Një mendim ndryshe

Një mendim ndryshe
Një mendim ndryshe

Muhamet Kelmendi

  • 25 December 2019 - 23:14

Kosova duhet qendrimin e Tiranes te analizon  qete dhe ne menyre shkencore te vendosi per te.
Nuk duhet te ndegjohen njerezit qe vetem  deme sjellin ne raportet Kosove-Shqiperi.
Eshte koha kur ceshtjet duhet te shiqohen ne sy dhe po ashtu te thuhet qarte dhe prere qendrimi.
Mbetja ne njeren ane, pa analiza dhe fakte, duke treguar me qarte te miren dhe te keqen, faktet e demshme, eshte e denushme dhe ndikon ashper ne raportet e Prishtines me Tiranen.
Minishengeni kerkohet qe te shfrytezohet nga Kosova per te thene mendimin e qarte pse nuk bashkepunohet me shtetin kriminal serb.
Ndoshta ka qene e rruges te shkohet ne Tirane dhe atje te tregohen faktet pse nuk deshiron Kosova Minishengenin.


Ka qene vendi dhe momenti per te vene kriminelin Vuqic ne banken e te akuzuareve para te tereve, duke treguar faktet dhe dhunen qe kane bere qeverite serbe mbi Kosoven dhe shqiptaret.
Ne takim ka qene vendi per te vu ne spikam perdhinimet e 20 mije femerave shqiptare, personat e pagjetur, vrasjet, krimet dhe demet e bera.
Aty eshte dashur te theksohen keto dhe qarte te kerkohen permbushjet e qendrimeve te paraqutura dhe njohja e shtetit te pavarur dhe sovran te Kosoves.
A kerkohet te falur apo jo nga krimineli Vucic a vucicat tjete nuk ka fare rendesi ne raportet ndershteterore. Kjo, sepse ky gjest human dhe i larte i popujve modern eshte i rendesishem, megjithate ajo varet nga tradita, nga kultura dhe ndergjegjeja kombetare; varet nga shteti dhe kombi. E ne e njohim shtetin kriminal serb. E dime se kjo eshte ceshtje e cila edhe pse rendon mbi moralin serb te Beogradit, atyre nuk u lejon tradita kombetare kriminale serbomadhe dhe historia e glorifikuar serbe per te kerkuar falje.
Dhe kjo nuk e pengon fare kombin shqiptar.


Por, me kete qendrim ne tavolinen e tille, tregojme, pse pa pergjegjesi penale dhe materiale te Begradit, nuk mund te vendosen marredhenie ndershteterore dhe as per te shkuar te Minishengeni.
Ky qendrim i yni do te vente me shpatulla per muri kriminelin Vucic, por edhe sllavet tjere si Zajev dhe Gjukanovic, te cilet kurre nuk e denuan krimin, terrorin dhe veprimet tjera gjenodiciale serbomadhe.
Ndersa, te menqurin e Tiranes, E.Ramen, do te vente ne pozite te rende, duke e detyruar qe edhe ai te vendosi si Kosova ose te mbetet me "mikun" Vucic.
Por, kjo u be.
Kosova nuk shkoj.
Tash eshte koha kur duhet punuar me Tiranen. Kerkohet te sqarohen masat andej e kendej. Te punohet per te sqaruar dhunen e terrorin serbomadh.


Ndoshta duhet shkuar ne Beograd dhe atje me ia perplasur ne fytur krimineleve serb tera faktet e dhunes dhe te terrorit, shkaqet pse nuk merr pjese Kosova ne Minishengen dhe pse Kosova nuk e heqe taksen e 100% ndaj shtetit kriminal serb.
Kjo do te dergonte Kosoven me perpara dhe do te ruante raportet midis Kosoves dhe Shqiperise.

(Kosova Sot Online)