A është zbuluar dëshmia absolute e jetës në Mars?

  • 25 June 2016 - 22:39
A është zbuluar dëshmia absolute e jetës në Mars?

Alien i vockël, apo thjesht një mashtrim optik? 

Më shumë se një dekadë më parë, një skelet bizar me gjatësi rreth 15 cm në shkretëtirën Atakama të Kilit, duke nxitur pohimet se alienët jo që e kanë vizituar Tokën, por edhe iu është rrëzuar fluturakja dhe kanë vdekur. Tani, sipas entuziastëve të alienëve, është vërejtur një krijesë e gjallë e të së njëjtës specie. Vetëm pak metra nga roveri i NASA-s "Curiosity", përdoruesi i "YouTube"-s, me nofkën "Paranormal Crucible" thotë se mund të shihet një alien i vockël humanoid, duke shikuar tinëz prapa një guri të Marsit. Pamja origjinale është fotografuar nga roveri "Curiosity", duke vënë në pah terrenin guror të Marsit. Por, përdoruesi në fjalë vërejti më pas krijesën në fjalë, transmeotn gazeta Kosova Sot.

Pareidolia

Pareidolia paraqet reagimin psikologjik ku personi sheh fytyra, apo gjësende të tjera të rëndësishme dhe të përditshme, te stimujt e rastit. Ka pasur shumë raste kur njerëzit kanë pretenduar të kenë parë pamje fetare në vende të papritura. Në Planetin e kuq, njëri ndër shembujt më tipik të kësaj dukurie, është "fytyra e Marsit", e vërejtur nga njëra prej fluturakeve orbituese në vitin 1976. Më pas u pa se kjo figurë ishte krijuar rastësisht nga rëra. Kur kemi të bëjmë për rastin e tanishëm, komentuesit kanë shkuar aq larg, saqë, në bazë të formës së trupit, ata kanë thënë se krijesa e vockël është e gjinisë femërore. Një entuziast tjetër, Scott C. Waring, thotë se vëren shumë mirë pjesët e trupit të kësaj krijese, kokën, supet, duart, këmbët, gjurin dhe shputën e këmbës. Sipas tij, ky është vetëm njëri prej mistereve të Marsit, që janë duke u shfaqur një nga një. Për shkak të madhësisë së njëjtë,"Paranormal Crucible" thotë se kjo krijesë mund të jetë e të së njëjtës specie me "alienin e Atakamës. Por, në vitin 2013, në bazë të analizave të ADN-së, ishte thënë se "alieni i Atakamës" nuk ishte alien, por njeri me një mutacion të rëndësishëm. 

Skeleti misterioz i "alienit" të Atakamës

"Alieni i Atakamës", respektivisht skeleti i tij, ishte gjetur më 19 tetor të vitit 2003 nga një njeri i quajtur Oscar Munoz, derisa ai ishte në kërkim të objekteve me vlerë historike në La Noria - një qytet fantazmë (i braktisur) në shkretëtirën Atakama. Afër kishës së lënë shkret, Munoz gjeti një arnë të bardhë, ku ishte mbështjellë një skelet i çuditshëm me madhësi të lapsit (15 cm). Për dallim nga njerëzit, ky skelet kishte nëntë brinjë. Sikur që thamë, shkencëtarët më pas konstatuan se ky skelet i përkiste një njeriu, e jo alieni, i cili kishte pasur një mutacion të çuditshëm dhe kishte jetuar nga 6 deri 8 vjet. Garry Nolan, ekspert i biologjisë qelizore në Universitetin e Stanfordit, me atë rast kishte deklaruar se me siguri të plotë mund të thuhet se nuk bëhet fjalë për ndonjë skelet majmuni, por për një krijesë më të afërt me njerëzit, sesa që janë shimpanzetë.

(Kosova Sot)