Ç’janë këto pesë kulla gjigande mbi Hënë? (Video)

  • 24 May 2016 - 12:19
Ç’janë këto pesë kulla gjigande mbi Hënë? (Video)

Prej kohësh, të fiksuarit pas UFO-ve pretendojnë se mbi Hënë ka prova të ekzistencës së jetës jashtëtokësore.

Një video e hedhur së fundmi në YouTube nga Secureteam ka befasuar shumëkënd.

Ekipi i Secureteam pretendon se në buzët e një krateri mund të shihen pesë kulla rreth 70 metra të gjata.

Madje ata japin të dhënat për këto kulla, që ngjajnë si piramidat.

Sipas Secureteam, NASA i ka fshirë këto struktura nga imazhet e mëparshme.

Ndërkohë që ka nga ata që habiten, të shumtë janë ata që thonë se ky mund të jetë thjesht një spekulim.

(Kosova Sot)