Zbulohet planeti më i ri deri më tani

  • 24 June 2016 - 19:07
Zbulohet planeti më i ri deri më tani

Astronomët kanë bërë me dije se është gjetur planeti më i ri deri më tani, i cili sillet rreth një ylli që është 500 vite të dritës larg sistemit tonë diellor. Planeti K2-33b, sikur që e kanë emërtuar tanimë atë, është i vjetër midis 5 dhe 10 milionë vjet dhe gjendet afër yllit të vet, rreth të cilit sillet për një periudhë të barabartë me pesë ditë të Tokës, transmeton gazeta Kosova Sot.

Me anë të matjeve, astronomët kanë konstatuar se rreth yllit në fjalë ekziston një disk i hollë i grimcave planetare, gjë që tregon se këtu është duke përfunduar procesi i formimit të planetëve. Ky planet është rreth 10 herë më afër yllit të vet, sesa që është Merkuri afër Diellit. Formimi i planetëve është proces i panjohur dhe kompleks për shkencëtarët, të cilët kanë teori të shumta.

(Kosova Sot)