Hulumtuesit: Në Mars ka jashtëtokësorë, duhet t’i kërkojmë nëpër shpella

  • 29 May 2016 - 10:11
Hulumtuesit: Në Mars ka jashtëtokësorë, duhet t’i kërkojmë nëpër shpella

Me shumë gjasë në Mars ka jetë, mirëpo ne duhet të kërkojmë nën sipërfaqe, për të qenë në gjendje ta gjejmë atë. Hulumtuesit kanë vërejtur gjurmë të çrregullta të metanit, oksigjenit dhe ujit të lëngët në Mars, mirëpo ende nuk janë vërejtur forma të jetës së jashtëtokësorëve. A ka mundësi që kjo gjë të ketë ndodhur për shkak se ne kemi kërkuar në vendin e gabuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shumica e hulumtuesve pajtohen që kjo është arsyeja kryesore, andaj, në misionet e së ardhmes, ne do të duhet t’i eksplorojnë shpellat e jashtëtokësorëve, pasi që, sipas hulumtuesve, ato mund të dalin të jenë vende kut format e jetës së jashtëtokësorëve në Mars janë fshehur përgjatë gjithë kësaj kohe. Kjo pasi që shpellat, edhe në tokë, konsiderohen si vende më të sigurta, meqë i mbrojnë krijesat nga të reshurat atmosferike, rrezatimi hapësinor dhe meteorët e ndryshëm, andaj gjasat për mbijetesë janë më të mëdha. 

(Kosova Sot)