Banorët e shpellës, udhëtarë të hershëm në kohë?

  • 25 May 2016 - 08:41
Banorët e shpellës, udhëtarë të hershëm në kohë?

Ka disa të dhëna që thonë se, civilizimet antike, mund të kenë pasur ca njohuri rreth udhëtimit në kohë. Gjatë persekutimit të të krishterëve nën perandorin romak (rreth vitit 250), disa të rinj ikën në një shpellë, ku edhe i zuri gjumi, raporotn Gazeta Kosova Sot

Të nesërmen, kur u zgjuan, ata shkuan në qytetin Efesus për të blerë ushqim dhe pije. Ata u habitën kur morën vesh se nuk kishte kaluar vetëm një ditë, sikur që mendonin ata, por disa qindra vjet. Gjatë kësaj kohe, krishterimi ishte përhapë në çdo cep të Perandorisë romake. Kur perandori Theodosius II dëgjoi rreth këtij incidenti, ai këtë e pa si dëshmi të ringjalljes, duke thënës e djelmoshat në fakt ishin të vdekur gjatë kësaj kohe.

Banorët e shpellës, sikur që u quajtën më pas, pas kalimit të kohës vdiqën nga “egjeli” dhe u varrosën në të njëjtën shpellë nga ku kishin ardhur. Kjo shpellë gjendet në anën lindore të bregut Panayirdag në Turqi. Kjo ngjarje përmendet edhe në Kuran, ku thuhet se, bashkë me djemtë, ishte edhe qeni i tyre. 

(Kosova Sot)