Shihet një UFO mbi qytetin kinez Tsing Yi

  • 25 June 2016 - 16:16
Shihet një UFO mbi qytetin kinez Tsing Yi

F otografitë e një objekti të paidentifikuar fluturues (UFO) që ishte vërejtur mbi qytetin kinez Tsing Yi u paraqitën edhe në internet, raportojnë mediat,raporotn Gazeta Kosova Sot

Disa qytetarë thanë se mund të bëhet fjalë, thjesht, për ndonjë dron, apo për ndonjë avion të zënë në mjegull, por nuk mund të mohohet se objekti që vërehet në foto ngjan shumë me një pjatë fluturuese.

Dëshmitarët e tjerë thonë të kenë parë drita duke u ndezur dhe duke u fikur në qiell. Kjo foto mori shumë pëlqime dhe rreth 300 komente në "Facebook". Szeto Wah-koon nga Klubi UFO i Hong Kong-ut, deklaroi se objekti i fotografuar nuk ishte yll, i cili mund të kishte lënë prapa një gjurmë të drejtë. Ai thotë se nëse fotografitë janë bërë nga brenda, reflektimi i dritës nga brenda ndërtesës mund të jetë superponuar në pamje, duke krijuar pikat misterioze të dritës. 

(Kosova Sot)