Pa u burgosur kryehajnat, Kosova nuk është rehat

Pa u burgosur kryehajnat, Kosova nuk është rehat
  • 11 February 2016 - 10:02

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Nuk zgjedhin mjete për ta sakatosur vendin

*Peshkua kalbet nga koka

Hajdutët dhe banditët nuk zgjidhnin mjete për të sakatosur Kosovën dhe pasuruar padrejtësisht, ndërtuan vila si në Dubai, vetura luksoze si të sheikëve, jo vetëm për vete, por edhe për rrospitë e tyre. Taktika e këtyre qenve të rrugëve ishte praktika e vjetër e tyre,"yrnek" nga Serbia. Secili punësoi "akraballeken" e tyre në: pushtet, polici, gjyqësi, prokurori... për të vjedhur më mirë e pa frikë. Krejt me qëllim që t'i kenë duart e lira, duke e harruar se i ndjek dora e Zotit dhe dora e mallkimit kudo të shkojnë

Tashmë është vërtetuar botërisht nga të gjithë ambasadorët e vendeve të huaja dhe Amerika se në institucionet e larta shtetërore në Kosovë ka hajni, korrupsion, krim të organizuar... Ky marifet nga popullata e këtushme është ditur shumë më herët, por mjerisht askush nuk i besonte dhe nuk ua vuri veshin ankesave të tyre. Krimi i organizuar dhe hajnia në vendin tonë, nga banditët dhe kryebanditët në Kosove është më e larta jo vetëm në regjion, por në Evropë. Këta kryehajna dhe banditë, Kosova i njeh para luftës se çfarë fukarenj ishin, sepse në shtëpitë e tyre kishin nga një magar, dytri dhi, rastësisht ndonjë kalë ose lopë dhe jo më shumë. Mirëpo, pas luftës me të madhe lulëzoi krimi i organizuar dhe iu turrën vendit si llavë ujqish të uritur, duke bashkëpunuar ngushtë me mafinë serbiane dhe e rrjepën KOSOVËN DERI NË PALCË.

Yrneku" nga Serbia

Hajdutët dhe banditët nuk zgjidhnin mjete për të sakatosur Kosovën dhe pasuruar padrejtësisht, ndërtuan vila si në Dubai, vetura luksoze si të sheikëve, jo vetëm për vete, por edhe për rrospitë e tyre. Taktika e këtyre qenve të rrugëve ishte praktika e vjetër e tyre,"yrnek" nga Serbia. Secili punësoi "akraballeken" e tyre në: pushtet, polici, gjyqësi, prokurori... për të vjedhur më mirë e pa frikë. Krejt me qëllim që t'i kenë duart e lira, duke e harruar se i ndjek dora e Zotit dhe dora e mallkimit kudo të shkojnë. Harrojnë zagarët se brez pas brezi me ilaçe do ta paguajnë. Zagarët që dikur jetonin në fshatrat që edhe dreqi nuk bën ve dhe i kullosnin dhitë nëpër skerka, WC i thoshin - qenef, zbritën në shehër (qytet) dhe u bënë të kulturuar tamam si magarët e Rashkës. Uzurpuan pronat shtetërore që i kishin lënë shkretë shqiptarët, si të ishin të shkijve, se ata na dogjën, na vranë dhe na prenë. I kanë nga trikatër punë vetë, të punësuar të tërë familjen e dikush nga ish-bashkëluftë- tarët e luftës nuk kanë bukë për të ngrënë.

U bënë bashkë për ta fshehur krimin e organizuar

Shih për këtë, kur panë rrezikun se po i rrëshqet dheu nën këmbë nga faktori ndërkombëtar sidomos nga Amerika, kryehajnat, banditët dhe spiunët u bënë bashkë për të fshehur krimin e organizuar. Në Mitrovicën veriore lulëzon me të madhe krimi i organizuar, kontrabanda me qenie njerëzore, armëve, droga e dreqi i mallkuar dhe kryehajnat dhe lehaqentë heshtin dhe bëhen të shurdhë. Të marrim vetëm një shembull: Si mund të bëhet vjedhja brenda policisë? Si u tretën miliona euro? Kush ishin ata hajna? Kush hyri brenda në këtë shtëpi të milicisë, jo të policisë? Përse nuk flasin edepsëzët? Herëdo-kurdo do të zbulohet kjo vjedhje nga organet shtetërore, jo nga populli! Populli, tashmë e ka kuptuar hilen, mashtrimet dhe rrenat e këtyre kryehajdutëve mafiozë dhe me shumë të drejtë e kanë humbur besimin në këto institucione të dala nga kanalet e nëntokës dhe nuk shohin rrugë tjetër, pos ose të trazohet populli ose kryehajnat të dërgohen në hapsane jo në Kosovë, por në hapsanet e miqve të tyre në Shumadi ose Zemun. Atje të bëjnë gosti me def e me violinë, me "Shlivovicë" e mish derri... Pa u burgosur kryehajnat në vend, Kosova nuk është rehat, do të jetë e gatshme për t'u trazuar në çdo kohë me metoda të parashikueshme. Nuk do të dëshiroja dhe dhashtë i Madhi Zot të mos ndodhë ajo që i ndodhi kafshës së tërbuar Muhamer El Gadafit... Sido që të jetë, askush nuk garanton. Për çdo rast sigurie nuk do të ishte keq që kryehajnat dhe banditët të bëjnë gati torbat, sigurojnë helikopterët për t´ia mbathur nga sytë këmbët. Ashtu-ashtu paratë i kanë të vjedhura, haram e pa djersën e ballit. Opsioni i fundit i kryehajnave është edhe litari te gryka si ai i Sadamit... Burgosja për tradhti kombëtare është e pashmangshme për të cilën kam shkruar shumë herë në gazetën lidere në vend, "KOSOVA SOT". Zgjidhni ju vetë. Komentimi i mëtejmë është i panevojshëm! Kaq kësaj radhe nga unë, Reshat Badallaj-Zhuriani. Për këtë shkrim mbaj përgjegjësi penale e morale.