Perimet e mbjella në dheun e Planetit Mars, të sigurta për t'u ngrënë

  • 27 June 2016 - 08:38
Perimet e mbjella në dheun e Planetit Mars, të sigurta për t'u ngrënë

Për cilindo astronaut që pretendon të mbijetojë në sipërfaqen e planetit Mars, rritja e pemëve dhe perimeve në dheun e Planetit të Kuq do të jetë esenciale,raporotn Gazeta Kosova Sot

Tani hulumtuesit kanë treguar që jo vetëm se do të jetë e mundur që të rriten perime në dheun e ngjashëm me atë që është gjendur në Mars, mirëpo, perimet e rritura në këtë dhe mund të konsumohen lirisht. Shkencëtarët në Universitetin "Wageningen" në Holandë kanë arritur që me sukses t'i mbjellin dhe rritin perime të ndryshme, përfshirë edhe domatet, në dheun me karakteristika të ngjashme me atë të Planetit të Kuq.

Testet kanë treguar që perimet nuk kanë shfaqur 'nivele të rrezikshme të metaleve të rënda' dhe hulumtuesit i kanë cilësuar rezultatet si 'premtuese.

(Kosova Sot)