Të formohet Komisioni për zbardhjen e listave të spiunëve të UDB-së, që janë me bollëk në organet e larta shtetërore

Të formohet Komisioni për zbardhjen e listave të spiunëve të UDB-së, që janë me bollëk në organet e larta shtetërore
  • 06 February 2016 - 10:21

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Kosova të ndjekë shembullin e Kroacisë dhe disa vendeve të Evropës

Këta spiunë të UDB-së, që sot janë në Qeveri, Kuvend, Prokurori, Gjyqësi... janë përgjegjësit kryesorë të të gjitha mynxyrave në Kosovë

*Këta zagarë të pushtuesit menjëherë të japin dorëheqje, llogari para popullit dhe të mos merren kurrë me politikë.

*Kjo bandë e Qeverisë kuislinge janë merimanga e zezë që deri dje i kanë shtruar qilima të punuar në vek qenit plak Titos, larguan atdhetarët dhe u bënë bashkë fara serbe me kriminelë, hajdutë e udb-ashë dhe lehin kinse për suksese si zagarët e rrahur.

Qeveria kuislinge, që solli qëllimisht në krye të vendit spiunët, Kosovën e kanë gozhduar si Krishtin në kryq

Dueti Mustafa-Thaçi dhe banda mafioze janë përgjegjës

Në kolltukët e Kuvendit të Republikës të Kosovës është ulur deputeti, të cilin Beogradi e dekoroi për vrasjen, burgosjen, tredhjen... e shqiptarëve... Këtë deputet në derën e Kuvendit të Kosovës, kopil e la Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri, e futën në kreun e listës (kam fakte origjinale bile me foto shtrëngim duarsh me marrjen e dekoratës të serbo-çetnikëve. Në Kuvendin e Kosovës po ashtu ka edhe këshilltarë që babë e babagjysh kanë bërë krime kundër shqiptarëve. Andaj, s´ka mundësi të ecë Kosova përpara se kjo bandë e Qeverisë së Kosovës nuk ka dalë nga vota e lirë e popullit liridashës të vendit, por ka dalë nga pazaret sekrete të klaneve mafioze, hajdutësh e vrasës, kundër kombit tonë

Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe këlyshët që janë aty rrotull do të mbajnë përgjegjësi dhe herët a vonë do të japin llogari para popullit. Këta ushqehen dhe marrin rrogën nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në maj të vitit 1989, gjatë hetimeve në lokalet e UDB-së serbe në Prizren, udba-shi serbian (tani është në PDK), më thoshte: "Vetëm ta luajë veshin Milosheviqi ne nisemi edhe për Tiranë..." (fakte).

Në policinë e Prizrenit ka akoma policë që Beogradi i dekoroi për vrasjen e tre, plagosjen e 52 zhurianëve dhe burgosjen e një grupi (fakte origjinale).

Në Prokurorinë e Kosovës ka nga gjaku i kryetradhtarit të kombit, drogirashit, kurvarit, hajnit serbian, Rrahman Morinës (fakte).

Qeveria kuislinge dhe estrada hajdutësh erdhi me pazare dhe tinëzisht për të mbuluar krimet

Ç´bëhet kështu!? Përse nuk po ecën Kosova përpara, përse po e vjedhin pa mëshirë Kosovën, përse e shesin vendin si plaçkë, përse nuk burgosen banditët... më shkruajnë dhe më pyesin lexuesit pandërprerë në 'Facebook' dhe e-mail...!? Shpeshherë shkrimin e filloj me një thënie të shkrimtarit të madh rus, Dostojevskit. Ai i këshillonte njerëzit që janë nisur në rrugë, të mos gjuajnë me gurë çdo qen që i leh, sepse do të vonoheshin për të arritur në vendin e caktuar. Edhe sot kjo është shumë e vërtetë, por kur ke të bësh me qen sokakësh, si në këtë rast, me estradë kriminelësh, hajdutësh, udbash-ësh dhe banditësh të Qeverisë së Kosovës, është më kuptimplote thënia popullore shqiptare "qenit tregoja shtagën", që pastaj edhe kur të ngordhë, të përdorësh për ta shtyrë drejt një grope që të mos qelbet vendi. Mirëpo, vendi nuk qelbet vetëm prej ngordhësirave të pashpirt, por edhe prej atyre ngordhësirave që akoma kanë frymëmarrje, por janë të pamoralë fare. Kjo bandë hajnash e kriminelësh të Qeverisë së Kosovës pretendojnë të jenë intelektualë, por janë injorantë, pretendojnë të jenë të sinqertë, por në të vërtetë janë shpifës, trillues dhe bastardë... Eh, s´ka mundësi të ecë Kosova përpara se kjo bandë e Qeverisë së Kosovës nuk ka dalë nga vota e lirë e popullit liridashës të vendit. Kjo bandë ka dalë nga pazaret sekrete të klaneve mafioze hajdutësh e vrasësish kundër kombit tonë. Këtë e them me përgjegjësinë më të madhe morale dhe penale, dhe nuk më bën syri ferr për këta zagarë të pushtuesit, ndonëse kafshojnë hajnisht. Dikur kjo kastë dhe ky soj i ndyrë titist kanë lehur sertë...

Serbia la në Kosovë mbi 700 spiunë dhe këta zagarë të kopeve, që janë të shpërndarë në institucionet e larta shtetërore, mund të largohen me revolucion popullor

Pra, u bënë bashkë hajna, banditë të dalë nga hiri i zi të zezenajës rankoviqiste dhe akoma vazhdojnë me të vjetrën. Vetëm gëzofin kjo bandë e ka veshur mbrapsht. Të njëjtët qen janë. Pa merak fare! Serbia fashiste e gjakut të Car Dushanit, në Ballkan, kishte shpërndarë mbi 2200 zagarë dhe langojë me dy këmbë-spiunë. Ndërkaq, vetëm në Kosovë mbi 700. Në Kosovë vepronin spiunët, zagarët më të tmerrshëm dhe më nuhatës. Mjerisht shqipfolës. Me dajak në krah luftonin: "Nacionalizmin, seperatizmin, shovinizmin, irredentizmin, kontrarevolucionin shqiptar në Kosovë". Këta qen kurrë nuk e dënuan nacionalizmin fashist serbian dhe pansllavizmin, ndonëse zotëronte makinerinë më moderne të luftës... Zagarët shqipfolës dënonin shqiptarët vetëm për dy shkronja K. R. e të mos flasim më shumë. Serbianët vrisnin shqiptarët dhe i humbnin pa shenjë pa dok, i burgosnin, i tredhnin, këndonin këngë çetnike në zemër të Kosovës dhe askush nuk merrte guximin për t´i dënuar! Ata që nuk kanë jetuar në kohën e kësaj murtaje të zezë titiste nuk e dinë. Unë po ju tregoj: Titistët edhe gratë e tyre që i kishin në shtratin e dashurisë ia jepnin për epshe padronëve të tyre për të mbrojtur porosinë e qenit plak Titos: "Ta ruajmë vëllazërim-bashkimin me çetnikët". Ah, sa të poshtër kanë qenë këta langoj të pushtuesit. Këta zagarë aq naivë ishin që nuk e dallonin mishin e qenit nga mishi i qengjit. Dhe, si mund të ecë Kosova përpara, kur në krye të Qeverisë është një ish-komunist.

Mustafa të japë dëshmi para Prokurorisë

Si mund të ecë përpara Kosova, kur në krye të Qeverisë së Kosovës është Isa Mustafa, hajni i Diasporës, që vodhi me thasë paratë e bashkatdhetarëve. Shih për këtë, gjakziu Isa Mustafa, që themeloi "Dardania bankën", flet përçartë kinse ka sqaruar. Isa Topuzi, a ka dhënë dëshmi para Prokurorisë? Isa Mustafa nuk është hajdut në mes të errësirës. Ky është hajn në pikë të ditës me diell. Në emër të kujt flet për Kosovën si zagari i rrahur pas hënës. Ky nuk është i pari i vendit me votën e popullit. Vetëm ata me të meta mendore e marrin për kryeministër të vendit. Natyrisht e pranojnë edhe qentë e Titos, që dikur shëtisnin nëpër Serbi si në dhomat e tyre...

Si mund të ecë Kosova përpara, kur në Partinë Demokratike të Kosovës është udba-shi që në lokalet e UDB-së serbe ka tredhur shqiptarët për serbët. Ky qen dhe zagar i shqipfolës i Drazh MIHAJLIT në UDB-në serbe, më thoshte:... vetëm të luan veshin Slobodan Milosheviqi, ne nisemi dhe e marrim edhe Tiranën...". Ky këlysh serbi është në PDK. Le të urdhërojnë zyrtarët e lartë të kësaj partie dhe vetëm të bëjnë gek e mek. Po ku guxojnë ore burra këta. Po e dinë se u del gjizë. Ndonëse më kanë çuar fjalë të mos i publikoj. Kurrë të mos bëjnë gjumë rehat, spiunët dhe bashkëpunëtorët e zaptuesit shekullor, gjaku i karagjorgjeviqëve, cardushanëve dhe svetisavezezëve...

Dëshmi për dekorimin nga Serbosllavia

I bëj thirrje edhe shefit të policisë në Prizren, se në taborin e tij ka policin që më 28 mars, ditën e martë, në Zhur, bashkë me gjakësorët çetnikë ka vrarë 3 të rinj zhurianë, ka plagosur 52 dhe burgosur një grup njerëzish. Ndër ta jam edhe unë që më arrestuan dhe kërkohej dënimi me vdekje për mua. Kam siguruar fotografi, faksimile origjinale dhe dëshmi po ashtu origjinale se si dekorohej nga kryetari i Jugosllavisë së asaj kohe të Serbosllavisë, Borisav Joviqi...

Eh, more ju burra nuk është vetëm ky këlysh që do ta publikoj, janë edhe zagarë të tjerë që kanë vrarë tre kushërinjtë e mi që me duart e mia ia shtrova shtratin e vdekjes dhe më arrestuan. Ky këlysh që nipat e Drazhës i dhanë Dekoratë më doli dëshmitar në gjyq... Si mund të ecë Kosova përpara more burra, kur në këtë koalicion që udhëheqin popullin, u zgjodhën me pazare, jo me votën e popullit është e mbushur me hajna, udba-shë, spiunë, kopukë, kriminelë, banditë, e kanë bërë ZAP Prokurorinë, Gjyqësinë. Në këtë kupolë të krimit janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të bandës titisto-rankoviqiste. A e dini ju se aty ka edhe nga fara e rrahmanzinjve...? Unë do t'ju tregoj në shkrimet e radhës. Por le të urdhërojnë Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ismet Beqiri dhe ndonjë këlysh aty rrotull të bëjnë vetëm gek e mek jo më shumë... Dhe, unë do të jem ai GOP NONE QË DO T´I PUBLIKOJ ME FAKTE.

Këtë bandë vrastare, bashkë me Prokurorinë dhe Gjyqësinë, po e pres në reagim. Unë jam gjallë dhe shëndoshë. Kaq kësaj radhe nga unë, Reshat Sallah Badallaj, fror 2016.

Për këtë shkrim, unë Reshat BADALLAJ, çuni i Sallahit Metës, nga Zhuri i krahinës së Lumës, mbaj përgjegjësi morale dhe penale...