Një UFO në formë cilindrike i afrohet tokës në afërsi të Misisipit

  • 29 May 2016 - 15:51
Një UFO në formë cilindrike i afrohet tokës në afërsi të Misisipit

Një dëshmitar që jeton në afërsi të Misisipit, në dëshminë e tij, që është identifikuar me kodin ‘Rasti 76343’ në Rrjetin e përbashkët të UFO-ve, ka bërë të ditur që ka parë një UFO në formë cilindrike, që dukej se rrotullohej vazhdimisht. Sipas tij, UFO-ja nuk ka qenë më lart se 150 metra nga sipërfaqja e tokës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dëshmitari ka qenë duke u kthyer në shtëpi më 13 maj të këtij viti, kur, në momentin që po merrte kthesën në drejtim të shtëpisë së tij, kishte vërejtur objektin e bardhë, në formë cilindrike, në qiellin që e ka përshkruar si ‘i kthjellët si loti’. “E pata ndalur veturën dhe pata dalë për të shikuar se për çka bëhej fjalë. Qielli ishte shumë i kthjellët dhe objekti shihej qartë. Jam i bindur që nuk ka qenë tokësor”, ka thënë mes të tjerash dëshmitari në fjalë. 

(Kosova Sot)