Si ta pastroni shtëpinë nga energjia negative?

  • 24 June 2016 - 19:10
Si ta pastroni shtëpinë nga energjia negative?

Mund të jetë e pamundur jeta në një shtëpi me energji negative. Shumë njerëz mendojnë se kjo ka të bëjë me paranormalen, gjë që nuk është e vërtetë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Është e vërtetë se fenomenet paranormale sjellin në vete energji negative, që rrjedh nga demonët, apo shpirtrat, por këtu e kemi fjalën për energjinë negative, si të tillë, që nuk ka lidhje me këto fenomene. Largimi i energjisë negative mund të jetë i dobishëm për ata që janë të sëmurë, për ata që kanë pasur fat të keq, apo ata të cilëve iu kanë hyrë hajnat në shtëpi dhe ende nuk ndihen të sigurt në shtëpinë e vet. Ka shumë mënyra për largimin e energjisë negative, por tymosja, sikur që shpjegohet këtu, është mënyra më efektive jo vetëm për largimin e energjisë negative, por edhe duke e mbajtur atë vend të pastër. Por, këtë duhet ta bëni ju vetë, nuk mund ta bëjë dikush tjetër për ju. Nëse jetoni në një vend që ka nevojë për pastrim, atëherë këtë duhet ta bëni vetë ju. Përpos kësaj, kjo duhet të vijë nga forcat tuaja, jo nga lutjet, apo nga ndihma e të tjerëve. Derisa këto metoda janë efektive, ato janë vetëm të përkohshme, meqë ato tregojnë se ju nuk jeni mjaft të fortë për ta mbrojtur veten. 

Tymosja

Tymosja është një metodë e shpeshtë dhe më efikasja. Ajo përdoret në shumë kultura dhe, edhe pse nuk është gjithmonë krejt efikase dhe duhet të shoqërohet me metoda të tjera, ajo është më e lehta për ta bërë. Për ta bërë këtë, ju nevojitet ose një shkop i thurur nga sherbela, nga barërat me shije të ëmbël, apo kombinim të disa bimëve. Ju duhet edhe një enë e qëndrueshme ndaj zjarrit, ku duhet t'i digjni bimët. Do t'ju duhet edhe një pupël, apo një copë letre, për flladitje. Disa njerëz mundohen shumë që ta sigurojnë një guaskë dhe një pupël "të bekuar", por këto gjëra nuk janë të domosdoshme. Rëndësi ka tymi, e jo me çka e përhapni atë. duhet t'i digjni barishtet dhe ta shpërndani tymin në tërë shtëpinë që doni ta pastroni. Mos filloni nga jashtë, meqë kjo mund ta ngujojë në shtëpi entitetin, apo energjinë negative, të cilën doni ta largoni. Filloni nga qendra, apo nga pika më e ulët e shtëpisë, sikur që është bodrumi, e më pas shkoni në lëvizje rrethore të njëjtë në të gjitha katet. Derisa jeni duke e bërë këtë, përqendrohuni te ajo që dëshironi të ndodhë. P.sh. nëse doni t'u jepni fund grindjeve në shtëpi, atëherë përqendrohuni te një raport i lumtur që do të vijë më pas. Përkujdesuni që të jeni të përqendruar gjatë tërë kohës dhe mos mendoni rreth gjërave negative, të cilat mund t'ju kenë ndodhur në të kaluarën. 

Edhe nga jashtë 

Pasi që ta keni tymosur tërë shtëpinë, atëherë duhet të dilni jashtë dhe ta bëni të njëjtën gjë edhe rreth shtëpisë. Nëse shtëpia është shumëkatëshe, lëreni që tymi të shkojë sa më lart për të arritur deri te kulmi. Pasi që ta keni bërë këtë, shtëpia juaj konsiderohet e pastruar nga energjia negative. Për ta ruajtur këtë, merrni disa kokrra lisi, të cilat i vendosni gjithandej shtëpisë. Mund të vendosni edhe disa skulptura himalajane nga kripa, apo llamba të tilla. 

(Kosova Sot)