Kali i Trojës-Baton Haxhiu

Kali i Trojës-Baton Haxhiu
  • 10 February 2016 - 10:04

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Piuni i Beogradit bëri thirrje të veprohet më ashpër kundër opozitës

Kosova është jo ajo që mendon Batoni dhe batovicat e tjerë

Duket sheshit se ky njeri ka marrë urdhrat nga punëdhënësit e vet në Beograd për të hedhur barut për konflikte dhe për përgjakosje midis dy blloqeve të krijuara

Në tryezën e djeshme të organizuar nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, bëri thirrje të veprohet më ashpër kundër opozitës.

Thënia e tij ishte: "Nuk duhet lejuar që e palejueshmja të shkatërrojë të lejueshmen".

Ky sihariq i këtij bastardi politik të krijuar nga Beogradi, kishte për qëllim për të thelluar konfliktin midis pozitës dhe opozitës, duke lënë çështjet themelore.

"Morali nuk ka vend, thotë ky piun i Milosheviqit, në rendin juridik. Rendi juridik nuk duhet të zëvendësohet me moral".

"Si lejon, thotë ky piun, të barten armë në Kuvend", vazhdon ky lakej i Beogradit.

"Nuk shkohet në zgjedhje me opozitën që përdor gaz në Kuvend dhe dhunë në demonstrata".

Baton Haxhiu i harron çështjet themelore të konfliktit aktual në Kosovë.

Ai s'flet për:

1. Krimin dhe korrupsionin;

2. Shkatërrimin e tërësisë territoriale të Kosovës me Asociacion;

3. Humbjen e mijëra hektarëve të tokës së Kosovës me Demarkacion me Malin e Zi;

4. Humbjen e moralit politik qeverisës;

5. Shkatërrimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare;

6. Mospranimin e Kosovës në UNESKO dhe

7. Mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

A do dhunë ndaj qytetarëve?

Për Baton Haxhiovicin nuk janë të rëndësishme këto humbje kundruall faktit pse nuk po përdoret forca e dhunës ndaj opozitës.

E tërë forca destruktive e tij shkonte në qëllimin që të thellohet lufta në Kosovë midis pozitës dhe opozitës, duke bërë thirrje për përdorimin e forcës, që vetëm armiqve, përkatësisht Serbisë i konvenon.

Duket sheshit se ky njeri ka marrë urdhrat nga punëdhënësit e vet në Beograd për të hedhur barut për konflikte dhe për përgjakosje midis dy blloqeve të krijuara. 

Kjo edhe për të paraqitur Kosovën, vendin tonë dhe popullin e Kosovës, të paaftë për udhëheqje.

Duke dëgjuar këtë njeri të përkujton Esat Pashë Toptanin nëpër qendrat e Evropës duke thirrur për  humbjen e pavarësisë së Shqipërisë mbi bazën e paaftësisë së drejtimit të vendit nga qeveria e Vlorës me Ismail Qemailin, kryeministër të Shqipërisë.

Edhe ky këtë qëllim e kishte dje.

Baton Haxhiut në diskutim me këta shkelës të ligjit në tryezën me shoqërinë civile nuk i interesojnë fare problemet që i ka vendi, kundruall konfliktit midis asaj gjoja legjitime dhe jolegjitime.

Ai do dhunë ndaj qytetarëve. E dhuna na qenka dhe duhet të ndërtohet në bazë të rendit juridik e jo moralit politik. 

Turp për këtë njeri!

Nuk ka rend juridik pa moral politik. Ato janë çështje që shkojnë bashkë dhe nuk ndahen.

"Ato që nuk janë reale, thotë Hegeli, nuk kanë arsyetim".

E përdora këtë thënie se ky piun i politikës konfliktuoze e përdori thënien e tillë. E kjo në këtë kuadër do të thotë se moralja është e drejtë dhe reale. E jo sikundër kërkon Baton Haxhiu që e drejta juridike të sundojë mbi moralin, edhe nëse nga përfaqësuesit e së drejtës shkelet ligji i vendit, që është e ndaluar.

Pyetja shtrohet:

A janë morale dhe të drejta çështjet që e shkatërrojnë shtetin dhe që nuk kundërshtohen?

Shqiptarët janë të vetëdijshëm për kauzën e vet shtetformuese

Nuk ka dilemë se çështjet janë të drejta, reale dhe morale. Ato janë të të gjitha karaktereve të theksuara, sa herë që kundërshtohen shkaqet që e shkatërrojnë vendin në emër gjoja të së drejtës në fuqi.

Po në këtë ideologji të rendit pati vepruar edhe Serbojugosllavia kundër shqiptarëve. Nën rendin juridik u dhunua kombi shqiptar. Por, as atëherë, sikundër kudo, e drejta që nuk është morale, pëson humbje.

Aq më tepër tash kur gjërat kanë ndryshuar. 

Kosova është jo ajo që mendon Batoni dhe batovicat e tjerë. 

Shqiptarët janë të vetëdijshëm për kauzën e vet shtetformuese. 

Kombi  ynë e di se cilat çështje janë kundër shtetit të Kosovës. Mbi 70% e të deklaruarve në anketën e shoqërisë civile në Kosovë deklaruan Asociacionin si shkatërrimtar të Kosovës.

Ky është fakti.

Po, këtë e ka treguar populli  ynë me luftën çlirimtare dhe natyrisht se edhe tash nuk do të lejojë të shkatërrohet shteti as nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si dhe as nga mistrecat e vicave sllavë si Baton Haxhiu. Kosova është unike dhe e tillë do të mbetet edhe në të ardhmen.

Këtë nuk mundet askush ta ndalë.

Shqiptarët janë më unike se kurrë.