Reformatorët, anëtarësia e LDK-së dhe opinion politik e publik kërkojnë Vjosën Presidente, e jo LVV

Reformatorët, anëtarësia e LDK-së dhe opinion politik e publik kërkojnë Vjosën Presidente, e jo LVV
Reformatorët, anëtarësia e LDK-së dhe opinion politik e publik kërkojnë Vjosën Presidente, e jo LVV

Skender Kapiti

  • 25 December 2019 - 14:08

Në ditët e sotme, kur formimi i qeverisë së Kosovës nga kualicioni LVV-LDK është problem kryesor politik, demokratik , kushtetues dhe i qeverisjes, pasi per këtë votoi populli. Mirëpo tematika ka rrrëshqitur të posti i Presidentit, gjë e cila po mban padrejtësisht peng formimin e qeverisjes.

Në këtë gjëndje fajtore është LDK-ja e cila don që ta sigurojë postin e Presidentit, jo me synim për postin ,por me synim që ta sigurojë këtë post dikush nga garda e vjetër e LDK-së si p.sh. Mustafa apo ndonjë tjetër që i konvenon kastës së vjetër, të diskredituar e konmsumuar si brënda LDK-së ashtu edhe publikisht. Pra thjesht kërkohet që të bëhet Pazar politik.

Nëse ka edhe nga VV opinione pro Vjosës si Presidente e Kosovës, kjo do të ishte shumë mirë dhe do t’i shërbente edhe imazhit politik e demokratik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi nga radhët e saj ka vlera të tilla të mëdha të pranueshme e të respektuara jo vetëm nga antarësia dhe elektorati i LDK-së, por edhe nga opinion publik kosovar, po ashtu edhe nga ai intelektual, politik e madje edhe nga LVV.

Propozimi dhe dakordësia e VETËVENDOSJES për postin e Presidentit është për një President konsensual dhe kur t’i vijë koha të gjëndet e të votohet ai. Por, përderisa vetë LDK e kushtëzon formimin e kualicionit me paracaktimin e postit të Presidentit të Kosovës, dhe duke iu referuar kësaj agjende të saj , atëhere nga opinioni publik ka mendime e vleresime se në rast se Presidenti do të vinte nga radhët e LDK-së, si më e merituar do të ishte kandidatura e Vjosa Osmanit, dhe duke qenë kështu atëhere edhe nga brënda VV natyrisht që ka opinione dakordësie që të ishte ajo. Atëhere ku është problemi këtu për LDK-në, pra nuk ka këtu asnjë problem, pasi kjo është realisht edhe zgjidhja më e mirë, më e duhur dhe më se e merituar për postin e Presidentit.

(Kosova Sot Online)