Vrima e zezë në fund të errësirës politikediplomatike dhe ekonomike serbiane

Vrima e zezë në fund të errësirës politikediplomatike  dhe ekonomike serbiane
  • 17 November 2018 - 08:06

SHKRUAN: PROF.DR. HAKIF BAJRAMI

Dokumentet në Arkivat franceze, angleze, ruse dhe vjenezo-gjermane dëshmojnë se Serbia pas Luftës së Parë Ballkanike kishte marrë turr dhe të gjitha fitoret ia atribuonte ushtrisë dhe politikës saj, pa llogaritur se 614 oficerë të lartë evropianë kishin komanduar në Luftën në fjalë në dobi të tyre, duke i shkelur shqiptarët në viset e veta që e kishin çliruar Kosovën, sidomos Shkupin, që ishte qendër diplomatike dhe administrative me peshë edhe për tërë Ballkanin Në Serbi opinioni publik është në narkozë për tubimin memorial të 100-vjetorit të mbarimit të Luftës Parë Botërore (28 korrik 1914-11 nëntor 1918). Lidhur me këtë, opinioni serbian ka menduar që njëqind vjet çdo gjë rreth kësaj lufte sillet "rreth boshtit të tyre". E vërteta, këtë "bosht" nuk e kanë bërë vetëm serbët. Kur jemi këtu, dokumentet në Arkivat franceze, angleze, ruse dhe vjenezo-gjermane dëshmojnë se Serbia pas Luftës Parë Ballkanike kishte marrë turr dhe të gjitha fitoret ia atribuonte ushtrisë dhe politikës saj, pa llogaritur, se 614 oficerë të lartë evropianë kishin komanduar dhe instrukturuar në Luftën në fjalë në dobi të tyre, duke i shkelur shqiptarët që viset e veta; që e kishin çliruar Kosovën, sidomos Shkupin, që ishte qendër diplomatike dhe administrative me peshë edhe për tërë Ballkanin; që vetëm nja 15% ishte qytet bullgar (tetor 1864-nëntor 1912). Diplomacia franceze e dinte saktësisht se nga dhjetori 1912 e deri më 28. VI. 1914, në Serbi veprimin hiç më pak se pesë (5) organizata terroriste, tejet ekstreme, me programe parafashiste. Më ekstremja doli të ishte "Mllada Bosna", me aktin terrorist në Sarajevë, kundër Franc Ferdinantit me familje. E vërteta, Beogradi dhe Vjena e kishin një Marrëveshje SEKRETE nga 28. VI. 1881. Aty tekstualisht thuhet se: "Serbia nuk do ta pengojë Austrinë për ta aneksuar Bosnjën e Hercegovinën (ndodhi më 1908); ndërsa Vjena nuk do ta pengojë, por edhe do ta NDIHMOJË Serbinë ta aneksojë Vilajetin e Kosovës( ndodhi më 1912). Viset shqiptare të okupuara Si është sjellë pushteti okupator serbiano- malazez në Vilajetin e Kosovës dhe jo vetëm këtu, deri më 28 korrik 1914, kur filloi zyrtarisht Lufta e Parë Botërore, mjafton të thuhet se 350, 000 shqiptarë u detyruan të shpërngulen në Anadolli me dhunë; 132 fshatra shqiptare u shndërruan në gërmadha, 62 xhami u bombarduan pasi mbaroi lufta, 26 politikanë shqiptarë u internuan në burgun e Beogradit dhe të Nishit; 69 ylema shqiptarë u masakruan nëpër xhamia. Bota u tmerrua nga kjo mizori.(Lexone Trockin dhe Fraindllingun, Raprtin e Inst. Kernegi më 1913/4). Dokumentet franceze dhe intelektualët francezë këto mizori i kanë në dijeni, sepse faktet janë në arkivat e tyre. Madje, dihet rezultati i Konferencës së Londrës më 1913 dhe 1915. Tash shtrohet pyetja: si u soll politika imperiale serbiane në hapësirën Prizren-Lumë më 1913. Krahina e Lumës me Dibrës ishte shndërruar në krematorium. Si u soll ushtria serbiano-malazeze në Dukagjin (1913/4) përmes konvertimit, është kaptinë e pasqaruar ende. Dokumentet trishtuese janë në Vjenë, në Prishtinë dhe në Beograd dhe për to neve nuk kemi heshtur. I kemi informuar Kushnerët e shumtë për këto mizori, me fakte të tyre, as më pak e as më tepër. Fare e vogël duket sjellja e nazistëve ndaj hebrenjve me ato sjellje që i përdorte pushteti serbiano-malazez në masë në Kosovë. Krahina e Llapit (AVIIB. P.4/1913) thuhet se ka mbetur vetëm në katër (4) plaka, se ata që kanë shpëtuar janë arratisur në Fushën e Edrenesë. Këto fakte, arkivat franceze i posedojnë, madje nga dora e parë e korrespodentëve të tyre. Po, i posedojnë edhe rusët e Presidentit Putin nga penda e të ndriturit Llav Trocki (hebre, Fraindling (hebre) dhe shkrimet e tyre, shqiptarët i mbajtën në mend dhe i strehuan hebrenjtë si vëllezërit e tyre për kah vuajtjet e Tantalit. Asgjë këtu nuk trillojmë: Lexojeni Promemorjen e TRE priftërinjve shqiptarë nga Prizreni: Shtjefen Kurti, Gjon Bizaku dhe Luigj Gashi nga 5 maji 1930 dërguar Shoqatës së Kombeve në Gjenevë. Ky dokument ia hapi sytë botës civilizuar evropiane, sepse vinte nga tre priftërinj të urtë dhe atdhetarë, që nuk e urrenin asnjë popull. Francezët këtë e dinë, sepse Prememorja u shkrua në gjuhën e tyre dhe në origjinal ia kam prezantuar të botuar diplomacisë franceze më 1998. Tash shtrohet pyetja:si është sjellë Ushtria Serbiane duke kaluar nëpër Shqipërinë Bregdetare. Më së miri është të lexohet shkrimi i Kosta Novakoviqit, ku ushtari serbian, në vend se të luftojë kundër ushtrisë që ia okuponte vendin, në viset shqiptare nga Perpellaci, si okupator ai vriste jo vetëm pleqtë dhe plakat, fëmijët dhe gratë shqiptare, po edhe BARINJTË. I vriste për t` ua grabitur bagëtinë. Dhe kur jemi këtu, Kral Petri me urdhër të të cilit ishte shndërruar Kosova në shkrumb e hi, një kilometër në jug të Merdarit do t'i mbetet pajtoni në baltë gjatë arratisjes. Aty, dy familje shqiptare me kiet e tyre, pa e ditur se kush është në pyetje, do ta nxjerrin nga vdekja e sigurt. Dhe si e kanë shpërblyer oficerët serbianë këtë ndihmë: Familjet Borofci në Shtedim të Llapit i kanë "shpërblyer" me pushkatim të burrave para fëmijëve të tyre, pasi janë larguar kah Besiana. Lexoni për këtë Arçibad Rajsin në CPB, i cili vetëm më 1928 në testamentin e tij, ia tha botës se kush janë popat dhe oficerët serbianë, por jo ushtarët që zbatojnë urdhra. Atë testament e kam botuar më 1989, pa ndonjë hallakamë. Dhe le të dihet se shkolla e Adem Demaçit popullin serbian nuk e urren. Rrenat njëqindvjeçare Dokumentacioni francez, anglez, rus dhe jo vetëm këtë, me historianët e kemi debatuar sa herë dhe dihet se si janë sjellë njësitet serbiane në tokën e Shqipërisë Bregdetare. Lexojeni se si janë vrarë fshatarët pa asnjë paralajmërim, pa asnjë rezistencë nga Perpellaci e deri në Durrës. Mjaft më serbianë e me atë Esat Pashën e mentalitetit sulltanor feudal, lodheni trurin pak se çka keni bërë ndaj një populli duarthatë. Ju, nuk keni lënë shtëpi në rrafshin e Kosovës pa e djegur, nuk keni lënë fshat pa e kontrolluar mos ka ndonjë abetare shqip, nuk keni lënë xhami pa e shndërruar në stalla kuajsh, ose i keni rrënuar me topa edhe kishat katolike. Dhe kujt po i mbani ders më me rrenat tuaja njëqindvjeçare. Jo, nuk e keni vendin as në rreshtin e dytë. Po, kur e vërejti Cari i Rusisë Nikollaj II, se ushtria serbiane është në komë, më 1 janar 1916 i dërgoi ultimatum Londrës dhe Parisit me këtë përmbajtje citojmë: "Nëse ushtria serbe menjëherë nuk nxirret nga Shqipëria, përmes portit të Durrësit, Rusia e ndërprenë Aleancën me Antantën dhe lidhë marrëveshje SEPARATE me Gjermaninë",(Nga Ultimatumi i Carit Rusisë Nikollaj II më 1 janar 1916, drejtuar Qeverisë Anglisë dhe Francës, d. në:A. F. D. XII/84, I botuar-hb). E vërtetë historike është se Serbia ka bërë luftë të drejtë deri në Toplicë dhe Merdar-Përpellac më 1915. Por, nga këto pika strategjike lufta serbiane ishte më tepër se koloniale dhe thjesht kriminale. Këto fakte janë në arkivat franceze dhe inteligjenca e këtij shteti civilizues më nuk i fsheh dhe pse Makron një burrë-shteti demokratik ta shpërblejë rrenën serbiane më tutje. E keni fituar vendin që duhet të mësoni, se çka keni bërë në emër të kryqit evropian që një shekull! E vërtetë, tjetër ishte se Ushtria serbiane ka pasur shumë të sëmurë dhe të vrarë, por jo nga dora shqiptare që i lejoi të kalojnë, por jo të fetishizohet një kriminel si Esat Pasha, sepse ai nuk e kishte tokën shqiptare pronë të tij, por nga ata që e luftonin dhe kuptohet nga ata që e mbronin pragun e shtëpisë do të vritet mu në qendër të Parisit dhe do të lirohet nga Gjykata famëlartë franceze, sepse e kishte zaptuar kërkesën e kombit vet. MT: Kampet e përqendrimit në Nish Sa i takon Frontit të Selanikut, historiografia serbiane deri më tash ka përvetësuar luftën shumë të vështirë të ushtrisë franceze, që ishte me mercenarë nga Somalia, e që serbët e rehabilituar në Greqi u shkonin parapa tyre. Mos shkoni të hulumtoni askund serbianë. Shikoni se kur hyn Franshe De Pere në viset shqiptare, e kur hyn "Divizioni" jugosllav. Serbianë, vendi juaj në Eshalonin e dytë në Paris (11 XI 2018) ishte shumë respektiv, sepse kur jeni kthyer në Kosovë (bie falja më 1918) jeni sjellë me shqiptarë më keq sesa Vjena me juve për nja dhjetë herë. Të gjitha shtëpitë shqiptare i keni djegur, çdo xhami e keni kthyer në stallë, keni krijuar kampe të përqendrimit në Nish, Leskofc (604 familje), sa që oficeri i kampit të Nishit hapur urdhëron: "Kur t` i vrani arnautët, mos i privoni nga jeta me pushkë, se përfaqësuesit e Kryqit i Kuq po i ndiejnë krismat e pushkëve, por i therni me bajoneta dhe kështu e kurseni municionin". Madje, serbianë pa pushur më 1918, keni filluar kolonizimin dhe nuk e keni ndalur deri më 6 prill 1941 duke i sjellë 17897 familje sllave nëpër pronat shqiptare, duke ua grabitur 289875 hektarë toka pune dhe dyfish më tepër kullosa. Madje më 1938 keni aprovuar ligj në parlament se: "Arnauti mund të ketë 0, 40 ari tokë, sllavi mund t` i ketë së pakut 45 hektarë tokë pune dhe keni aprovuar me Republikën e Turqisë Konventë (1938) që me gjenocid ta shfarosni popullsinë shqiptare në tërësi 1939-1944. (Shiko nenin 2 të Konventës, është botuar-hb). Serbianë, a keni lejuar shkollë shqipe për shqiptarë 1912-1941. Apartejdi nuk ka thika të tjera. Shikoni sjelljet mizore nëpër vende publike për të shkaktuar frikë në popull (Telegransko Odelenje ku lavdërohen drejtuesit e qarqeve se sa "shifrar" janë shfarosur). Si jeni sjellë më 1945-1999, tani e tërë bota e civilizuar e di. Madje, nga 1945 e deri më 1951 keni sjellë 24000 familje sllave në viset shqiptare (Arkiva e K. Ekzekutiv Federativ, Dosja "Nova Kolonizacija). I keni detyruar shqiptarët si skllevër t` i ndërtojnë 10, 000 shtëpi për kriminelët çetnikë që deri në 21 nëntor 1944 kur kishin shërbyer kuislingut Milan Nediq, ndërsa Ferizajn, Gjilanin, Drenicën i keni shndërruar në gërmadha. Në Llap prapë i keni lejuar të mbesin vetëm 4 plaka. Si jeni sjellë deri më 1966 me 54000 dosje për mësuesit shqiptar "të Fadil Hoxhës" mbetet një histori origjinale e juaja se kush jeni dhe çka synoni. Por bota po ju lexon dhe po mëson ngadalë por sigurt. Në luftën e fundit 1992-1999. Po ju kur i krijuat 755,000 dosje për shqiptarë, të cilët synonit t` i vrisni, e ku i kishit sjellë mbi 5500 informatorë (udbashë) civilë dhe oficerë në Kosovë (qershor 1992- dhjetor 1999) ku ishin ata që "para syve të tyre "grabitën" serbët dhe të "dërgohen" në Shtëpinë e Verdhë në Malësi të Gjakovës, dhe pranë torishtës bagëtive të bën transplantimet e organeve njerëzore. Ndytësi më raciste nuk keni mundur të mendoni, por edhe kësaj rrene i ka ardhur fundi, që e tregoi vend juaj në Paris për namin që keni bërë në Luftën Botërore e që vetë e keni kurdisur. Tani keni menduar të propagandoni se "me helikopter"-alarmim i kryekriminelit Miloshit njëfarë Sllavko Nikiq se: " transplantimi nuk ka ngjarë në Shtëpinë e Verdhë në Malësi, që është marri e jona serbiane, por me helikopter kufomat janë bartur në Tiranë dhe aty në spitale janë bërë operacionet", shton Nikiqi, i cili ndiqet nga Interpoli që 20 vjet. Shumë më tragjikisht keni sharruar në vetëvrasje, serbianë, sepse në Tiranë fare mirë dihet a janë bërë transplantime atëbotë dhe nëse janë bërë dokumentet janë, sepse mjekët ishin zakonisht të huaj. Takimi i Presidenti Vladimir Putin me Presidentin Hashim Thaçi më 11. XI. 2018, lëvizje tektonike politike në Serbi! Serbia politike është ende në gjumë. Kishte pas cofur gomari dhe mendonte se është në ëndërr. E, Serbia shtetërore po mendon se bota sillet edhe sot si dje rreth saj. Shikoni se sa eksportoni mallra në Rusi, sa në Gjermani e sa në Itali e sa në Kosovë. Serbianë, Rusia është vërtet Fuqi Botërore, por për marritë tuaja mesjetare nuk do të prishen me tërë botën, nëse ka dituri shkencore. Takimi Putin- Thaçi ka ndodhur pak me regji të francezëve, pak më tepër me regji të shqiptarëve, por më së shumti për interes të Rusisë në përgjithësi dhe Putinit në veçanti. Në asnjë variant rusët nuk kanë menduar e as nuk mendojnë t` i sjellin dobi Thaçit dhe Kosovës, sepse e dinë se dobinë shtetit më të ri në Evropë ia sjellin SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Anglia…. Çdo gjë tjetër është lojë kalamajsh. Këtë fakt e dinë shqiptarët që e kanë mbuluar botën me informata dhe me intelektualë të dëlirë e dinë. Por, një aksiomë duhet të dihet: Nga takimi i Putinit me Thaçin në Paris më 11. XI. 2018: Së pari, Presidenti rus merr infuzion për aksionin e okupimit të Krimesë; Së dyti, Putini me këtë qëndrim e largon edhe më tepër Kosovën me Ukrainën duke ngjallur zemërim të tejdukshëm në Greqi dhe Qipro; Së treti, e balancon lidhjen "nëntokësore" Putin-Tramp; Së pesti, e vë Serbinë në frigorifer, për ta "ngrënë" jo për darkë, por për darkë më lehtë; Së katërti, ia mbyll pazaret Hashimit për të shitur "patriotizëm" në lagjet e Preshevës; Së pesti, ia siguron Rusisë hyrjen në Pazar të Majës Pançiq në Kopaonik, përmes këmbimit eventual të Leposaviqit me disa katunde të Kosovës Lindore, sepse në të njëjtën kohë Hashimit ia kthen shpinën Amerika dhe Gjermania; Së gjashti, Putini e sakrifikon A. Vuçiqin sepse Franca e urren si rrenc ordinerë, sepse është i anatemuar nga Kisha Serbe; Së shtati, ne nuk e dimë se sa janë miq Makron dhe Kushner, por e dimë se të dytë e shohin në rastin e Serbisë vrimën e zezë në fund të errësirës ballkanike; Së teti, edhe Makron edhe Kushner e dinë fare mirë se nga viti 1999 është mbushur Kosova me VARREZA masive shqiptare që i ka mbjellë Serbia neofashiste, e ato duken nga avioni. Krejt në fund do të dihet efekti i Parisit, se serbët më nuk mund të rrejnë, se Kosova me rastin e pranimit në Interpol, që do të ndodhë sigurisht, e më në fund Republika e Kosovës do të lëshojë menjëherë fletëarreste për nja 5-600 kriminelë serbianë, të cilët janë nga biznesmenët e deri te politikanët që drejtojnë partitë dhe shtetin. Kosova së pari do të duhet të lëshojë fletëarrest për Ivica Daçiqin, që ishte dora e djathtë e Kasapit të Ballkanit, së dytë Kosova do ta zgjedhë numrin dy për ndjekje e ata janë nja dhjetë serbianë që sot e mbajnë 30% të trafikimit të mallrave, prej të cilave pushteti serbian ushqehet dhe blen armatim në Bellorusi. Kjo nuk është e tëra, sepse bartja e kufomave shqiptare nga Kosova për në Serbi, deportimi i 1, 000, 000 shqiptarëve nëpër botë më 1999 është gjenocid serbian që mendon, flet dhe akuzon. Këtë realitet Franca e dinte më 11. XI. 2018 dhe si të komprometohet. Vuçiqin e plasoi diku që mos të shihet fare. Ashtu ndodhi, por më së rëndi është që të mësohen të fshihen serbianët, ku e kanë vendin. 

(Kosova Sot)