Fusha magnetike e tokës po dobësohet me ritëm shumë të shpejtë

  • 30 May 2016 - 10:36
Fusha magnetike e tokës po dobësohet me ritëm shumë të shpejtë

Të dhënat e reja, të publikuara nga Agjencia Hapësinore Evropiane, tregojnë që polet magnetike të tokës po dobësohen shumë më shpejt sesa që është menduar më herët. Informacionet janë mbledhur nga satelitët e agjencisë, të cilët janë të dizajnuar për t’i gjurmuar forcën, drejtimin dhe variacionet e fushës magnetike të tokës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Matjet e fundit tregojnë që fusha gjeomagnetike po dobësohet për rreth 5 për qind në vit, që i bie rreth dhjetë herë më shpejt sesa ishte vlerësuar nga llogaritjet e mëhershme. Për më tepër, është dëshmuar që dobësimi i fushës magnetike në disa pjesë po bëhet më ritëm më të shpejtë, e në disa pjesë me ritëm më të ngadaltë.

Të dhënat e reja mund të shërbejnë për parashikimin e ndërrimit të vendeve të poleve magnetike të tokës, gjë kjo që ndodhë shumë rrallë, e që herën e fundit ka ndodhur në Epokën e Gurit. 

(Kosova Sot)