e demokracisë. A mundej që një komb, aq i ndarë sa ky, ta frymëzonte botën?

Komunizmi ishte duke u përhapur me shpejtësi në Gjermani, Hungari dhe Poloni

Ish-Presidenti Theodore Roosevelt, duke u bërë gjithnjë e më demagogjik, sulmoi demokratët si "internacionalistë" dhe sulmoi me zemërim planin idealist të Wilson për një paqe që do të lejojë "të gjithë të notonin në qiell në një det të lëngshëm të qullit universal". Edhe të tjerët ndjeheshin ngjashëm. Pasi Wilson zbuloi katërmbëdhjetë pikat e tij, kryeministri Georges Clemenceau i Francës pyeti në mënyrë cinike: "Katërmbëdhjetë? Zoti i Mirë ka vetëm 10". Por, dy ditë më vonë, erërat e historisë dukeshin sikur po e ngrinin sërish Wilsonin. Më 7 nëntor, një raport i armëpushimit u dërgua në zyrën e Nju- Jorkut të "United Press". Brenda pak minutash, njerëzit dolën në rrugë. "New York Times" e quajti atë "një karnaval delirant të gëzimit i cili ishte përtej krahasimit me ndonjë gjë të parë ndonjëherë në historinë e Nju- Jorkut". Për fat të keq, raporti ishte i parakohshëm. Disa orë më vonë, Departamenti i Shtetit lëshoi një korrigjim. Turmat shkuan në shtëpi, u dëshpëruan. Katër ditë më vonë, lajmi i vërtetë erdhi. Edhe një herë, njerëzit u gëzuan - këtë herë, në mbarë botën. Pa asnjë arsye për të treguar përmbajtje, politikanët u kthyen drejt banalitetit që erdhi natyrshëm. "Demokracia" ishte fjala e orës - edhe Mbreti George V e përdori atë, në një shënim për Wilsonin, duke lavdëruar çështjen fisnike. Në Uashington, Wilson njoftoi planet për "vendosjen e demokracisë në të gjithë botën". Në një Kongres të rrënuar, ai përmendi detajet e armëpushimit dhe më vonë njoftoi, "Lufta kështu përfundon". Por a kishte mbaruar me të vërtetë lufta? "New Republic" shkruante: "Demokracia është infektive", por ajo dukej e zbehtë në krahasim me epideminë e gripit spanjoll, i cili vrau dhjetëra milionë njerëz në vitet 1918 dhe 1919. Mungesa e ushqimit kishte sjellë popullatat afër kaosit, veçanërisht në javët e fundit dhe komunizmi ishte duke u përhapur me shpejtësi në Gjermani, Hungari dhe Poloni. Demokracia sfidohej gjithashtu nga urrejtjet e thella të nxitura nga katër vjet lufte totale. Shumë gjermanë nuk ishin gati të pranonin lajmet e armëpushimit, pas viteve të propagandës për fitoren e pashmangshme. Reagimi i një ushtari ishte i zymtë: Në një spital në Pomerania, Adolf Hitleri qau kur dëgjoi për "ngjarjen monstruoze" dhe u bë kaq i tronditur saqë humbi përkohësisht shikimin ("gjithçka u nxi përpara syve të mi", shkroi ai). Me pezëm, ai vendosi të "hyjë në politikë". Do të ishte një politikë e fajit, duke dënuar hebrenjtë dhe të majtët për humbjen. Në vitin 1940, ai detyroi francezët të dorëzoheshin në të njëjtën makinë hekurudhore. Edhe në Amerikë, demokracia ishte një fjalë sfiduese për të jetuar. Të gjithë amerikanët kishin kontribuar në fitoren, përfshirë ushtarët afrikanoamerikanë, gratë që punonin në frontin e shtëpisë dhe emigrantët e fundit që u paraqitën vullnetarë për shërbim në çdo mënyrë që mundeshin. Ata nuk ishin në gjendje të pranonin të ishin qytetarë të rendit të dytë. W.E.B. Du Bois shkroi: "Lëshojani rrugën demokracisë! Ne e shpëtuam atë në Francë, dhe pasha Jehovain e Madh, do ta shpëtojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Kjo nuk ishte pikërisht ajo që kishte në mend Wilson. Rreth të njëjtën ditë si armëpushimi, një afrikano-amerikan i ri me emrin William Bird, u linçua në Shefild. Në mënyra të tjera jetojmë me dështimet si dhe me sukseset e vitit 1918. Më herët atë vjeshtë, Wilson i shkroi një senatori të Arizonës, Henry Ashurst, se ai po punonte për të ardhmen: "Tani po luaj për 100 vjet. "Ai do të ishte i tronditur nga të gjitha mënyrat në të cilat bota jonë i ngjan botës së tij.

Preciziteti i Owenit

Në disa aspekte, është edhe më keq. Një sondazh i kohëve të fundit i bërë nga "Pew Poll" tregoi një rënie të shpejtë të admirimit për Shtetet e Bashkuara. Për 12 vjet radhazi, sipas "Freedom House", demokracia ka qenë e dobësuar. Në Lindjen e Mesme, kujtimet osmane janë kthyer, duke ushqyer ambiciet sulltaneske të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në Rusi, Vladimir Putin e rishikon të kaluarën në mënyrën e vet kurioze, duke bashkuar nostalgjinë sovjetike me rolin e carit si mbrojtës i Kishës Ortodokse Ruse. Pamja e tij në mesin e e liderëve botërorë në Paris këtë fundjavë ishte surreale. Të paktë janë ata që kanë bërë më pak se Putin për ta bërë botën vend të sigurt për demokraci. "Ne vetëm dimë se lufta zgjat." Sigurisht që duhet ta nderojmë sakrificën e një brezi që bëri të gjitha ato që iu kërkuan, për ta ndërtuar një botë më të mirë. Ky nder u dha solemnisht në Paris në njëqindvjeçar të armëpushimit. Ndërkohë që avionët francezë mbajnë një paradë ushtarake, ndoshta zëri i qetë i Wilfred Owenit do të dëgjohet. Ai u vra në javën e fundit të luftës - prindërit e tij morën lajmin kur kambanat e kishës po kumbonin, në festimin e armëpushimit. Preciziteti i Owenit me fjalë sugjeron ngacmimin e tij nga mënyrat e padisiplinuara me të cilat liderët folën, atëherë si tani, duke ndarë njerëzit. Një shekull më vonë, nuk ka gjasa që ne të shpëtojmë nga teatri i madhështisë, me udhëheqësit që mbushin skenën për foton e tyre. Por, ndërsa bota përgatitej për Ditën e Armëpushimit, një ndjenjë vetëpërmbajtjeje ishte mënyra më e përshtatshme për të kujtuar tragjedinë që përfundoi në vitin 1918.

 

(Kosova Sot)