''Teleportimi do të bëhet realitet pas njëzet vjetësh''

  • 26 June 2016 - 21:40
''Teleportimi do të bëhet realitet pas njëzet vjetësh''

Dikur mund të jetë konsideruar si pjesë e filmave të zhanrit fantashkencë, megjithatë nga tash e tutje kjo gjë mund të bëhet edhe realitet, pas inicimit të projektit rus, që do të kushtojë disa trilionë euro, e që pritet ta krijojë makinën për teleportim brenda njëzet viteve të ardhshme, transmeton gazeta Kosova Sot.

Projekti ambicioz me bazë në Berlin planifikon që ta ndërtojë makinën teleportuese deri në vitin 2035. "Mund të tingëllojë si fantazi sot, mirëpo eksperimentet në Universitetin e Stanfordit kanë rezultuar të suksesshme në nivel molekular", ka thënë investitori Alexander Galitsky. "Shumica e teknologjisë që kemi sot, para njëzet vitesh ka qenë pjesë e filmave të fanta-shkencës dhe as që është menduar realizimi i tyre", ka përfunduar ai, duke aluduar që realizimi i këtij projekti nuk është larg realitetit. 

(Kosova Sot)