"Heroizmi" i opozitës & "viktimizimi" i Qeverisë

  • 09 October 2015 - 11:12

Shkruan: Fadil Maloku

Tendenca "djallëzore" e Ekzekutivit

Vazhdimi i seancës në kushte të jashtëzakonshme, ishte joserioze

Tendenca e QEVERISË, që me çdo kusht të mbajë seanca në Kuvendin e Kosovës, duket jo vetëm joserioze, por, edhe tejet djallëzore, e deri diku edhe skandaloze: 1. Joserioze, ngase në kushtet dhe rrethanat e tilla të kontestimit dhe pengimit nga ana e opozitës, marrja e disa vendimeve (për kinse interesa shtetërore!!!) është jo vetëm joserioze (për të mos thënë deri diku edhe marri!), por edhe e pakuptueshme! 2. Djallëzore, edhe për faktin se përmes rolit viktimizues Qeveria po dëshiron të dërgojë dy mesazhe në publikun e gjerë: Njëri, i cili ka të bëjë me gjoja mëshirën që duhet ta tregojnë qytetarët kosovarë, në rast se vendi shkon në zgjedhje, për këto subjekte (që në fakt më së shumti kanë mëkate dhe dëme) dhe mesazhi tjetër: që të dekonspirojë qëllimin e opozitës për ta marrë pushtetin me të gjitha mjetet dhe mundësitë e ofruara në këto rrethana, kur mandati i tretë është tani "impossible mision"! 3. Skandaloze, edhe për shkakun se insistimi që (edhe nën rrethanat e gazit lotsjellës!) me çdo kusht të mbahen seancat e Kuvendit (për ratifikimin e kinse disa ligjeve të rëndë- sishme...!)në kushte dhe rrethana jonormale, ku imperativi i peshës së ligjeve krahasuar me peshën që mund të provokojë mbajtja e seancës, mundësoi skandalizimin e qëllimshëm Tendenca e OPOZITËS, që me çdo kusht të mos lejohen mbajtja seancave në Kuvendin e Kosovës duket jo vetëm naive, por edhe e paarsyeshme, e pakuptueshme dhe e paimagjinueshme: 1. Naive, ngase opozita, përveç Parlamentit, ka edhe rrugën (si mjet ideal) për ta kontestuar, ndaluar, e besa edhe për ta stigmatizuar keq e më keq qeverisjen e koalicionit aktual. Naive gjithashtu, se është e pamundur që në faza afatgjata të "arsyetohet" në publik shkaku i vërtetë social i mosmbajtjes së seancave të rregullta. Po, shihet qartë që s'mjaftojnë: Asociacioni dhe Demarkacioni! Pra, motivi apo preteksti i kundërshtisë duket që është i pamjaftueshëm dhe joadekuat për momentin. Si të tilla, argumentet e kontestimit opozitar duhet të zgjerohen dosido edhe në sfer- ën sociale (papunësia enorme); dhe atë ekonomike (varfëri permanente!). Sepse, impulset e zhgënjimit qytetar më shumë u adresohen këtyre të fundit! 2. E paarsyeshme dhe e pakuptueshme, se s'po mund të bartet masovikisht akoma ideja e kontestimit të këtij pushteti në sytë dhe mendjen e publikut të gjerë. Ose thënë më thjesht: Opozita s'po mundet me vetëkënaqësinë që e ka në publik për Asociacionin dhe Demarkacionin ta përmbysë ad-hoc këtë Qeveri me gjithë këta gafa e skandale të njëpasnjëshëm! 3. E paimagjinueshme, sepse Kuvendi është një vend goxha i ndjeshëm për një publik që historikisht asnjëherë s'ka qenë i përfaqësuar sa dhe si duhet në aulat e vendimmarrjeve politike e sociale!