Shkencëtarët e Harvardit: "Mund të ekzistojë një botë më e vjetër brenda Tokës"

  • 24 May 2016 - 08:29
Shkencëtarët e Harvardit:

Sipas një grupi kërkuesish shkencorë nga Universiteti i Harvardit, ka dëshmi për mbetjet e një Toke më antike nën shtresat e epërme të planetit tonë, raporton Gazeta Kosova Sot

Ata mendojnë se kjo "tokë" u varros nën dhe pasi që planeti ynë u godit nga ndonjë trup gjigant qiellor, me ç'rast u formua edhe Hëna. Krijimi i Hënës dhe origjina e saj përbëjnë njërin ndër misteret më të mëdha shkencore sot. Për këtë shkak, ekzistojnë disa teori që do të mund ta shpjegonin krijimin e saj.

Shkencëtarët e Harvardit, të udhëhequr nga profesori Sujoy Mukhopadhyay, thonë se ka mjaft dëshmi për të sugjeruar se një pjesë antike e Tokës gjendet ende nën mbështjellësin e sotëm të Tokës. 

(Kosova Sot)