Hulumtuesit besojnë se kanë detektuar forcën e pestë fundamentale të natyrës

  • 30 May 2016 - 10:35
Hulumtuesit besojnë se kanë detektuar forcën e pestë fundamentale të natyrës

Për vite të tëra hulumtuesit i kanë njohur vetëm katër forca fundamentale: gravitetin, elektromagnetizmin, forcën e dobët nukleare dhe forcën e fuqishme nukleare. Megjithatë, studimet tregojnë që mund të ekzistojë edhe një forcë tjetër, e pazbuluar, që është duke pritur të dalë në shesh. E, nëse testet e hulumtuesve dalin të jenë të sakta dhe vërtetohet ekzistenca e një force të pestë natyrore, atëherë gjithçka që ne dimë për universin mund të ndryshojë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fillimisht gjetjet janë bërë nga Akademia e Shkencave në Hungari, mirëpo studimi i tyre kishte kaluar pa u vërejtur deri në momentin kur një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Kalifornisë kishte dalë me një studim tjetër, që vërtetonte gjetjet e mëhershme. Sipas hulumtuesve, në univers ekziston një forcë e pestë fundamentale e natyrës, që do të na ndihmojë ta kuptojmë materien e zezë – substancën e padukshme që përbën rreth 80 për qind të masës së universit. 

(Kosova Sot)