Vrima e zezë 'zgjohet nga gjumi' dhe 'përpin' një yll të afërt

  • 26 June 2016 - 16:27
Vrima e zezë 'zgjohet nga gjumi' dhe 'përpin' një yll të afërt

Për herë të parë në histori, astronomët kanë raportuar që kanë vëzhguar zgjimin e një vrime të zezë, e cila më pas ka 'përpirë' një yll, që po kalonte në afërsi të saj,raporotn Gazeta Kosova Sot

Është raportuar që vrima e zezë fillimisht e kishte shqyer yllin, para se ta fuste në brendësi, duke e zhdukur yllin në tërësi.

Vrimat e zeza të fjetura, ndonëse përbëjnë 90 për qind të vrimave të zeza, shihen shumë rrallë, pasi që nuk mund të vërehen. Rasti që është regjistruar së fundmi është i pari në histori dhe si i tillë ka bërë që astronautët të brengosen që vrima të zeza të tilla mund të gjenden edhe në afërsi të galaksisë sonë. 

(Kosova Sot)